Lajmet

BE: Serbia po shkel obligimet me kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Published

on

Bashkimi Evropian vlerëson se Serbia është duke i shkelur obligimet e saja nga procesi i normalizimit të raporteve me Kosovën dhe marrëveshjes nga dialogu, duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Këtë e ka thënë një zëdhënës i BE-së, duke reaguar në njoftimet nga Serbia se ministri i Brendshëm i këtij shteti, Ivica Daçiq, është lavdëruar se po vazhdon kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë dhe se, sipas këtij ministri, “Kosova nuk ka kurrfarë gjasash që të bëhet pjesë e Interpolit”. Daçiq po ashtu ka thënë se Kosova edhe më parë “ka dështuar keq kur ka provuar të bëhet anëtare e Interpolit” dhe se tash “e ka të qartë se nuk ka gjasa, prandaj as nuk po provon”.

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, mes tjerash, obligon Serbinë që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. BE insiston se kjo marrëveshje është valide, se ajo duhet të implementohet pa vonesa, dhe se zbatimi i saj mbetet kusht për Kosovën dhe Serbinë, si për integrimin e tyre në BE, ashtu edhe për përfitime financiare nga plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Këtë, në përgjigjen e tij, e ka thënë për Kohën përsëri një zëdhënës i BE-së.

Progresi i Serbisë në rrugëtimin evropian varet nga përpjekjet për implementimin e plotë të obligimeve nga marrëveshja e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit. Duke kundërshtuar në parim anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia është në shkelje të obligimeve nga marrëveshja e Ohrit, neni 4 i marrëveshjes”, ka thënë ky zëdhënës.

Por në BE akoma nuk saktësojnë se cilat do të jenë pasojat për Serbinë për një sjellje të tillë që vetë BE e konsideron shkelje. Disa shtete anëtare shpesh kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e masave ndaj Serbisë, ndërkohë që Komisioni Evropian i mban në fuqi masat kundër Kosovës. Një qasje e tillë nga disa shtete anëtare të BE-së është vlerësuar si “qasje e pabalancuar”.

Sa i përket planit të rritjes, parakushtet e lidhura me progresin në normalizimin e raporteve mes Serbisë e Kosovës vlerësohen sa herë që të bëhen kërkesa për pagesa, në përputhje me rregulloren”, ka thënë për këtë zëdhënësi i BE-së.

Serbia ka marrë pagesën e parë nga paketa e rritjes në formën e “parafinancimit”. Kosova nuk ka përfituar akoma nga kjo, për shkak se nuk ka ratifikuar marrëveshjen për kredi me BE-në./EO

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Vendi

“Ku-Fest” nis edicionin e tretë në Kumanovë, sjell teatrin shqiptar dhe artistë nga rajoni

Published

on

Edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Teatrit “Ku-Fest” ka nisur në Kumanovë, duke sjellë në skenë një program të pasur artistik dhe teatrin shqiptar.

Pas ceremonisë së hapjes, publiku ka ndjekur shfaqjen “Rinoqerontët” të Eugène Ionesco-s, me regji të Vasil Vasilev dhe në interpretim të Teatrit Shqiptar – Shkup. Shfaqja ka shënuar hapjen zyrtare të programit teatror të festivalit.

Mbrëmja ka vijuar me muzikë live nga “Nezafete Shala dhe Melodia e Vjetër”, duke krijuar atmosferë festive për të pranishmit.

Programi i “Ku-Fest” vazhdon sonte, më 1 shtator, me shfaqjen “Vetmi në perëndim” të Martin McDonagh, në produksion të S.H.E. Kulturës – Abdulla Krashnica dhe Teatrit të Qytetit – Preshevë, me regji të Afeida Boriqit.

Festivali synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për teatrot dhe artistët e rajonit, përmes shfaqjeve dhe aktiviteteve që promovojnë kulturën, artin dhe bashkëpunimin ndërkufitar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis vitin e ri shkollor UBT International Smart Schools

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan është shënuar zyrtarisht fillimi i vitit të ri shkollor 2026/27 për UBT International Smart Schools. Në ceremoninë morën pjesë nxënës, prindër, themeluesi i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe stafi arsimor, duke konfirmua përkushtimi për një arsim modern të mbështetur në akreditimin e marrë nga Cambridge International Education.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti dhe Themeluesi i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, nënvisualizoi vizionin e UBT International Smart Schools për formimin e krijuesve të së ardhmes.

“UBT International Smart Schools bazohen në një vizion të qartë: vendosjen e nxënësit në qendër dhe lidhjen e dijes me praktikën, teknologjinë e inovacionin. Akreditimi nga Cambridge është sa njohje ndërkombëtare, aq edhe përgjegjësi për të ruajtur cilësinë. Në këtë epokë të inteligjencës artificiale e robotikës, synimi ynë është që nxënësit të mos jenë thjesht përdorues të teknologjisë, por krijuesit e së ardhmes”, u shpreh Hajrizi.

Përmes qasjes në infrastrukturën e UBT Smart City, nxënësit do të kenë në dispozicion laboratorë të avancuar me fokus të veçantë te inteligjenca artificiale, programimi, robotika dhe teknologjitë digjitale. Po ashtu, rëndësi do t’i kushtohet zhvillimit fizik përmes fuqizimit të Akademisë dhe Klubit Sportiv të shkollës.

Zëvendësdrejtoresha Shqipe Agushi u shpreh se objektivi kryesor mbetet zbulimi dhe zhvillimi i talentit të secilit nxënës përmes mjediseve inovative. Me këtë model arsimor multidisiplinar, UBT International Smart Schools hyn në vitin e ri shkollor me synimin e qartë për të përgatitur gjeneratat e reja me aftësitë e nevojshme për tregun global.

Continue Reading

Të kërkuara