Bota
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesin pa ngrohje
Published
2 hours agoon
By
UBTnewsRusia ka kryer një sulm masiv me dronë në qytetin-port ukrainas të Odesës, duke vrarë një grua dhe duke plagosur dhjetë të tjerë, përfshirë një djalë 9-vjeçar, thanë autoritetet më 15 nëntor.
Si pasojë e sulmeve, mijëra ukrainas kanë mbetur pa ngrohje qendrore, tha guvernatori rajonal, Oleh Kiper.
Kiper tha se një ndërtesë banimi në qendër të qytetit është shkatërruar plotësisht, ndërkaq disa ndërtesa të tjera banimi dhe dhjetëra makina janë dëmtuar. Ai tha po ashtu se linja kryesore për furnizim me ngrohje është goditur, duke detyruar autoritetet që ta ndalin furnizimin me ngrohje për afër 40.000 konsumatorë.
Po ashtu, sipas guvernatorit të Odesës, një maternitet, katër shkolla dhe shtatë çerdhe kanë mbetur pa ngrohje.
Ndërkaq, kryetari i Odesës, Hannadiy Trukhanov, tha se qyteti është goditur nga “një sulm i kombinuar masiv”.
Rusia, që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, vazhdimisht sulmon infrastrukturën civile dhe energjetike të Ukrainës. Edhe në dimrat paraprak, sulmet e Moskës kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe ngrohje në Ukrainë./REL/
Bota
Frikë dhe alarm në Turqi, tërmeti 5.1 ballë godet rajonin e Malatyas
Published
4 mins agoon
November 15, 2024By
UBT NEWSNjë tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur Turqinë në mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 07:46. Sipas informacionit të dhënë nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti është regjistruar në rajonin e Turqisë Qendrore, më konkretisht në zonën e Malatyas, një nga rajonet më të ndjeshme ndaj aktivitetit sizmik të këtij vendi.
Epiqendra e tërmetit u gjet në një distancë të afërt me qytetin e Doganşehir, ndërsa lëkundjet e forta ndodhën edhe në zonat përreth, duke shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët. Edhe pse lëkundjet ishin të forta, nuk janë raportuar dëme të dukshme materiale, ashtu si edhe pasoja për jetën e njerëzve.
Thellësia e tërmetit është raportuar të jetë 8 kilometra, një thellësi që zakonisht shoqërohet me pasiguri për shkak të mundësisë për shkaktimin e lëkundjeve të tjera pasuese. Pas tërmetit të parë, qytetarët janë përpjekur të dalin jashtë banesave të tyre për shkak të frikës nga mundësia e lëkundjeve të tjera.
Autoritetet lokale kanë kërkuar që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo incident në rast se ka pasoja të tjera që nuk janë vërejtur menjëherë. Deri tani, asnjë informacion tjetër mbi dëme të mundshme ose viktima nuk është konfirmuar.
Ky tërmet ka shtuar frikën për një valë të mundshme lëkundjesh dhe ka rikthyer kujtesën për pasojat që tërmetet mund të shkaktojnë në rajonin e Malatyas dhe zonat përreth, të cilat janë të ndjeshme ndaj aktiviteteve sizmike./TRT HABER/
Bota
Orban: BE të rishqyrtojë sanksionet ndaj Rusisë në mënyrë që të ulen çmimet e energjisë
Published
32 mins agoon
November 15, 2024By
UBTnewsBashkimi Evropian duhet të rishqyrtojë sanksionet kundër Rusisë, pasi ato po mbajnë të larta çmimet e energjisë dhe po pengojnë konkurrencën ekonomike të bllokut, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Udhëheqësit e BE-së kanë nënshkruar një deklaratë për konkurrencën gjatë samitit të tyre joformal të mbajtur javën e kaluar.
“Çmimet e energjisë patjetër duhet të ulen. Kjo nënkupton se sanksionet duhet të rishqyrtohen sepse sipas politikës aktuale të sanksioneve, çmimet e energjisë nuk mund të ulen”, tha Orban gjatë një interviste për radion publike hungareze.
Orban tha se kompanitë amerikane një të katërtën e shumës që paguajnë shtetet evropiane për gazin dhe rrymën, një disavantazh që nuk mund të tejkalohet me mënyra të tjera.
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Orban ka qenë kritik i zëshëm i sanksioneve të BE-së kundrë Moskës dhe të ndihmës financiare dhe ushtarake që blloku ka dhënë për Ukrainën.
Përderisa shtetet në perëndim të Evropës kanë bërë përpjekje serioze për të hequr dorë nga energjia ruse, Hungaria merr 80-85 për qind të gazit nga Rusia dhe 80 për qind e furnizimeve të saj të naftës së papërpunuar e merr po ashtu nga Moska.
Bota
Sulmet godasin Bejrutin pas urdhrit izraelit për evakuim
Published
2 hours agoon
November 15, 2024By
UBT NEWSSulmet ajrore izraelite kanë goditur periferi të Bejrutit më 15 nëntor, pas një urdhri nga ushtria izraelite që kërkonte evakuimin e banorëve. Mësohet se një dron izraelit ka lëshuar dy raketa në zonën e Gobeirit, një lagje e periferisë jugore të kryeqytetit libanez, ndërsa forcat ajrore izraelite kanë kryer një sulm të rëndë ajror që ka shkatërruar një ndërtesë pranë zyrave komunale.
