Lajmet

Mustafa: Më 14 shkurt i paguam të gjitha faturat e mbledhura nga janari i vitit 2006

Published

on

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa përmes një letre të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka thyer heshtjen pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas tij, LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit, pak javë pasi që mbushi plot 31 vjet nga themelimi, preku pikën më të ultë elektorale ndonjëherë: rreth 103 mijë vota, rreth 14-15 deputetë.

“Përveç dorëheqjes së kryetarit, që derivoi në dorëheqjen e kryesisë, nuk flet askush më asgjë. Në vend të hapjes së debatit të brendshëm, heshtje. Në vend të debatit me këta 103 mijë votues që na mbetën besnik, heshtje. Në vend të debatit me mbi 100 mijë votues që na ikën tash, heshtje. Në vend të debatit me qindra mijëra votues që e braktisën LDK-në nga 2006-ta tutje, heshtje.  Heshtje sepse po kalkulohen matematika që blejnë paqe dhe qetësi, që bëjnë se kinse ka paqe dhe qetësi, bashkëpunim dhe koordinim. Takime në grupe të ngushta, kinse për ta ruajtur partinë, por që në fakt diskutojnë interesa të ngushta. Jo interesin e LDK-së, jo interesin e qytetarëve, jo interesin e Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.

Sipas tij, në vend të analizës dhe diskutimeve të problemeve dhe dështimeve me struktura, anëtarë dhe votues, mbizotëron heshtja për të ruajtur pozicione (çfarë pozicione mund të kemi me 13%, rrokullisur nga 46%, që t’i ruajmë, s’e kam idenë!).

“Heshtje se “mos po kthehet Vjosa, e mos t’i prishi punët me të” apo “mos po bëhet Luta e nuk më futë në kryesi” apo “e merr partinë Kujta e nuk më jep pozitë”, apo… çfarëdo arsye tjetër për të mos folur, analizuar e debatuar; çfarëdo arsye për të heshtur e kalkuluar”, thuhet më tej në reagimin e tij.

Pas humbjes së LDK-së, Mustafa ka thënë se në politikë “s’mbetet asnjë faturë pa paguar” herët a po vonë.

“Këto pak vite që kam në politikë, kam dëgjuar qindra herë ankesën se “LDK votuesit ekzistues i trajton si vota që s’kanë ku ikin, prandaj hajde merremi me votues të partive tjera, po i kthejmë në LDK”. Fjali që e dëgjon, plotë dëshpërim, nga gati secili anëtarë apo votues i LDK-së që ndihet i lënë pas dore, pas dere. Deri në atë masë erdhi kjo mendësi saqë në dy-tri palë zgjedhjet e fundit në LDK thumboheshin mes vete me “a po mun’ i ktheni bre?” apo, duke pasur fjalën për votues tradicional të LDK-së, se “valla filanin duhet me kthy në LDK”.  Kur tallesh me votuesin, një ditë vie fatura politike për ta paguar. Në politikë, nuk mbetet asnjë faturë pa paguar. Mund ta shtysh për mandatin tjetër, por dikur duhet ta paguash. Mund t’ua përcjellësh faturën gjeneratës tjetër në parti, por një ditë duhet ta paguajnë”, shkroi ai më tej.

Mustafa tha se më 14 shkurt, LDK-ja i ka paguar të gjitha faturat e mbledhura nga janari i vitit 2006.

