Botë

Rubio zgjidhet unanimisht sekretar amerikan i Shtetit

Published

on

Senati Amerikan e ka miratuar unanimisht Marco Rubion si sekretar të Shtetit, duke e vendosur senatorin në vijën e parë të diplomacisë së presidentit të ri, Donald Trump.

Rubio, i cili është hispaniku i parë dhe folësi i parë i rrjedhshëm i gjuhës spanjolle që merr detyrën e kryediplomatit amerikan, është kandidati i parë i kabinetit të Trump që u konfirmua nga Senati i drejtuar nga Republikanët, vetëm disa orë pas inaugurimit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i uroi Rubios suksese pas emërimit të tij në postin e sekretarit të Shtetit, në atë që Osmani e quajti rol të rëndësishëm.

Kosova mezi pret të punojë me ju për të forcuar aleancën tonë të qëndrueshme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë së bashku”, shkroi Osmani në X.

Përgjatë karrierës, Rubio e ka pasur disa herë në fokus rajonin e Ballkanit. Në vitin 2022, ai iu bashkua një grupi senatorësh, i cili i dërgoi letër presidentit të atëhershëm amerikan, Joe Biden, për ta inkurajuar që ta mbajë Ballkanin në vëmendjen e tij.

Ballkani është një zonë e cenueshme e Evropës dhe, megjithëse Ukraina duhet ta ketë vëmendjen tonë të menjëhershme, ne nuk mund ta humbasim nga sytë këtë rajon, ku NATO-ja, prej kohësh, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes”, u tha në atë letër.

Rubio u konfirmua në këtë post me 99 vota pro dhe asnjë kundër, me disa senatorë nga Partia Demokratike rivale që e përshkruan Rubion si një mik. Një vend në Senat kishte mbetur bosh pas inaugurimit të nënpresidentit J.D. Vance.

Duke marrë parasysh pasigurinë në mbarë botën tani, është në interes të Amerikës të mos humbasë kohë”, tha senatorja Jeanne Shaheen, demokratja kryesore në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.

Ndërsa mund të mos biem gjithmonë dakord, unë besoj se ai ka aftësitë, njohuritë dhe kualifikimet për të qenë sekretar i Shtetit”, tha ajo në sallën e Senatit.

Shaheen dhe kryetari republikan i komitetit, Jim Risch, ranë dakord ta përshpejtojnë emërimin e Rubios, i cili u miratua nga paneli vetëm një orë para se të kalonte në sallën e Senatit.

“Nuk është sekret që fuqitë armiqësore nga Kina te Rusia, nga Koreja e Veriut te Irani, kanë formuar një bosht autoritar që synon të dobësojë Shtetet e Bashkuara”, tha Risch.

Na duhet një kryediplomat parimor dhe i përqendruar te veprimi si Marco Rubio për t’i përballuar ata”.

Rubio do të ketë menjëherë detyrën për të zbatuar politikën e jashtme potencialisht të paparashikueshme të Trumpit, i cili në një fjalim inaugurues të hënën përsëriti kërcënimet për të marrë Kanalin e Panamasë, por gjithashtu premtoi të ishte një “paqebërës”.

Trump sfidoi dy sekretarët e Shtetit gjatë mandatit të tij të parë me një politikë të jashtme që ndryshonte shpejt, duke kaluar në një rast nga kërcënimi për shkatërrimin e Koresë së Veriut në deklaratën se ai “ra në dashuri” me liderin autoritar Kim Jong Un.

Rubio, djali i një familjeje punëtore kubane që kundërshtoi ashpër revolucionin komunist të Fidel Castros, është i njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj shteteve autoritare të Amerikës Latine dhe Kinës.

Në seancën e tij të konfirmimit javën e kaluar, Rubio akuzoi Kinën për mashtrim në rrugën e saj drejt statusit të superfuqisë dhe e quajti gjigantin aziatik “kundërshtari më i fuqishëm dhe më i rrezikshëm që ky komb ka hasur ndonjëherë”.

Disa nga të nominuarit e Trumpit ende nuk kanë pasur seanca konfirmimi për shkak të historikut të tyre të diskutueshëm, përfshirë Tulsi Gabbardin për postin e shefes së inteligjencës, Robert F. Kennedy Jr. për sekretar të shëndetësisë dhe shërbimeve humane dhe Kash Patel për FBI-në./REL/

 

Aktualitet

Irani godet Izraelin me raketa dhe sfidon hapur diplomacinë e Trumpit ndërsa kriza në Hormuz paralizon rajonin

Published

on

By

Situata aktuale paraqitet mjaft e tensionuar dhe komplekse, ku përplasja ushtarake mes Iranit dhe Izraelit po sfidon hapur përpjekjet diplomatike të Presidentit Donald Trump për një marrëveshje të shpejtë.

Ndërsa Trump deklaroi se bisedimet për ndalimin e konfliktit ishin produktive, Irani u përgjigj me valë raketash drejt Izraelit dhe zgjodhi të tallte publikisht idenë e tij për kontroll të përbashkët të Ngushticës së Hormuzit përmes një imazhi ironik me një timon lodër.

Ky hendek i madh komunikimi vjen në një kohë kur Izraeli ka goditur objektiva strategjikë në zemër të Teheranit dhe Irani ka bllokuar efektivisht njërën nga arteriet kryesore të naftës në botë.

Edhe pse ndërmjetësit si Omani flasin për përparim në çështjen bërthamore, fakti që SHBA dhe Izraeli kanë kaluar në sulme direkte tregon se besimi është thyer plotësisht.

