Lajmet

​Rriten çmimet e prodhimit në Kosovë

Published

on

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë në Tremujorin e tretë 2025 krahasuar me Tremujorin e dytë 2025 u ngrit prej 1.3 për qind. Po ashtu, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM3 2024) Indeksi i çmimeve të prodhimit u ngrit për 5.5 për qind.

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi tjetër p.k.t. 4.7%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 3.9%, prodhimi i mobilieve 2.7%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 2.0%, prodhimi i pajisjeve elektrike 1.9%, prodhimi i metaleve 1.3%, përpunimi i produkteve ushqimore 0.7%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 0.5%, prodhimi i produkteve minerale jo metalike 0.2%, nxjerrja e xehes së metalit 0.1%.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysme rimorkiove me 2.9%), grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë me 1.7%, prodhimi i tekstilit me 1.0%, xeherorët dhe guroret tjera me 0.8%, veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave me 0.8%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse me 0.4%, prodhimi i pijeve me 0.1%, prodhimi i produkteve kimike me 0.1%, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve me 0.1%.

Ndërsa, çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 5.5%, në mes të TM3 2025 dhe TM3 2024.

“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysme rimorkiove 23.01%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 20.8%, prodhimi i tekstilit 14.2%, përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike 8.1%, prodhimi i veshjeve 7.9%, prodhimi i mobilieve 7.8%, shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara 7.0%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. 5.1%, prodhimi i pajisjeve elektrike 5.0%, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 5.0%, përpunimi i produkteve ushqimore 3.1%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 2.9%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 0.9%, prodhimi i produkteve minerale jometalike 0.4%, prodhimi i produkteve kimike 0.1%”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, ngritja u neutralizua nga ulja e çmimeve te: prodhimi tjetër p.k.t. -15.9%, prodhimi i metaleve -10.4%, xeherorët dhe guroret tjera -6.0%, nxjerrja e xehes së metalit -2.5%, prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës -1.7%, veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave; rikuperimi i materialeve -1.5%, prodhimi i pijeve -0.8%./KP

Lajmet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Lajmet

Paradite mot i ngrohtë, pasdite priten reshje lokale e rrufe

Published

on

By

Të martën mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të lëvizin nga 14°C deri në 17°C.

Ndërkohë, ato maksimale gjatë ditës pritet të ngrihen duke arritur nga 28°C deri në 32°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 2 deri në 8 m/s.

Ndryshim i lehtë i motit parashihet gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, ku në vende-vende priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Breshëri dëmton rreth 90% të të mbjellave në Istog

Published

on

By

Stuhia e fuqishme e breshërit që goditi komunën e Istogut ka shkaktuar dëme materiale në sektorin e bujqësisë.

Siç raporton RTK, vlerësimet fillestare të autoriteteve lokale tregojnë se rreth 90 për qind e sipërfaqeve të mbjella në këtë territor mund të jenë prekur nga moti i ligë.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Istogut, Artan Gegaj, bëri me dije për RTKlive se, ndonëse ende nuk ka një bilanc përfundimtar, stuhia ka dëmtuar një pjesë të madhe të kulturave bujqësore.

Ai njoftoi se nga mëngjesi i së martës do të formohen komisionet përkatëse për të dalë në terren me qëllim evidentimin e saktë të dëmeve dhe identifikimin e fermerëve të prekur.

Sipas Gegës, Komuna e Istogut dhe kryetari Ilir Ferati do të angazhohen për t’u dalë në ndihmë fermerëve gjatë procesit të vlerësimit. Gjithashtu, ai i bëri thirrje Ministrisë së Bujqësisë për mbështetje emergjente, duke theksuar se “dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme”. /RTK/

Continue Reading

Të kërkuara