Lajmet

Sekretari amerikan i Shtetit njofton edhe 200 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Kështu deklaroi Blinken të hënën.

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi një paketë të re ndihme sigurie prej 200 milionë dollarësh për Ukrainën, përfshirë edhe municione të mbrojtjes ajrore dhe pajisje shtesë për pastrimin e minave.

“Rusia e filloi këtë luftë dhe mund ta përfundojë atë në çdo kohë duke tërhequr forcat e saj nga Ukraina dhe duke ndalur sulmet e saj brutale. Derisa të ndodhë, Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën, për aq kohë sa duhet”, tha Blinken të hënën./UBTNews/

Lajmet

Policia konfiskon 11 armë gjatë bastisjes te një 70-vjeçar në Ferizaj

Published

on

By

Policia e Kosovës, sot, me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ka kryer një bastisje në shtëpitë e të dyshuarit me inicialet J.I. (70), ku ka gjetur dhe sekuestruar tetë armë të gjata dhe tri pistoleta pa leje.

Po ashtu, janë gjetur pjesë të ndryshme për armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni të kalibrave të ndryshëm, raporton KosovaPress.

Prokurori i shtetit ka udhëzuar inicimin e veprave penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj për procedura të intervistimit.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Është dëm i madh që Kosova nuk ka Kuvend

Published

on

By

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, e cila përfundon më 8 gusht, pas dështimit të zgjedhjes së Kuvendit të ri.

Ai ka thënë se është dëm i madh që vendi ynë nuk ka Kuvend që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Mendoj se duhet të presim edhe pak ditë. Në këtë javë do ta njoftojnë se çfarë do të ndodhë pas 30 ditëve. Nuk e di se cila do të jetë zgjidhja natyrisht. Është dëm i madh që Kosova nuk ka Kuvend, Kosova ka qenë qeveri në detyrë. Vetëm në gjashtë seanca kanë qenë duke e votuar jo suksesshëm kandidaten tonë Albulena Haxhiu, të gjitha të tjera në 45 sosh është duke u mohuar votimi i fshehtë. Është shumë gabim që deputetët opozitarë e bojkotojnë votimin dhe duke e kundërshtuar votimin e fshehtë. Nuk ka përparësi votimi. I hapur ndaj të fshehtë dhe anasjelltas. Le të presim dhe të marrim vesh si të vazhdojmë më tutje”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur edhe rreth reagimit të Prishtinës zyrtare ndaj rreth thirrjeve antishqiptare në Kumanovë.

Ne bëjmë thirrje që policia atje, në përputhje me ligjin dhe praktikat evropiane, t’i zhvillojë hetimet për këto raste që janë qartazi shoviniste dhe të papranueshme dhe të jenë të dënueshme dhe të mos përsëriten më”, ka thënë Kurti.

Continue Reading

Lajmet

​Asllani refuzon tjetër klub

Published

on

Kristjan Asllani nuk ka pranuar interesimin e Sassuolos, duke mbetur i vendosur për të marrë në konsideratë vetëm destinacione të nivelit të lartë në Serie A, me pjesëmarrje në garat evropiane. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mesfushori shqiptar ka treguar qëndrim të palëkundur në këtë drejtim.

22-vjeçari, i cili u aktivizua si titullar vetëm për shkak të mungesave në miqësoren ndaj ekipit U23, nuk i ka dhënë Sassuolos asnjë hapësirë për negociata. Ai shpreson ende për një marrëveshje me Bolognan ose Fiorentinën.

Asllani më herët ka refuzuar edhe një ofertë prej 15 milionë eurosh nga Real Betis, ndërsa Interi nuk pranon marrëveshje huazimi, transferimi do të duhet të jetë i përhershëm.

Në listën e largimeve të zikaltërve është edhe Tomas Palacios. Mbrojtësi argjentinas, që mbërriti vitin e kaluar nga Independiente Rivadavia dhe në janar u huazua te Monza, është shumë pranë një kalimi në huazim te Basel.

Continue Reading

Aktualitet

​Ekskluzive: Caktohet data për përsëritjen e Kuvendit të FFK-së

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës do pa përsëris Kuvendin e Punës të mbajtur më 20 shkurt të këtij viti pasi Komisioni Vlerësues brenda Ministrisë së Sportit kishte gjetur parregullsi në këtë kuvend, me theks të veçantë në pjesëmarrjen e dy klubeve që nuk ishin të licencuara në këtë kuvend.

Si pasojë e këtyre shkeljeve, MKRS kishe pezulluar lëshimin e vërtetimeve nga Ligji i Sponsorizimeve për të gjitha klubet e futbollit, duke shkaktuar kështu dëm të madh financiar tek secila prej tyre.

Fillimisht ky kuvend ishte caktuar që të mbahej gjatë muajit qershor, por siç bën të ditur ekskluzivisht, zyrtari për komunikim me federata në Ministrinë e Sportit, Fidan Shatri, FFK kishte kërkuar që përsëritja e kuvendit të shtyhet për shkak të angazhimit të klubeve kosovare në garat ndërkombëtare dhe tani data e caktuar është më 11 gusht, pra javën e ardhshme.

“Federata e Futbollit të Kosovës obligohet që ta përsëris ku vendin por për shkak të angazhimeve të klubeve Prishtina, Drita, Malisheva dhe Ballkani për shkak se kanë qenë në fazën përgatitore jashtë vendit dhe fokusi ka qenë në aktivitete ndërkombëtare, ka qenë kërkesë e federatës bashkë me klubet që kuvendi mos të mbahet në fundit të qershorit për shkak të kësaj. Ministria e ka shqyrtuar datën të cilën e ka propozuar Federata e Futbollit të Kosovës, është data 11 gusht, pra javën e ardhshme dhe në kuadër të kësaj edhe federata i ka bërë përgatitjet e dokumentacionit që të mos bie ndesh me Ligjin e Sportit dhe ligjet tjera në Republikën e Kosovës”, zbuloi Shatri.

Shatri ka bërë thirrje që kjo të jetë një sinjal që të gjitha organizatat sportive duhet t’i respektojnë normat ligjore sepse ato janë mbi të gjithë dhe duhen respektuar nga të gjithë.

“Shpresoj shumë që njëherë e përgjithmonë organizatat sportive duhet ta kuptojnë që ligjet janë mbi të gjithë neve dhe jemi të obliguar që ato t’i respektojmë dhe unë shpresoj që komuniteti i futbollit e ka parë cilat janë problematikat që të mos kemi probleme të natyrave të tilla dhe të shkojmë së bashku drejt zhvillimit të sportit pasi që ky është edhe misioni ynë”, shtoi në fund Shatri.

Madje Shatri bëri të ditur se tashmë Federata e Futbollit i ka shpërndarë edhe ftesat për të gjithë akterët që do të jenë pjesëmarrës në këtë kuvend.

Continue Reading

Të kërkuara