“Më 14 shkurt 2021 paguam të gjitha faturat e mbledhura nga janari i 2006-ës. Faturat e injorimit të anëtarëve, votuesve dhe simpatizantëve të LDK-së. Faturat e injorimit dhe shkeljes së familjeve të mëdha të LDK-së. Faturat e përqeshjes se “nuk kanë ku shkojnë, gjithë kanë me votu’ LDK-në”. Faturat e mbylljes, mosdialogimit, mosdiskutimit, skenarëve, grupimeve, makinacioneve, kalkulimeve, matematikave. Faturat e inateve dhe egove të personave, grupeve, klaneve, regjioneve, gjeneratave. Faturat e zgjedhjeve të brendshme të vitit 2019 kur askush nuk çante kokën kush, e si, po bëhej kryetar nëndege apo dege, por vetëm telefononin çdo 15 minuta “kon’ pe qon delegat? Ai a? Jo ai s’o i jemi, qoje atë tjetrin”. Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 për të gjitha partitë tjera ishin zgjedhje parlamentare, por për LDK-në ishin vetëm vazhdim i zgjedhjeve të brendshme të nisura në pranverën e 2019-ës. “Votom mua edhe kurrqysh mos e voto Filanin, se m’ka mujtë në degë, e tash duhet me pre” ishte fjalia më e shpeshtë në takimet elektorale, pra me votuesit, të LDK-së në këto zgjedhje. E votuesi i LDK-së rrëmoi sirtarët, mblodhi të gjitha faturat e 15 viteve të fundit dhe e morri pagesën, e morri hakun, jo nga LDK që nuk guxonte as t’i shihte faturat, por i përmbaroi në kutinë e votave. Nga 46% në 13% brenda 15 viteve”, shkroi ai.

Mustafa njoftoi se së shpejti LDK do të mbajë Kuvendin e punës ku do të zgjedhet kryetari i ri i saj. Ky Kuvend do të jetë i pakuptimtë dhe shterp në mungesë të disa parakushteve:

1. Thirrja, lutja në fakt, e figurave themeluese, e bartësve të shpirtit të LDK-së, për t’u kthyer në parti, në çfarëdo forme apo angazhimi. Figura që në dy dekadat e para të LDK-së i kanë dhënë asaj shpirtin dhe vizionin e saj. Figura që kemi fatin që ende janë gjallë e të fortë për t’i dhënë Kosovës ende.

2. Regjistrimi i plotë i anëtarësisë bazuar në rregulla, standarde dhe kontribut, ku secili anëtar i ka të qartë treguesit matës për kontributin e tij, ku secili kryetar nëndege dhe dege i di qartë treguesit e matjes së performancës së tij.

3. Zgjedhje të brendshme të parakohshme në LDK ku largohet kushti i 50%+1 i votave të kuvendit për të miratuar kandidaturën dhe ku të gjitha organet nga nëndegët deri tek qendra zgjidhen vetëm dhe vetëm përmes kutisë, pra votës së fshehtë.

4. Komunikime, diskutime, debate dhe konsultime paraprake – pra, para Kuvendit – të thella e të gjera që rezultojnë në konsensus të gjerë mes gjeneratave, regjioneve, pikëpamjeve, ideve, etj.

“Në këtë Kuvend, de facto, nuk zgjedhet kryetari i LDK-së por zgjedhet ekipi i ri, plot energji e vizion, që do të ketë qëllim primar nxjerrjen e LDK-së nga kjo situatë e rëndë dhe fillimin e reformave të thella në parti. Një ekip që, përmes komunikimit me qytetarin votues e jo-votues, e kthen vendimmarrjen tek secili anëtar, dashamir e simpatizantë, tek secili qytetar që e sheh LDK-në si alternativë për zhvillimin e shtetit. Në të kundërtën, do të mund të vazhdojmë të flasim në kuluare se si po ja bëjmë me partinë e jo me votuesin, si po ja bëjmë menaxhimit të brendshëm e jo raportit me votuesit, por do të përfundojmë edhe më keq. Do ta harrojmë 14 shkurtin. Ka zëra sot në LDK që do thonë që një proces i tillë merr kohë dhe ne nuk kemi kohë sepse duhet përgatitur për zgjedhjet komunale. Cilat zgjedhje komunale? Çfarë zgjedhjesh fitojmë pas gjashtë muajsh ne që kemi rënë nga 46% në 13%, pa reformë, pa e rigjetur veten, pa ju kthyer bazës? Viti 2021 për LDK-në tanimë është përsëritje e viti 2006: humbje, përçarje, degradim. Mundemi dhe duhemi ta shndërrojmë në përsëritje të vitit 1989: energji e re, vizion, kurajo, durim, punë”, shkroi ai më tej./UBTNews

lajme

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

lajme

Murati prezanton buxhetin për 2027-ën, opozita kritikon investimet kapitale

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.

Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.

“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.

Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara