Aktualitet

SHBA do të dërgojë avionë luftarakë në EBA për shkak të sulmeve nga grupi rebel Houthi

Kjo po bëhet për të “ndihmuar kundër kërcënimit aktual”.

Published

on

Grupi rebel me bazë në Jemen ka marrë përsipër tre sulme me raketa dhe drone në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga 17 janari, përcjell UBT News.

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një shkatërrues raketash dhe avionë luftarakë të gjeneratës së pestë në Emiratet e Bashkuara Arabe pas sulmeve të fundit raketore nga rebelët Houthi të Jemenit, ka thënë zyrtari më i lartë ushtarak i Uashingtonit, Lloyd Austin.

Kjo po bëhet për të “ndihmuar kundër kërcënimit aktual”, sipas një leximi të bisedës së publikuar nga Pentagoni.

Ai shtoi se vendosja është një “sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Emiratet e Bashkuara Arabe si një partner strategjik afatgjatë”, sipas leximit.

Njoftimi vjen pasi Emiratet e Bashkuara Arabe përjetuan sulmin e tretë raketor të hënën në javët e fundit, të cilin SHBA vendosi përgjues Patriot për ta penguar, sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki./UBTNews/

Lajmet

Policia heton një rast të vetëvrasjes në Gjilan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “vetëvrasje” në Gjilan, pasi një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti vazhdon të hetone nga policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë nën dyshimin për ngacmim seksual

Published

on

By

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ngacmim seksual”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 korrik 2026 rreth orës 08:00, ndërsa është raportuar nga viktima më 16 korrik.

Lidhur me rastin, palët janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Albanians For America për herë të parë në takimin e CEEC në Capitol Hill

Published

on

Organizata shqiptaro-amerikane Albanians For America (AFA) ka marrë pjesë për herë të parë në takimin e Koalicionit të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC) në Capitol Hill, duke përfaqësuar komunitetin shqiptar në diskutimet për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

E përfaqësuar nga Doc Vranici, AFA iu bashkua 18 organizatave anëtare të CEEC-së, ku u diskutuan çështje strategjike si agresioni rus në Ukrainë, situata në Gjeorgji, sanksionet ndaj Rusisë, rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe mbështetja për organizimin e Samitit të NATO-s në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Në kuadër të vizitës, delegacioni mori pjesë edhe në konferencën “Rritja e qëndrueshmërisë: Një vështrim nga Qendrat e Ekselencës së NATO-s në vendet baltike”, ku morën pjesë kongresmenë amerikanë dhe zyrtarë nga Lituania, Letonia dhe Estonia.

Përfaqësuesit e AFA-së zhvilluan gjithashtu takime me zyrtarë amerikanë, përfshirë përfaqësues të Komisionit të Helsinkit, senatorë dhe kongresistë, ku u diskutua roli i SHBA-së në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe forcimi i sigurisë në rajon.

Gjatë qëndrimit në Uashington, delegacioni u takua edhe me një përfaqësues të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë dhe me ambasadorin e Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, me të cilin biseduan për zhvillimet aktuale dhe thellimin e marrëdhënieve Kosovë–SHBA.

Sipas organizatës, pjesëmarrja në këtë forum shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e zërit të komunitetit shqiptaro-amerikan në institucionet ku hartohen politikat dhe në promovimin e interesave të shqiptarëve në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rriten çmimet e derivateve , nafta arrin në 1.60 euro për litër

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 17 korrik.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është 1.60 euro për litër, katër centë më shumë krahasuar me një ditë më parë, kur ishte 1.56 euro.

Është shtrenjtuar edhe benzina, e cila sot mund të shitet deri në 1.43 euro për litër, tre centë më shumë se të enjten, kur kushtonte 1.40 euro.

Ndërkaq, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 0.60 euro për litër.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për 24 orë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara