Bota

Rusia: SHBA-ja do të japë kontributin më të madh për paqen nëse ndërpret dërgesat e armëve në Ukrainë

Published

on

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke theksuar se SHBA-ja ka qenë mbështetësi më i madh i luftës në Ukrainë deri më tani, tha se nëse SHBA-ja ndalon dërgesat e armëve në Ukrainë, ajo do të japë kontributin më të madh për paqen.

Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjet aktuale në kryeqytetin Moskë.

Pasi u shpreh se e kanë mirëpritur dëshirën e presidentit amerikan Donald Trump për të sjellë paqen në Ukrainë, Peskov deklaroi se nëse SHBA-ja ndërpret mbështetjen ushtarake për Ukrainën, kjo mund ta shtyjë administratën e Kievit drejt procesit të paqes.

Deri më tani mbështetësi më i madh i luftës ishte SHBA-ja. Nëse SHBA-ja ndalon dërgesat e armëve në Ukrainë ajo do të sigurojë kontributin më të madh për paqen“, deklaroi Peskov, duke kujtuar se disa vende evropiane kanë bërë deklarata se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.

“Marrëdhëniet me SHBA-në duhet të shpëtohen nga barra negative e sanksioneve

Mbi pyetjen “A do të kontribuojë heqja e sanksioneve amerikane kundër Rusisë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe?, zëdhënësi Peskov, tërhoqi vëmendjen se nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare nga SHBA-ja për këtë çështje.”Në çdo rast qëndrimi ynë ndaj sanksioneve njihet mirë. Këto sanksione janë të paligjshme. Marrëdhëniet dypalëshe duhet të shpëtohen nga barra negative e sanksioneve të zbatuara”, tha Peskov.

Zëdhënësi Peskov ndër të tjera theksoi se ata nuk kanë harruar se Trump vendosi sanksione ndaj Rusisë dhe ofroi dërgesa armësh në Ukrainë gjatë mandatit të tij të parë si president.

Duke vlerësuar mundësinë që Bjellorusia të veprojë si ndërmjetëse midis Rusisë dhe Ukrainës, Peskov vuri në dukje se kriza ukrainase është diskutuar në çdo takim të liderëve rusë dhe atyre bjellorusë, ndërsa shtoi se “Ne mirëpresim çdo iniciativë që synon zgjidhjen e kësaj krize”.

Bota

Putin nënshkruan strategjinë Detare të Rusisë deri në vitin 2050

Published

on

By

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi strategjinë për zhvillimin e Marinës Ruse për periudhën deri në vitin 2050 në fund të muajit të kaluar, bëri të ditur ndihmësi presidencial Nikolai Patrushev.

“Drafti përfundimtar i strategjisë iu paraqit për shqyrtim kreut të shtetit dhe ai e nënshkroi më 30 maj,” tha Patrushev, i cili është edhe kryetar i Bordit Detar. Ai kujtoi se vendimi për përgatitjen e kësaj strategjie ishte marrë në një takim në Kremlin në korrik 2024.

“Me udhëzimet e presidentit, Ministria e Mbrojtjes përgatiti draftin e strategjisë, i cili më pas u finalizua nga Bordi Detar, duke marrë parasysh propozimet e agjencive dhe organizatave federale,” shtoi ai.

Continue Reading

Bota

Los Angeles: 10 protestues arrestohen gjatë përleshjeve me policinë

Published

on

By

Dhjetë protestues janë arrestuar gjatë përleshjeve me policinë në qendër të Los Angeles, gjatë protestave kundër bastisjeve të imigracionit që kanë përfshirë Kaliforninë gjatë fundjavës, njoftoi shefi i policisë së qytetit, Jim McDonnell, në një konferencë për shtyp të dielën vonë.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe flakadanë për të shpërndarë turmat gjatë ditës së djeshme. Sipas CNN, forcat e rendit goditën dhe shtynë protestuesit gjatë kryerjes së arrestimeve.

Departamenti i Policisë së Los Angeles (LAPD) njoftoi se e gjithë zona qendrore e qytetit është shpallur “zonë e paligjshme për tubim”, duke zgjeruar kështu urdhrin e mëparshëm për shpalljen e tubimit jashtë Qendrës së Paraburgimit Metropolitan si të paligjshëm.

Rreth 300 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë janë angazhuar në Los Anxhelos, sipas zyrës së Guvernatorit Gavin Newsom. Guvernatori i kërkoi administratës së Trump të anulojë vendosjen e forcave federale, të cilën e cilësoi “të paligjshme”, dhe të lejojë autoritetet lokale të ruajnë rendin publik.

Për më tepër, rreth 500 marinarë në detyrë aktive janë në “status të përgatitur për t’u vendosur” dhe mund të dërgohen nga qendra e luftimeve në Twentynine Palms, Kaliforni, nëse trazirat vazhdojnë. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kishte paralajmëruar të shtunën për këtë mundësi.

Gjatë ditës ka pasur ndërprerje të trafikut në disa rrugë kryesore, përfshirë autostradën US 101, që lidh Los Anxhelosin me qytete të tjera të Kalifornisë si San Francisko. Autostrada u mbyll për rreth 90 minuta në pasdite pasi qindra protestues hynë në rrugë. Më pas, korsitë në drejtim të jugut u mbyllën përsëri për shkak të protestuesve që hodhën sende mbi automjetet e policisë.

Continue Reading

Bota

Policia e Los Angelesit shpall tubimin të paligjshëm, Trump reagon me thirrje për ndërhyrje të trupave

Published

on

By

Policia e Los Angelesit u ka bërë thirrje protestuesve që të largohen menjëherë nga rrugët, pasi një tubim është shpallur i paligjshëm në zonën qendrore të qytetit.

Në një postim në platformën “X”, Departamenti i Policisë së Los Angelesit (LAPD) njoftoi:

“Demonstruesit kanë marshuar drejt zonës LA dhe po bllokojnë të gjitha korsitë e trafikut në Figueroa dhe 11th St. Një tubim i paligjshëm është shpallur në zonën e Qendrës së Los Anxhelosit. Ju duhet të largoheni menjëherë nga zona.”

Më herët gjatë mbrëmjes, shefi i policisë së LAPD, Jim McDonnell, deklaroi se policia mbështet të drejtën për protesta paqësore, por paralajmëroi se çdo akt dhune apo kriminaliteti do të përballet me masa të menjëhershme nga autoritetet.

Në anën tjetër, ish-presidenti Donald Trump reagoi përmes platformës së tij “Truth Social”, duke e cilësuar situatën si shqetësuese dhe duke bërë thirrje për veprime të ashpra ndaj protestuesve.

“Mos i lini këta banditë t’ia mbathin pa u ndëshkuar. Bëjeni Amerikën përsëri të madhe!” shkroi Trump.

Në një tjetër postim të mëvonshëm, ai shtoi: “Duket shumë keq në Los Anxhelos. Sillni trupat! Arrestoni njerëzit me maskë, tani!”

Situata vazhdon të jetë dinamike dhe autoritetet mbeten në gatishmëri për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike.

Continue Reading

Aktualitet

Zjarr masiv në bazën ushtarake ruse në Melitopol

Published

on

Një zjarr i madh ka shpërthyer në fabrikën “Hydromash” në qytetin e pushtuar të Melitopolit, duke shkaktuar një tym të dendur dhe flakë që janë të dukshme në të gjithë zonën përreth.

Pamjet dhe dëshmitë tregojnë për zjarr të jashtëzakonshëm në përmasa, që ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të objektit industrial. Sipas burimeve lokale pas pushtimit të qytetit nga forcat ruse, kompleksi industrial i “Hydromash” është shndërruar në bazë ushtarake të improvizuar.

Kjo fabrikë, e cila më parë prodhonte pajisje hidraulike dhe komponentë të tjerë teknikë, thuhet se është përdorur nga ushtria ruse për magazinimin e armatimit dhe logjistikës ushtarake.

Zjarri ka filluar në orët e vona të natës dhe përhapja e tij e shpejtë ka ngritur shqetësime për rrezikun e shpërthimeve të mundshme, veçanërisht nëse në ambientet e godinës ndodhen municione ose karburante. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga pala ruse për shkakun e zjarrit apo pasojat e plota.

Autoritetet ukrainase nuk e kanë përjashtuar mundësinë që incidenti të jetë rezultat i një operacioni të qëllimshëm ose sabotimi.

Megjithatë, deri në këtë moment, shkaku i saktë i zjarrit mbetet i paqartë dhe nuk është konfirmuar nga burime të pavarura. Ngjarja vjen në një kohë kur tensionet në rajonet e pushtuara mbeten të larta, dhe incidentet e tilla gjithnjë e më shpesh lidhen me aktivitetet ushtarake dhe përplasjet në prapavijë.

Continue Reading

Të kërkuara