Bota

SHBA-ja do ta rishpallë organizatë terroriste grupin e mbështetur nga Irani, Huthi

Published

on

Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur ta shpallin përsëri organizatë terroriste grupin rebel jemenas, Huthi, i cili mbështetet nga Irani.

Të mbështetur nga Forca Qud e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC-QF), e cila armatos dhe stërvit organizatat terroriste në mbarë botën, rebelët huthi kanë shtënë ndaj luftanijeve të marinës amerikane dhjetëra herë prej vitit 2023, duke i vënë në rrezik gratë dhe burrat amerikanë në uniformë”, tha Shtëpia e Bardhë në një komunikatë më 22 janar.

Në komunikatë, ajo iu drejtuar Huthit si Ansar Allah, që është emri i përdorur nga grupi ekstremist, i cili ka luftuar që nga vitet e ’90-ta kundër qeverisë jemenase të njohur ndërkombëtarisht.

Vendimi i administratës së presidentit Donald Trump nis një proces që me gjasë do të përfundojë brenda 45 ditëve për ta shpallur edhe zyrtarisht Huthin si organizatë terroriste në bazë të legjislacionit amerikan.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump e kishte shpallur Huthin si organizatë të huaj terroriste, por ai vendim u shfuqizua nga administrata Biden për shkak të shqetësimeve se një gjë e tillë mund të pengonte dërgimin e ndihmave të domosdoshme në Jemen.

Presidenti Joe Biden më pas e shpalli Huthin entitet të posaçëm terrorist global, që është sanksionim i një shkalle më të ulët.

Veprimi i fundit, një nga të parat e Trumpit në mandatin e tij të dytë në fushën e marrëdhënieve të jashtme, mund të jetë hap fillestar në fushatën e “presionit maksimal” që ekipi i tij ka premtuar të ripërtërijë kundër Iranit, të cilin e fajëson për mbështetjen e aktiviteteve ekstremiste në Lindjen e Mesme.

Më 2014, rebelët huthi e morën kontrollin në pjesën më të madhe të veriut të Jemenit dhe kryeqytetin e tij, Sana, duke çuar në një luftë që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka krijuar një katastrofë humanitare në vendin më të varfër të botës arabe.

Që nga marrja në kontroll me forcë i shumicës së qendrave të popullsisë së Jemenit nga qeveria legjitime e Jemenit në vitet 2014-2015, rebelët huthi kanë kryer sulme të shumta ndaj infrastrukturës civile, duke përfshirë sulme të shumta ndaj aeroporteve civile në Arabinë Saudite, sulmet vdekjeprurëse të janarit 2022 në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më shumë se 300 raketa të lëshuara ndaj Izraelit që nga tetori 2023” thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë shtoi se aktivitetet e grupit rebel “rrezikojnë sigurinë e civilëve dhe personelit amerikan në Lindjen e Mesme, sigurinë e partnerëve tanë më të afërt rajonalë dhe stabilitetin e tregtisë detare globale”.

Rebelët huthi i shtuan sulmet ndaj transportit në rajonin e Gjirit dhe hodhën raketa drejt Izraelit, duke thënë e po e bënin këtë në mbështetje të lëvizjes Hamas të Gazës, e cila gjithashtu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Veprimet e tyre nxitën sulme ajrore nga ushtritë e SHBA-së dhe Izraelit, por rebelët kohët e fundit duket se janë tërhequr nga sulmet e tyre pas arritjes së armëpushimit në Gazë./REL/

Aktualitet

​Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Published

on

Bashkimi Evropian ka marrë vendimin për të pezulluar kundërtarifat ndaj mallrave amerikane, një veprim që synon t’i japë fund luftës tregtare midis dy anëve të Atlantikut.

Ky vendim konsiderohet si hap për të qetësuar marrëdhëniet me SHBA-në, sipas La Repubblica.

