Lajmet
Shasha: Qeveria Kurti duhet të merret me dy realitetet, reformat e brendshme dhe dialogun me Serbinë
Published
5 years agoon
By
Betim GashiDrejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se qeveria e ardhshme duhet të merret me reformat e brendshme dhe në të njëjtën kohë dhe me dialogun me Serbinë.
Sipas tij, marrëveshja me Serbinë s’mund të arrihet deri në vitin 2022 dhe kjo i ofron kohë të mjaftueshme qeverisë së ardhshme të merret edhe me prioritetet e qytetarëve, siç janë punësimi, luftimi i korrupsionit dhe reformat tjera.
“Konsideroj që qeveria e ardhshme Kurti 2 duhet të pajtojë dy realitete. Realiteti i parë është ai i qytetarëve të Kosovës. Pra të pritjeve të qytetarëve të Kosovës për të cilat qeveria Kurti 2 ka marrë mandat demokratik e ajo është që të shtyjë përpara reformat e brendshme me theks të veçantë në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Realiteti tjetër është ai i pritjeve të partnerëve tanë ndërkombëtar sa i përket vazhdimit të dialogut me Serbinë. Pra qeveria Kurti duhet ti bëjë këto dy realitete të bashkëjetojnë dhe kjo është tërësisht e mundshme. Pra nuk e ndalon asgjë qeverinë Kurti 2 që të bëjë dy gjëra në të njëjtën kohë dhe neve që për dhjetë vjet që nga fillimi i dialogut jemi marrë ekskluzivisht dialogun duke lënë interesat dhe prioritet e qytetarëve i kanë lënë anash. Tash është koha ta bëjnë një qasje të re një qasje ku bëjnë progres edhe në reformat ë brendshëm edhe në dialogun me Serbinë dhe në këtë drejtim konsiderojë që qëndrimi i presidentit Vuçiq në një formë ironike na na bënë favor. Kjo pasi që presidenti Vuçiq ka deklaruar që deri në prill të vitit 2022 nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në serbi. Kjo i bie që qeveria e ardhme Kurti të mund të shpenzojë një deri në dy vjetët e ardhshme në ndërmarrjen e reformave të brendshme ndërsa prej fundit të vitit 2022 dhe në vitin 2023 mund të rifokusojë vëmendjen e saj në dialogun me Serbinë. Qeveria Kurti 2 mund të gjejë një formë ku këto dy prioritetet do të akomodohen brenda një afati kohor brenda dy deri tre vjet”, shtoi Shasha.
Sipas tij, rruga e tretë është që të mos shpenzohet gjithë vëmendja jonë politikë në dialogun me Serbinë, por të bëhet një punë diplomatike e cila do të ishte thelbi kryesor i marrëveshjes Kosovë Serbi.
“Rruga e tretë është që të mos shpenzojmë gjithë vëmendjen tonë politikë në dialogun me Serbinë ashtu siç kemi bërë deri më sot. Por njëkohësisht të mos injorojmë në tërësi dialogun. Pra rruga e tretë është një rrugë e mesit. Një rrugë ku shpenzohet më shumë kohë thelbësore por jo në aspektin publik përmes takimeve në Bruksel e Uashington por shpenzohet një punë diplomatike e cila mund të identifikojë dy tri skenarë të cilët do të ishin thelbi i marrëveshjes Kosovë-Serbi në dy vjetët e ardhshme. Dhe kjo do të hapte rrugë që edhe opinion publik në Kosovë të përgatitet për atë kompromisin rreth marrëveshjes me Serbinë. Dhe gjithë kjo do të krijonte një hapësirë kohore ku gjatë vitit 2021 dhe 2022 do të ishim marrë me reformat ë brendshme derisa në vitin 2023 do të ishim marrë me dialogun me Serbinë përmbylljen e marrëveshjes përfundimtare”, shtoi ai.
Shasha potencoi se nëse shtrohet një plan i qartë për angazhim në dialog me Serbinë sa i përket reformave të brendshme ndërkombëtar do e përkrahin fuqimisht.
“Edhe intervista e ambasadorit Kosnett ishte që partnerët ndërkombëtar janë këtu tani edhe për të dëgjuar idetë dhe sugjerimet e Kosovës për të dalë me një rrugë përpara sa i përket dialogut. Unë jam i bindur që nëse shtrohet një plan i qartë për angazhim në dialog me Serbinë duket që nuk injoron reformat e brendshme unë jam i bindur që partnerët tanë ndërkombëtar do e përkrahin fuqimisht”, tha Shasha.
Ai tha se duhet pritur certifikimi rezultateve, në mënyrë që të bëhet konstituimi i institucioneve të reja.
Shasha shtoi se tani është e qartë që mazhoranca kontrollon mbi 60 vota në Kuvend dhe kjo nuk do ta pengojë zgjedhjen e institucioneve.
“Tani duhet të presim certifikimin e rezultateve dhe nuk shoh asnjë pengesë në konstituimin e institucioneve të reja qoftë zgjedhjes së qeverisë kryetarit të kuvendit dhe zgjedhjes së presidentit. Tani është e qartë që mazhoranca kontrollon mbi 60 vota në kuvend dhe kjo nuk do ta pengojë zgjedhjen e institucioneve. Në këtë aspekt po shihet qartë që mesazhi i SHBA-së është që të mos ketë akrobacione politike por të zgjidhen institucionet e vendit. Besoj që edhe PDK dhe LDK do të tregojnë pjekurinë e tyre për të dhënë kontributin e tyre në realizimin e vullnetit të qytetarëve”, deklaroi ai.
You may like
Lajmet
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Published
7 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.
Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
13 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
15 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
