Lajmet

ShBA-ja u bën thirrje amerikanëve që të largohen nga Ukraina

Tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë janë rritur pasi kjo e fundit ka vendosur mijëra trupa pranë kufirit.

Published

on

Ambasada amerikane në Kiev u ka bërë thirrje amerikanëve në Ukrainë që ta shqyrtojnë mundësinë e largimit nga vendi, duke pasur parasysh situatën e “paparashikueshme”.

Tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë janë rritur pasi kjo e fundit ka vendosur mijëra trupa pranë kufirit, duke e rrethuar Ukrainën nga veriu, lindja dhe jugu.

“Situata e sigurisë në Ukrainë vazhdon të jetë e paparashikueshme për shkak të rritjes së kërcënimit nga veprimi ushtarak rus dhe mund të përkeqësohet në çdo kohë”, tha Ambasada amerikane në Kiev.

“Ambasada amerikane u bën thirrje shtetasve amerikanë në Ukrainë që ta konsiderojnë mundësinë që të largohen përmes mundësive të transportit komercial apo privat”, u tha në deklaratën e lëshuar më 26 janar.

Më herët gjatë javës, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se do të tërheqë një pjesë të stafit të ambasadës në Kiev dhe familjarët e tyre.

Rusia mohon se po përgatitet që ta pushtojë Ukrainën, por ka vendosur mbi 100,000 trupa në kufi me këtë shtet. Sipas inteligjencës perëndimore, pranë kufirit me Ukrainën, Rusia ka kryer një sërë stërvitjesh ushtarake, duke rritur shqetësimet se po përgatitet për një sulm ndaj Ukrainës.

Më 2014, Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe që atëherë ka mbështetur separatistët që po luftojnë me forcat ukrainase në lindje të Ukrainës./REL

Lajmet

Kurti pret delegacionin amerikan në Kosovë” Diskutuam për raporte ndërmjet vendeve tona mike

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kongresistin republikan Mike Turner dhe kongresistin demokrat Donald Norcross me të cilët thotë të ketë diskutuar për raportet ndërmjet dyja vendeve dhe bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Mirëprita sot kongresistin republikan Mike Turner dhe kongresistin demokrat Donald Norcross. Të dy janë anëtarë të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve (House Armed Services Committee) dhe të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Diskutuam për raportet ndërmjet vendeve tona mike dhe bashkëpunimin tonë bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Kosova e ka katërfishuar buxhetin e mbrojtjes gjatë këtij mandati qeverisës, duke rritur kështu kapacitetet tona mbrojtëse dhe duke i avancuar ato me sisteme të reja; ndër to edhe prodhime dhe sisteme amerikane. Ndërkohë që në katër vitet e fundit mbi 1000 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnime në programe ushtarake të ShBA-së, përfshirë edukimin ushtarak në Ëest Point dhe U.S. Army Ëar College. Jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik, rolin aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj shtetit të Kosovës”, ka njoftuar Kurti./EO

Continue Reading

Lajmet

Thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për mjetet vetjake dhe buxhetin 2026

Published

on

By

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për bartjen e mjeteve vetanake të kryeqytetit dhe për buxhetin e vitit 2026. 

Seanca do të mbahet të enjten, më 27 nëntor.

Osman Bllaca nga zyra ligjore e Komunës ka thënë se anëtarët e Kuvendit Komunal janë në fuqi derisa të betohen të rinjtë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar rezultatet për asamble të premten e javës që shkoj.
Por asamblistët e rinj nuk janë betuar ende./EO

Continue Reading

Lajmet

Fillon mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Published

on

By

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në të cilën po shqyrtohen temat kryesore politike dhe organizative të partisë, me fokus në proceset zgjedhore dhe nominimet udhëheqëse.

Në rend dite është prezantimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të fundit lokale, krahas analizës politike dhe organizative të fushatës, identifikimit të pikave të forta dhe dobësive, si dhe vlerësimit të performancës së degëve dhe kandidatëve.

Një pikë tjetër qendrore e mbledhjes është nominimi i kandidatit të LDK-së për kryeministër, ku parashihet paraqitja e propozimeve, diskutimet mes anëtarëve të Kryesisë dhe procedura e votimit për miratimin e kandidaturës zyrtare.

Po ashtu, Kryesia po shqyrton përgatitjet për zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit, duke përfshirë hartimin e planit të fushatës, organizimin e strukturave dhe Shtabit Zgjedhor, mobilizimin e degëve e nëndegëve, si dhe strategjinë e komunikimit publik.

Në mbledhje pritet të caktohet edhe data e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, së bashku me agjendën, procedurat statutare dhe përgatitjen e materialeve zyrtare.

Ndër pikat “të tjera” përfshihen shënimi i përvjetorit të themelimit të LDK-së dhe çështjet e ngritura nga anëtarët e Kryesisë, me mundësi për vendime të mëtejshme sipas nevojës.

Pas mbledhjesë së kryesisë do të mbahet një konferencë për media.

Continue Reading

Lajmet

AUV kthen në Shqipëri 485 dele dhe 25 qingja të ndaluara në territorin e Kosovës

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, në bashkëpunim me autoritetet kompetente, ka marrë vendim për kthimin në vendin e origjinës të kafshëve të ndaluara, të cilat janë futur ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.

Më datë 16.11.2025, Policia Kufitare, Dogana dhe Shërbimi Veterinar kanë ndaluar në Prizren një grup kafshësh të kontrabanduara të llojit dele dhe dhi, të cilat kishin hyrë në mënyrë të paautorizuar nga Republika e Shqipërisë.

Për shkak se këto kafshë nuk posedonin certifikata shëndetësore veterinare dhe paraqisnin rrezik për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, AUV ka kthyer në vendin e origjinës, Shqipëri, 485 dele dhe 25 qingja. Veprimet e ndërmarra janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Policinë Kufitare, Doganën dhe Prokurorin e Shtetit.

AUV vazhdon të zbatojë monitorim rigoroz dhe të vazhdueshëm mbi gjendjen shëndetësore dhe lëvizjet e të gjitha kategorive të kafshëve brenda territorit të vendit, me synim parandalimin e futjes dhe përhapjes së sëmundjeve ngjitëse që mund të dëmtojnë fondin blegtoral dhe ekonominë bujqësore.

Njëkohësisht, AUV njofton opinionin e gjerë se importi i kafshëve të gjalla lejohet të kryhet vetëm përmes pikave kufitare të autorizuara, ku realizohen kontrollet e detyrueshme dokumentare, identifikuese dhe veterinare, me qëllim që të shmanget çdo rrezik potencial për shëndetin e kafshëve, sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik./EO

Continue Reading

Të kërkuara