Botë

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja në lidhje me bisedimet për paqe në Ukrainë, pas një takimi që pati me homologun e tij rus të enjten në Malajzi.

Mendoj se është një qasje e re dhe ndryshe”, u tha Rubio gazetarëve pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Nuk do ta cilësoja si diçka që garanton paqe, por është një koncept që, e dini, do t’ia paraqes presidentit”, shtoi ai.

Rubio nuk dha më shumë hollësi rreth kësaj.

Ai shtoi se presidenti Donald Trump ka qenë “i zhgënjyer dhe i zemëruar që nuk ka pasur më shumë fleksibilitet nga pala ruse” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Na duhet të shohim një plan të qartë se si mund të përfundojë ky konflikt. Dhe, ne ndamë disa ide se si mund të duket ai”, tha Rubio për takimin 50-minutësh me Lavrovin.

Do të vazhdojmë të angazhohemi aty ku shohim mundësi për të bërë ndryshim”, theksoi ai.

Rubio dhe Lavrov zhvilluan bisedime në Kuala Lumpur në kuadër të Forumit Rajonal të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), i cili bashkon 10 anëtarët e ASEAN-it dhe partnerët e tyre më të rëndësishëm diplomatikë, përfshirë Rusinë, Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, vendet evropiane dhe SHBA-në.

Ky ishte takimi i tyre i dytë prej se Rubio e mori detyrën, megjithëse ata kanë folur disa herë në telefon.

Takimi i tyre i parë u zhvillua në shkurt në Riad të Arabisë Saudite, ndërsa administrata Trump po testonte gatishmërinë e Rusisë dhe Ukrainës për të bërë paqe.

Takimi i së enjtes ndodhi pak pasi SHBA-ja rifilloi dërgesat e armëve mbrojtëse për Ukrainën pas një ndërprerjeje, zyrtarisht për t’i shqyrtuar rezervat e brendshme të municioneve – një veprim që u përshëndet nga Moska.

Nisja e ridërgimit të ndihmave vjen në një kohë kur Rusia ka shpeshtuar dukshëm sulmet ajrore ndaj Ukrainës dhe derisa presidenti Trump ka shfaqur zemërimin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin./REL

Lajmet

Bisedimet pa rezultat në Moskë, negociatorët e Ukrainës dhe SHBA-së takohen në Florida

Published

on

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të takohet sot në Miami me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Takimi vjen menjëherë pas vizitës pesëorëshe të Witkoff-it në Kremlin të martën, ku ai bisedoi me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas Moskës, diskutimet nuk prodhuan “asnjë kompromis” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti Donald Trump i cilësoi bisedimet me Putinin, ku mori pjesë edhe Jared Kushner, si mjaft të mira, por paralajmëroi se është ende herët për të pritur rezultate konkrete.

“Duhen dy persona për tango,” tha ai, duke nënvizuar se progresi varet nga angazhimi i të dy palëve.

Nga Kievi, ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybhia deklaroi se Rusia duhet të ndalë menjëherë agresionin dhe akuzoi Putinin se po humb kohën e botës.

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi më herët se një takim mes negociatorëve amerikanë dhe ukrainas pritet të zhvillohet në ditët në vijim.

Bisedimet SHBA–Rusi në Kremlin erdhën pas disa ditësh konsultimesh të Uashingtonit me udhëheqës ukrainas dhe evropianë, pasi ishin shfaqur shqetësime se një draft-marrëveshje e mundshme paqeje ishte tepër e anuar në favor të Moskës.

Këshilltari i Putinit, Yuri Ushakov, tha se disa propozime amerikane ishin të pranueshme, por të tjerat u kritikuan drejtpërdrejt nga lideri rus, transmeton RTSH.

Dy çështje mbeten pengesë thelbësore:

  1. Statusi i territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia
  2. Garancitë e sigurisë për Ukrainën

Kremlini konfirmoi se perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në NATO ishte “çështje kyçe” e takimit në Moskë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Aksidentohen 8 vetura në Gjermani, dëmet mbi 100 mijë euro

Published

on

Në Sttuttgart asgjë nuk funksionoi në rrugën drejt Fellbach në trafikun e orës së pikut, kur gjatë një aksidenti u përfshin tetë automjete.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, tha një zëdhënës i policisë duke shtuar se fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar.

Zëdhënësi i policisë tha se dëmet materiale kapin shifrën 120 mijë euro dhe se rruga në drejtim të Fellbach, rrethi Rems-Murr-Kreis, ishte e mbyllur./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

​Hungaria zotohet të sfidojë planin e BE-së për heqjen graduale të importit të karburanteve ruse

Published

on

By

Hungaria të mërkurën u zotua të nisë “menjëherë” një sfidë ligjore sapo plani i BE-së për heqjen graduale të importeve të karburanteve fosile ruse të miratohet zyrtarisht.

Sapo të miratohet zyrtarisht plani RePowerEU, ne do ta sfidojmë menjëherë atë para Gjykatës së Drejtësisë të BE-së. Procedurat ligjore do të fillojnë pa vonesë,” tha ministri i Jashtëm Peter Szijjarto në X.

Puna përgatitore është tashmë duke u zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur sigurinë energjetike të Hungarisë“, shtoi ai.

Më herët gjatë ditës, BE tha se do të ndalojë “në mënyrë efektive dhe të përhershme” importin e gazit rus dhe do të shkojë drejt heqjes graduale të naftës ruse sipas marrëveshjes së përkohshme politike të arritur nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian./KP

Continue Reading

Botë

Lirohet Federica Mogherini

Published

on

By

Policia belge ka liruar nga ndalimi ish-diplomaten e lartë të BE-së Federica Mogherini dhe ish-kryeshefin e shërbimit të jashtëm Stefano Sannino pasi ata u ndaluan për t’u marrë në pyetje në lidhje me një hetim për mashtrim, tha të mërkurën në mëngjes prokurori publik i BE-së.

Zyra Evropiane e Prokurorit Publik, e cila po udhëheq hetimin, njoftoi lajmin.

Akuzat lidhen me mashtrim në prokurim dhe korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, por tre të arrestuarit u liruan sepse nuk konsideroheshin “rrezik arratisjeje”.

Mogherini, rektore e College of Europe, Sannino dhe një anëtar i stafit të College of Europe u ndaluan të martën në kuadër të një hetimi për të parë nëse tenderi publik i dhënë nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) në vitet 2021–22 një institucioni të arsimit të lartë për të pritur Akademinë Diplomatike të BE-së ishte manipuluar në favor të College of Europe, shkruan TCH-ja

“Akuza lidhen me mashtrim në prokurim dhe korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata u liruan, pasi nuk konsiderohen rrezik arratisjeje,” thuhej në deklaratën e prokurorit./EO

Continue Reading

Të kërkuara