Lajmet

​Rritet numri i udhëtarëve e fluturimeve në ANP “Adem Jashari” në tremujorin e vitit 2024

Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësja për informim e ANP-së, Valentina Gara.

Published

on

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” LKIA po vazhdon suksese të pakufizuara gjatë viteve të fundit ku ka pasur progres të jashtëzakonshëm në numrin e udhëtarëve dhe fluturimeve. Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësja për informim e ANP-së, Valentina Gara, ku është bërë i ditur numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në tremujorin e parë të vitit 2024.

“Në muajin janar ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve prej 21,84%, dhe 23,25% të numrit të fluturimeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa shkurti ka shënuar rritje prej 37,62% në numrin e udhëtarëve dhe 32,96% në numrin e fluturimeve. Marsi 2024 ka shënuar rritje 29,44% në udhëtarë dhe 22,99% në fluturime”, thuhet në komunikatë.

Gara shtoi se viti 2023 arriti në përfundimin e tij me 3,424,883 udhëtarë ose 14,37% më shumë se viti 2022, ndërsa numri i fluturimeve ishte 23,278 fluturime ose 7,50% më shumë se viti 2022.

“Tremujori i parë i vitit 2023 pati 649,858 udhëtarë ndërsa viti 2024 shërbeu 839,546 udhëtarë ose 29,19% më shumë. Tremujori i parë i vitit 2023 shërbeu 4256 fluturime, ndërsa tremujori 2024 kishte 5376 ose 26,32% më shumë”, thuhet tutje.

Kryeshefi Ekzekutiv dhe Anëtari i Bordit të Drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA, Hakan Ozturk tha se janë të entuziazmuar me suksesin që e kanë arritur viteve të fundit.

“Jemi të entuziazmuar të dëshmojmë suksesin e jashtëzakonshëm që kemi arritur viteve të fundit. Falenderojmë udhëtarët tanë, partnerët, stafin e përkushtuar dhe të gjithë komunitetin për mbështetjen e tyre të paçmuar. Për më tepër, ne ia atribuojmë këtë sukses angazhimit të palëkundur për të ofruar shërbimet më të mira të mundshme dhe për të garantuar nivelet më të larta të sigurisë për klientët tanë të çmuar. Kënaqësia dhe siguria e udhëtarëve tanë, mbetet prioriteti ynë kryesor”, tha Ozturk.

Sipas komunikatës, rritja e numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve ka rezultuar poashtu në një kontribut të madh për Republikën e Kosovës.

“Shuma totale e investimit është 120 milionë euro, ndërsa kontributi për Republikën e Kosovës deri në Mars 2024 është mbi 221.32 milionë euro. Gjithashtu, si përgjigje ndaj rritjes së numrit të udhëtarëve, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është duke zgjeruar infrastrukturën e tij dhe aktualisht ka të punësuar rreth 850 punonjës”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë vitit 2024 janë shtuar linja të reja dhe frekuenca të reja shtesë e atyre ekzistuese.

“Linjat dhe frekuencat shtesë të reja të shtuara për vitin 2024 janë: Luksemburg, Halmstad, Riga, Izmir, Frankfurt Hahn, Burgas, Këln Bon, Oslo, Kopenhagë etj”, përfundon njoftimi.

Vendi

Disa të arrestuar e në kërkim për dhunë në familje në Gjilan, Pejë, Gjakovë e Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në disa raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, ku disa persona janë dërguar në mbajtje e një tjetër ndodhet në arrati.

Në Gjilan, policia ka arrestuar një burrë i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Ndërkaq, në Pejë është hapur një rast hetimor pasi një grua ka raportuar se është kanosur nga ish-burri i saj, i cili hëpërhë ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Gjakovë, ku janë identifikuar dy raste të ndara. Në njrin prej tyre, një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte e cila ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa i dyshuari është liruar më pas në procedurë të rregullt.

Kurse në rastin tjetër në këtë qytet, një burrë është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Po ashtu, lidhur me një rast të mëparshëm të dhunës në familje të ndodhur në Rahovec, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar po ashtu në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet e zhdukur një e mitur në Prizren, policia nis hetimet

Published

on

By

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, prindi i të miturës ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe lokalizimin e vendndodhjes së saj. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohen tre persona për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe Shtime

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në dy raste të ndara në rajonin e Ferizajt dhe Shtimes, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Në rastin e parë, në fshatin Bibaj të Ferizajt, policia ka ndaluar dy persona gjatë kontrollit të veturës së tyre. Me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar 59.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 6,455 euro me para në dorë, dy telefona celularë, dy shufra metalike si dhe vetura me të cilën po udhëtonin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rrugën “De Rada” në Shtime, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe sekuestruar 3.15 gramë hashash. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Published

on

By

Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka kryer një proces zhvarrosjeje në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të urdhëresës përkatëse nga gjykata.

Gjatë gërmimeve në terren janë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së viteve 1998–1999.

Policia e Kosovës njofton se mbetjet e gjetura janë tërhequr nga vendngjarja dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme mjekësoro-ligjore dhe identifikim.

Continue Reading

Të kërkuara