Me një ultimatum pesë-ditor të vendosur nga Trump për rihapjen e Ngushticës dhe kërcënimet e Iranit për të goditur infrastrukturën e aleatëve amerikanë, rajoni ndodhet në prag të një përshkallëzimi total ku diplomacia dhe forca ushtarake po luftojnë me njëra-tjetrën për dominim. /Reuters/

 

Continue Reading

Aktualitet

Sulmet amerikano-izraelite godasin Iranin, pavarësisht pretendimeve të Trumpit për bisedime paqeje

Published

on

By

Pavarësisht pretendimeve të presidentit Trump për bisedime paqeje, sulmet amerikano-izraelite po vazhdojnë të godasin Iranin. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Teheran dhe qytete të tjera, ndërkohë që Irani ka mohuar të ketë zhvilluar bisedime me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës.

Sulmet e përbashkëta kanë goditur disa rajone të Iranit pa asnjë shenjë de-eskalimi, edhe pse presidenti Donald Trump deklaroi të martën se Washingtoni është në bisedime me Teheranin.

Gjatë natës të së martës, shpërthime masive u raportuan në kryeqytetin iranian, si dhe në qytetet Tabriz, Isfahan dhe Karaj. Mediat iraniane raportuan se goditjet kishin si shënjestër dy objekte të gazit dhe një tubacion, vetëm pak orë pasi Trump kishte shtyrë sulmet e planifikuara në infrastrukturën energjetike.

Agjencia e lajmeve “Fars” njoftoi se si pjesë e sulmeve të vazhdueshme nga armiku zionist dhe amerikan, janë goditur ndërtesa e administratës së gazit dhe stacioni i rregullimit të presionit në Isfahan.

Këto objekte në Iranin qendror u dëmtuan pjesërisht, ndërsa një tjetër sulm goditi tubacionin e gazit të termocentralit Khorramshahr në jugperëndim të vendit, pranë kufirit me Irakun.

Përveç dëmeve materiale, mediat lokale raportuan se një profesor i shquar i universitetit të shkencave në Teheran u vra së bashku me dy fëmijët e tij gjatë një sulmi në banesën e tyre në veri të kryeqytetit.

Viktima u identifikua si Saeed Shamaghdari, i cili ligjëronte në departamentin e inxhinierisë në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë. Izraeli ka shënjestruar edhe më parë akademikë iranianë, duke i akuzuar për lidhje me zhvillimin e armatimit.

Sipas kreut të shërbimit të urgjencës në Iran, Jafar Miadfar, 208 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, ku 168 prej tyre humbën jetën vetëm nga goditja me raketa amerikane në shkollën e vajzave në qytetin Minab.

Grupet për të drejtat e njeriut po kërkojnë që sulmi në Minab të hëtohet si krim lufte, ndërkohë që qeveria iraniane bën të ditur se numri total i civilëve të vrarë deri më tani ka kaluar shifrën 1,500.

Continue Reading

Aktualitet

Irani nis ekzekutimin e dënimeve ndaj protestuesve të janarit

Published

on

By

Zëvendëskryetari i parë i Gjyqësorit iranian, Hamzeh Khalili, njoftoi këtë të hënë se rastet e personave të arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare në fillim të këtij viti janë procesuar dhe tashmë ka nisur zbatimi i dënimeve përfundimtare, raporton Reuters.

Protestat masive anti-qeveritare që tronditën vendin në janar u shtypën përmes ndërhyrjes më të ashpër në historinë e Republikës Islamike. Sipas agjencisë së lajmeve të gjyqësorit “Mizan”, Khalili deklaroi se për elementët që ai i cilësoi si “terroristë dhe rebelë” nuk do të ketë asnjë lloj tolerance dhe se disa prej dënimeve janë ekzekutuar tashmë ditët e fundit.

Ky njoftim vjen vetëm një javë pasi Irani ekzekutoi tre burra të akuzuar për vrasjen e dy zyrtarëve policorë gjatë trazirave, veprim ky që ka rritur shqetësimin te organizatat për të drejtat e njeriut, si “Hengaw”.

Sipas këtyre grupeve, Teherani po intensifikon ekzekutimet ndaj të burgosurve politikë dhe protestuesve në mes të rritjes së presioneve ushtarake dhe ndërkombëtare. Khalili shtoi se gjyqësori do të jetë i pakompromis ndaj atyre që i quajti “infiltrues, mercenarë dhe tradhtarë që bashkëpunojnë me armikun”, teksa qindra persona janë arrestuar vetëm gjatë muajit mars, që prej fillimit të konfliktit me Izraelin dhe SHBA-në. /Reuters/

Continue Reading

Aktualitet

Trump e Starmer diskutuan në telefon për Ngushticën e Hormuzit

Published

on

By

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë folur në telefon mbrëmjen e kaluar, ka raportuar të hënën BBC.

Një zëdhënës i Downing Street ka deklaruar: “Udhëheqësit diskutuan situatën aktuale në Lindjen e Mesme, dhe në veçanti, nevojën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për të rifilluar transportin global”.

“Ata ranë dakord që rihapja e Ngushticës së Hormuzit është thelbësore për të siguruar stabilitetin në tregun global të energjisë”, ka shtuar ai.  “Ata ranë dakord të flasin përsëri së shpejti”.

Kryeministri më vonë do të drejtojë një takim “Cobra” me shefen e financave, Rachel Reeves, guvernatorin e Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, dhe të tjerë, mbi ndikimin ekonomik të luftës.

Trump i ka dhënë të shtunën Iranit afat prej 48 orësh për të rihapur Ngushticën e Hormuzit – ose, tha ai, SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet iraniane, “duke filluar së pari me më të madhin”.

Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se presin të përballen me “disa javë të tjera luftimesh” kundër Iranit dhe “Hezbollahut”. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara