Lajmet

Sejdiu: Ekzekutimi i shtesave për 400 mjekë mund të bëhet me vendim të qeverisë apo gjykatës

Published

on

Në fillim të muajit mars Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) me autorizim të 400 mjekëve kanë ngritur padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për mosekzekutimin e shtesave për këta mjekë. Këtë padi Oda e kishte ngritur derisa në krye të MSh-së ministër ishte Armend Zemaj. Prandaj tani kur kjo ministri udhëhiqet nga një ministër tjetër, sipas kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu këto pagesa ministria e Shëndetësisë nuk mund t’i realizojë pa vendim të Qeverisë së Kosovës apo vendim të gjykatës.

KosovaPress gjatë ditës ka tentuar të marr një reagim nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me padinë e ngritur nga OMK-së edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu deklaroi se deri tek vendimi për padi kanë ardhur pas refuzimeve të ish-ministrit, Zemaj karshi kërkesave të tyre.

“Kemi ngritur një padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, nuk flitet për ministrin ky apo ai, por për Ministrinë e Shëndetësisë. Pas shumë shkresave qoftë individuale që i kanë bërë kolegët tonë, qoftë ne në emër të tyre i kemi dërguar Ministrisë së Shëndetësisë që të respektohet vendimi i qeverisë përmes të cilit garantohen shtesat për 250 mjekë që janë të punësuar e që japin shërbime shëndetësore. Dhe pasi që Ministria e Shëndetësisë nuk është përgjigjur dhe ministri Armend Zemaj nuk është përgjigjur, është injoruar një gjë e tillë mbi 400 mjekë, kryesisht të rinj kanë autorizuar Odën që të fillojë me procedura gjyqësore ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për pagesat që nuk i kanë bërë. Këto pagesa varet nga fillimi i specializimit të tyre, ka që nuk janë paguar që nga gushti, që nga fillimi i pagesës së këtyre 250 eurove, disa që janë futur më vonë në sistem, por flitet për qindra mijëra euro që MSH ua ka borxh kolegëve tanë. Kjo padi është dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës më 3 mars”, theksoi Sejdiu.

Sejdiu deklaroi se lidhur me padinë e ngritur ndaj MSh-së është njoftuar edhe ministri aktual, Arben Vitia. Madje ai tha se nëse bëhet ekzekutimi i këtyre mjeteve atëherë do e tërheqin padinë në të kundërtën do vazhdoj tutje me procedura gjyqësore.

“Me ardhjen e strukturës së re politike në Ministrinë e Shëndetësisë ne e kemi informuar zotërinë Vitia për këtë problematik dhe i kemi propozuar që të gjendet një zgjedhje për pagesat e këtyre borxheve, dhe nëse gjendet zgjedhja ne do e tërheqim padinë, nëse jo atëherë padia do vazhdoj dhe atëherë pa marr parasysh se kush është ministër në këtë rast Qeveria e Kosovës duhet t’i bëjë këto pagesa me urdhër të gjykatës. Ne kemi mbledh fakte për të gjitha këto raste kolegët tanë me autorizimin që kanë sjelle dhe faktet që iu takojnë këto shuma”, tha Sejdiu.

Sejdiu thotë se tashmë me strukturën e re udhëheqëse të Ministrisë së Shëndetësisë, këto pagesa mund të bëhen vetëm përmes ndonjë vendimi të qeverisë së Kosovës apo edhe me vendim të gjykatës.

“Ministria e Shëndetësisë, administrata nuk është përgjigjur në kërkesën tonë, Zemaj nuk është përgjigjur e ka injoruar shkresën tonë dhe tani bazuar në ligjet në fuqi është shumë vështirë të bëhet një pagesë e tillë retrograde, përveçse një vendim i qeverisë për pagesat që mund të bëhen me vendim të qeverisë me rezervat e shtetit apo alookimeve nga një vijë buxhetore në tjetrën, duke marr parasysh se ministria e Shëndetësisë këtë vit i ka 20 përqind i është tkurrur buxheti normalisht edhe këto, por që mendoj se edhe për MSH është e vetmja mënyrë kjo pagesë të bëhet përmes vendimit të gjyqit apo vendimit të qeverisë përndryshe do jetë problem”, u shpreh Sejdiu.

E udhëheqësi i Odës së Mjekëve të Kosovës ka paralajmëruar padi nga java e ardhshme edhe për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Kjo padi sipas tij do ngritët për mos pagesës të kujdestarisë për rreth 50 mjek të rinj që kanë shërbyer tash në kohën e pandemisë.

“Është padia pas autorizimit të mbi 50 mjekëve tanë për mos pagesat e kujdestarive dhe kjo padi do ngritët ndaj SHSKUK-së ku është anashkaluar pagesa e mjekëve tanë të rinj, specializantët të cilët kanë bërë kujdestari dhe të cilëve nuk u kanë paguar deri tash 1 vit dhe me autorizimin e tyre ne do procedojmë javën tjetër nëse SHSKUK nuk reflekton dhe nuk i bënë këto pagesa”, theksoi ai.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nga muaji gusht kishte paralajmëruar shtesa prej 300 eurosh për punonjësit shëndetësorë deri në fund të pandemisë, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejt nga COVID-19. 

Live

Kriza në MAGA: Pas humbjes në zgjedhje, republikanët fajësojnë Trumpin

Published

on

By

Humbja e rëndë e Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit ka hapur një valë pakënaqësie dhe pyetjesh të shumta brenda lëvizjes “Make America Great Again” (MAGA), ku shumë mbështetës kanë filluar ta shohin presidentin Donald Trump më shumë si barrë se sa si aset politik.

Fitorja bindëse e demokratëve, të cilët siguruan shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë së votuesve me rritjen e çmimeve të karburantit, luftën në Iran dhe pretendimet për korrupsion në Washington.

Në vend të ndryshimit të kursit politik, Trump ka reaguar duke emëruar Stephen Miller, arkitektin e politikave të ashpra kundër emigracionit, në postin e shefit të stafit në Shtëpinë e Bardhë në vend të Susie Wiles. Ndërkohë, vetë Trump i hodhi poshtë përgjegjësitë duke deklaruar se po të kishte qenë ai vetë në fletëvotim, republikanët do të kishin fituar.

Debati ka përfshirë edhe pretendimet e mëparshme për manipulim zgjedhjesh, të cilat pothuajse janë shuar tërësisht mes figurave kryesore të së djathtës. Në vend të tyre, vëmendja është zhvendosur te premtimet e mbajtura, kostoja e lartë e jetesës, përfshirja në luftën me Iranin si dhe mospublikimi i plotë i dosjeve hetimore për Jeffrey Epstein.

Ndërsa figura si Steve Bannon bëjnë thirrje për një rikthim te politikat më radikale populiste dhe nacionale, aktivistë të tjerë dhe liderë fetarë shprehen se lëvizja duhet të shkëputet nga ndikimi i një njeriu të vetëm për të mbijetuar në të ardhmen./Reuters/

 

Continue Reading

Aktualitet

Nagavci njofton shqyrtimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe diskutimet me PDK-në për Ligjin për Specialen

Published

on

By

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet të enjten duke filluar nga ora 10:00, ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, në këtë seancë pritet të shqyrtohen edhe katër marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Nagavci ka folur gjithashtu për kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend nga ana e Presidentes, duke konfirmuar se janë në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës si iniciuese e këtij projektligji për të gjetur një rrugëdalje institucionalisht të matur.

Ajo për këtë çështje theksoi se synohet shmangia e çfarëdo përplasjeje të re mes presidencës dhe parlamentit, ndërsa vuri në dukje kufizimet ligjore që ekzistojnë sa i përket amandamentimit:

“Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri. Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Komisioni për Punë të Jashtme pret në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Published

on

By

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, László Dux.

Takimi mes anëtarëve të komisionit parlamentar dhe diplomatit hungarez po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura për mediat.

Deri më tani nuk janë bërë me dije detaje zyrtare lidhur me temat konkrete të cilat janë përfshirë në agjendën e këtij takimi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka arritur një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, duke grumbulluar gjithsej 10 medalje, prej të cilave një e artë, tri të argjendta dhe gjashtë të bronzta.

Dita e fundit e garave solli tri medalje të bronzta në konkurrencën ekipore. Ekipi i djemve për kadetë, ekipi i vajzave për kadete si dhe ekipi i djemve për juniorë arritën të ngjiten në podiumin e fituesve duke siguruar medalje të bronzta për Kosovën.

Në garat individuale, suksesin më të madh e shënoi Emira Maqedonci, e cila u kurorëzua kampione e Ballkanit duke fituar medaljen e artë. Me medalje të argjendta u nderuan Suela Arifi, Qëndresa Ibrahimi dhe Prijam Gashi, ndërsa medaljet e bronzta në konkurrencën individuale i rrëmbyen Alea Kelmendi, Krenar Ismajli dhe Amar Daku.

Rezultati i arritur në Stamboll rikonfirmon ngritjen e karatesë kosovare në arenën rajonale, me federatën, trajnerët dhe sportistët që morën urime të shumta për përfaqësimin dinjitoz të flamurit të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara