Lajmet

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk preket nga problemi masiv kibernetik

Published

on

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” nuk është afektuar nga kolapsi kibernetik, i cili sot ka prekur pothuajse gjithë botën. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara.

“Ju njoftoj se sistemet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nuk janë të afektuara”, ka thënë Valentina Gara.

Edhe Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se sistemi ndërbankar i Pagesave është plotësisht funksional dhe se nuk ka pasur asnjë ndërprerje në aktivitetin e tij.

“BQK bën me dije se nuk ka pasur sulme kibernetike në sistemin bankar dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për të dhënat apo sistemet. Si pasojë e disa ndryshimeve teknike të aplikuara nga ofrues global të shërbimeve, disa nga shërbimet online janë kufizuar për një kohë të caktuar. Sistemi bankar është funksional dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Shërbimet bankare po ofrohen nga bankat përmes kanaleve të tyre fizike dhe digjitale”, thuhet në tutje në njoftim.

Ndërsa kanë pranuar se disa nga shërbimet online të ndonjë banke të caktuar janë ndikuar pjesërisht nga problemet globale me shërbimet e kësaj natyre, por se edhe këto shërbime po rikthehen gradualisht nga banka, pa asnjë pasojë. Por është Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), e cila ka njoftuar se është prekur me të njëjtin problem.

“Për shkak të një kolapsi kibernetik, i cili ka prekur shumë sektorë në shumë vende të botës, ka afektuar edhe #Kosovën ku, nga mëngjesi i sotëm, të gjitha kërkesat tuaja po hasin në vështirësi t’i procesojmë te departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit të IT-së”, thuhet në njoftim.

Njëjtë sikurse Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, nga ndërprerja e funksionimit të sistemeve kompjuterike, në nivel global nuk është prekur as Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Lajmet

IHMK: Mot me diell, vranësira dhe mjegull në mëngjes

Published

on

By

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në orët e para të mëngjesit parashikohet të ketë mjegull.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

United Hospital – Ekspertizë mjekësore, teknologji moderne dhe standarde të avancuara në gastroenterologji

Published

on

By

Në United Hospital, kujdesi për shëndetin e traktit digjestiv mbështetet në ekspertizën profesionale, diagnostikimin e saktë dhe përdorimin e teknologjisë moderne, me synim ofrimin e shërbimeve mjekësore cilësore dhe trajtimit në përputhje me protokollet bashkëkohore mjekësore.

Si një nga institucionet më të mëdha private shëndetësore në Kosovë, United Hospital investon në zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve, pajisjeve moderne dhe përvojës së pacientit, duke synuar standarde të avancuara të kujdesit shëndetësor, në përputhje me praktikat e njohura evropiane.

Sipas, Dr. Valon Hamza, specialist i gastroenterologjisë në United Hospital, Departamenti i Gastroenterologjisë, ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë:

Vizita specialistike gastrohepatologjike, për vlerësimin e sëmundjeve të sistemit tretës dhe të mëlçisë.

Ekografi të abdomenit, për ekzaminimin dhe vlerësimin e organeve të brendshme.

Endoskopi të traktit digjestiv, përmes gastroskopisë dhe kolonoskopisë, për diagnostikimin e ndryshimeve dhe sëmundjeve të traktit tretës.

Përtej diagnostikimit, metodat endoskopike mundësojnë edhe ndërhyrje terapeutike, sipas indikacionit mjekësor, si polipektomia për largimin e polipeve, trajtimi endoskopik i gjakderdhjeve të brendshme dhe marrja e mostrave për biopsi, të cilat ndihmojnë në përcaktimin e diagnozës.

Diagnostikimi në kohë është një hap i rëndësishëm drejt trajtimit të duhur. Simptomat e vazhdueshme të sistemit tretës nuk duhen neglizhuar, ndërsa kontrollet dhe ekzaminimet e rekomanduara nga mjeku mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve.

Në United Hospital, ekspertiza profesionale dhe teknologjia moderne bashkohen për t’i ofruar pacientit kujdes të përgjegjshëm, vlerësim të individualizuar dhe qasje bashkëkohore në diagnostikim e trajtim.

United Hospital – kujdes i avancuar shëndetësor, me fokus te pacienti dhe mirëqenia e tij.

📞 Rezervoni konsultën tuaj: 038 60 70 70 | 046 60 70 70

📍 M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Continue Reading

Lajmet

Delegacioni i NATO-s viziton Kuvendin e Kosovës

Published

on

By

Një delegacion nga Komiteti Politik i Asamblesë Parlamentare të NATO-s po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, më 28 dhe 29 tetor.

Sipas njoftimit zyrtar nga Kuvendi i Kosovës, delegacioni i NATO-s do të realizojë sot një seri takimesh me zyrtarë të lartë dhe komisione parlamentare në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pritja nis në orën 09:05, ku delegacioni do të takohet me Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Më pas, në orën 10:00, është paraparë takimi me Komisionin për Punë të Jashtme si dhe atë për Integrim Evropian. Seri e takimeve të mëngjesit do të përmbyllet në orën 11:00 me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend.

Të gjitha takimet do të mbahen në sallën 506 të Kuvendit të Kosovës, ndërsa mediat do të lejohen të marrin pamje në fillim të çdo takimi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar pas lokalizimit nga njësitë policore.

Sipas deklaratës së Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar pas rezistencës dhe një takimi me familjarët.

Sylaj dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekaj, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe thirrje për përgjegjësi institucionale.

Detajet e plota të operacionit pritet të bëhen të ditura nga autoritetet përkatëse.

Continue Reading

Të kërkuara