Burime nga brenda Komisionit Evropian thonë se udhëzimet e presidentes Ursula von der Leyen kanë qenë të qarta. Sipas saj, duhet besuar te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shmanget çdo provokim që mund të ndikojë në prishjen e marrëdhënieve.

Kjo lëvizje strategjike shihet si një përpjekje për të mbajtur hapur negociatat dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

Continue Reading

Bota

Trump kërkon nga Izraeli të lejojë ndihmat ushqimore në Gaza

Published

on

By

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërkuar nga Izraeli që të sigurojë që palestinezët në Gaza të marrin ushqimin që u nevojitet.

Ne duam që Izraeli t’i ushqejë. Po japim disa kontribute mjaft të mëdha, në thelb për të blerë ushqim në mënyrë që njerëzit të mund të ushqehen“, u tha Trump gazetarëve para se të kthehej në Uashington nga resorti i tij i golfit në New Jersey.

Ne nuk duam që njerëzit të vuajnë nga uria dhe nuk duam që njerëzit të vdesin nga uria“, shtoi ai, shkruan Anadolu.

I pyetur në lidhje me një vizitë në Gaza të premten nga i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, për të inspektuar operacionet e Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF) të mbështetur nga SHBA-të, Trump tha se ai po bënte një “punë të shkëlqyer”.

Kur u pyet nëse Witkoff kishte vërejtur prova të një “gjenocidi” në Gaza të kryer nga Izraeli, megjithatë, Trump nuk e përshkroi atë si të tillë.
Trump ka pohuar vazhdimisht se SHBA-të kanë siguruar 60 milionë dollarë ndihmë ushqimore për Gazën. Megjithatë, raportet e fundit tregojnë se deri më tani janë shpërndarë vetëm 3 milionë dollarë.

Witkoff vizitoi të premten një qendër ndihme në Gazën jugore, të operuar nga GHF. Ai tha se qëllimi ishte t’i jepej Trumpit “një kuptim i qartë i situatës humanitare dhe të ndihmohej në hartimin e një plani për të ofruar ndihmë ushqimore dhe mjekësore për popullin e Gazës”.

Ushtria izraelite, duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ka ndjekur një ofensivë brutale në Gaza që nga 7 tetori 2023, duke vrarë më shumë se 60,800 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Bombardimet kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesa të rënda ushqimore dhe vdekje nga uria.

Continue Reading

Bota

​Ukraina mirëpret lëvizjen e Trumpit me nëndetëset bërthamore

Published

on

By

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duket se po e shijon heshtjen nga Rusia, sipas The Guardian, pas vendimit të Donald Trump për të lëvizur dy nëndetëse bërthamore në përgjigje të komenteve provokuese nga ish-presidenti i vendit, Dmitry Medvedev.

Në momentin që u shfaqën nëndetëset bërthamore amerikane, … [ai] papritmas heshti. Rusia e kupton vetëm një gjë: forcën”, tha ai.

Pritet që Kievi të vazhdojë me përfaqësime të ngjashme këtë javë, përpara se i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, të vizitojë Rusinë “të mërkurën ose të enjten” për bisedime të mëtejshme, përpara afatit të përcaktuar nga Trump më 8 gusht për një armëpushim në Ukrainë.

Të premten, nuk kishte shenja se Vladimir Putin ishte i gatshëm të ndryshonte mendje, pasi përsëriti se “kushtet ruse mbeten sigurisht të njëjtat”, edhe pse nominalisht u shpreh se mbështet “një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë”.

Continue Reading

Bota

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Published

on

Kievi po punon për një takim të ri negociues me palën ruse në Stamboll bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në Telegram.

“Ne diskutuam procesin e negociatave me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, dhe Shefin e Zyrës, Andriy Yermak, në veçanti zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet me palën ruse në Stamboll dhe përgatitjen e një takimi të ri”, shkroi Zelensky.

Ai theksoi se ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimit të të burgosurve të luftës.

Continue Reading

Të kërkuara