Lajmet

SHBA-ja dhe Filipinet nisi stërvitje ushtarake një ditë pasi Kina rrethoi Tajvanin

Published

on

Mijëra pjesëtarë të marinës amerikane dhe të Filipineve kanë nisur stërvitjet e tyre të përbashkëta dhjetëditore në veri dhe perëndim të Filipineve, një ditë pasi Kina kreu ushtrime të mëdha ushtarake përreth Tajvanit.

Stërvitjet vjetore, të quajtura “Helmi”, fokusohen në mbrojtjen e vijës veriore bregdetare të Filipineve në ishullin e Luzonit, që gjendet rreth 800 kilometra nga ishulli vetëqeverisës i Tajvanit.

Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të tij dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e forcës për marrjen e kontrollit të ishullit. Kina tha se stërvitjet e së hënës ishin “paralajmërim i ashpër” për forcat “separatiste” në ishull. Gjatë stërvitjeve, ushtria kineze rrethoi Tajvanin.

Komandanti i marinës filipineze, Arturo Rojas, dhe përfaqësuesi i marinës amerikane, Stuart Gleen, gjatë ceremonisë hapëse të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve po mbahen pas një seri të konfrontimeve mes Kinës dhe Filipineve lidhur me shkëmbinjtë nënujorë dhe ujërat në Detin e Kinës Jugore, që Pekini pretendon se i përkasin atij.

Komandanti i marinës së Filipineve, gjeneralmajor Arturo Rojas, tha gjatë ceremonisë hapëse të stërvitjeve, se stërvitjet “nuk kanë të bëjnë asgjë me atë që po ndodh në rajon”.

Stërvitjet do të përqendrohen në ushtrimet në veri të brigjeve të Luzonit, ndërkaq aktivitetet e tjera do të kryhen në ishujt e vegjël filipinas që gjenden mes Luzonit dhe Tajvanit.

“Ne nuk po stërvitemi që t’i bashkohemi luftës [për Tajvanin]”, tha Rojas.

Ndërkaq, përfaqësuesi i marinës amerikane, koloneli Stuart Glenn, tha se stërvitjet synojnë të ndihmojnë SHBA-në dhe aleatët e saj që të përgjigjen “ndaj çdo krize”. Po ashtu, ishulli Palavan, që gjendet afër Detit të kontestuar të Kinës Jugore, po ashtu do të jetë vend ku do të mbahen stërvitje.

Në këto stërvitje po marrim pjesë edhe pjesëtarë të marinave të Australisë, Britanisë, Japonisë dhe Koresë së Jugut. Më 11 tetor, Qeveria filipineze njoftoi se një prej anijeve të patrullës civile kishte pësuar një dëm të vogël më 11 tetor, pasi qëllimshëm ishte shtyrë nga një anije e marinës kineze.

Incidenti ndodhi rreth 9.3 kilometra nga ishulli Titu i Filipineve, por ekuipazhi i anijes së Filipineve nuk ishte lënduar gjatë këtij incidenti dhe kishte vazhduar patrullimin. Për vite të tëra, Kina ka tentuar të zgjerojë praninë e saj në zonat e Detit të kontestuar Jugor. Në muajt e fundit, Kina po ashtu ka dislokuar anije të rojeve bregdetare dhe të ushtrisë në këtë det./REL/

Vendi

Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës

Published

on

By

Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.

Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.

Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.

Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.

Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.

Continue Reading

Lajmet

Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan

Published

on

By

Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.

Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.

Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.

Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Të kërkuara