Urdhri për evakuim u shpall në një postim në platformën X nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, i cili paralajmëroi banorët e Gobeirit dhe zonave përreth se ata mund të bëhen objekt i sulmeve të menjëhershme. Në mesazhin e tij, Adraee u bëri thirrje banorëve që të largoheshin nga ndërtesat dhe zonat që lidhen me Hezbollahun, grupin militant dhe partinë politike që kontrollon jugun e Libanit. Ai gjithashtu publikoi harta të zonave të shënjestruara, përfshirë afër shkollës së mesme Bustan.
Sulmet ajrore izraelite kanë shkaktuar një eksod masiv të civilëve nga Gobeiri dhe nga bastioni i Hezbollahut në jug të Bejrutit, megjithatë disa banorë janë kthyer për të kontrolluar shtëpitë e tyre. Përveç Bejrutit, NNA (Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit) raportoi se sulme të tjera janë kryer në qytetin jugor të Nabatiehut, një tjetër bastion i Hezbollahut.
Në një njoftim tjetër, ushtria izraelite ka pohuar se gjatë ditës së enjten ka shënjestruar disa “qendra komanduese” të forcave speciale Radvan të Hezbollahut, si dhe raketahedhës të përdorur për sulme kundër Izraelit. Po ashtu, forcat ajrore izraelite kanë sulmuar më shumë se 120 cakë në Liban, përfshirë depo armësh dhe qendra komanduese.
Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut ka eskaluar që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit të kaluar, dhe është intensifikuar që nga shtatori i këtij viti, kur Izraeli ka nisur fushatën ajrore dhe ofensivën tokësore kundër grupit militant libanez. Edhe pse Hezbollah konsiderohet një grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, krahun politik të tij, që ka ulëse në Parlamentin libanez, Bashkimi Evropian nuk e ka shpallur si të tillë.
Sipas autoriteteve libaneze, deri tani më shumë se 3,380 persona janë vrarë në këtë përplasje, ndërsa humbjet ekonomike për Libanin janë vlerësuar në më shumë se 5 miliardë dollarë, me dëme materiale që konsiderohen të arrijnë në miliarda dollarë./REL/
Bota
Përkeqësohet situata në Delhi nga smogu, mbyllen të gjitha shkollat fillore
Published
2 hours agoon
November 15, 2024By
UBT NEWSSituata e ndotjes së ajrit në Delhi ka marrë një përkeqësim të madh, duke detyruar autoritetet të mbyllin të gjitha shkollat fillore. Kjo masë është marrë si rezultat i smogut të dendur që ka mbuluar qytetin, duke e bërë ajrin shumë të dëmshëm për shëndetin. Për pasojë, mësimi për nxënësit e shkollave fillore do të zhvillohet online deri në një njoftim të dytë.
Delhi dhe qytetet përreth po përjetojnë nivele të ndotjes ajrore që konsiderohen jashtëzakonisht të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Të enjten, koncentrimi i grimcave të dëmshme në ajër ishte më shumë se 50 herë më i lartë se norma e sigurt e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Grimcat e imta, të njohura si PM 2.5, mund të depërtojnë lehtësisht në mushkëri dhe të ndikojnë negativisht në shëndetin e organeve të tjera. Ato mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës dhe të sistemit të frymëmarrjes, dhe studimet kanë treguar gjithashtu se ekspozimi i fëmijëve të vegjël ndaj ndotjes mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre.
Sipas të dhënave të fundit, nivelet e grimcave PM 10 kanë arritur një mesatare prej 495, që është 10 herë më shumë se niveli i sigurt për shëndetin e përcaktuar nga OBSH. Ky nivel i ndotjes ka shkaktuar shqetësime të mëdha në mesin e qytetarëve, shumë prej të cilëve kanë raportuar probleme të frymëmarrjes dhe irritime të syve.
Një situatë alarmante, e cila ka çuar autoritetet të paralajmërojnë për rrezikun e shëndetit publik. Edhe pse pritet që nivelet e ndotjes të ulen në ditët e ardhshme, ato do të mbeten ende në nivele të dëmshme për shëndetin e njerëzve.
Frikë dhe alarm në Turqi, tërmeti 5.1 ballë godet rajonin e Malatyas
Kohë perfekte për biskota me xhenxhefil, të shijshme dhe të shëndetshme
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, prezanton vizionin e UBT-së për “Smart City” në Kongresin Ndërkombëtar të Cilësisë në Francë
Orban: BE të rishqyrtojë sanksionet ndaj Rusisë në mënyrë që të ulen çmimet e energjisë
Vdiq si pasagjer në Titanik, shitet për çmimin marramendës ora e xhepit të tij
Reforma e asistencës sociale, lansohet masa për mbështetjen e punësimit
Rexhbeçaj: Do të luajmë të bashkuar
44 488 faqe dorëshkrimesh të Kadaresë ekspozohen në COD, një jetë krijimi që në moshën 11-vjeçare!
Malishevë, arrestohen tetë persona të mitur të përfshirë në një rrahje
Të kërkuara
-
Bota2 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman