Lajmet

Rregullat e çuditshme që William dhe Kate duhet të ndjekin

Rregullat vlejnë për çdo gjë.

Published

on

Princi William dhe Kate Middleton janë dy nga njerëzit më të famshëm në një nga familjet më të famshme në botë.

Si të tillë, ka shumë interes dhe vëmendje për të dy. Një aspekt i jetës mbretërore që për shumë njerëz është tejet interesant, është lista e gjatë e rregullave të çuditshme dhe të pazakonshme që anëtarët e familjes mbretërore duhet të ndjekin.

Rregullat vlejnë për çdo gjë, nga ajo se kur William dhe Kate mund të hanë deri tek kur duhet të ndalojnë së ngrëni gjatë një vakti dhe madje edhe tek mënyra se si familja e tyre udhëton.

Disa nga rregullat mund të përshkruhen më mirë si sugjerime, kurse të tjerat janë rregulla nga të cilat nuk duhet të ketë asnjë devijim.

Ja një vështrim në disa nga rregullat që William dhe Kate duhet të ndjekin:

-Princi William dhe Kate Middleton duhet të ndalojnë së ngrëni nëse mbretëresha ndalon.

-Kate Middleton duhet të përkulet kur i drejtohet mbretëreshës

-Kate Middleton nuk mund të kryqëzojë këmbët në publik

-Kate Middleton dhe Princi William nuk mund të kapen për dore në publik

-Kate Middleton duhej të kishte një lule specifike në buqetën e saj të dasmës

-Dyshes i ndalohet përfshirja në çfarëdo lloj bisede politike

-Princi William dhe Kate Middleton duhej të merrnin leje për t’u martuar

-Princi William dhe Kate Middleton duhet të kenë miratimin e mbretëreshës për të emëruar fëmijët e tyre

-Kate Middleton dhe Princi William nuk duhet të hanë patate

-Princi William dhe Kate Middleton nuk mund të bëjnë selfie

-Princi William dhe Kate Middleton duhet të kenë kujdes për veshjet e tyre

-Princi William ka rregullat e tij të udhëtimit kjo për të shmangur humbjen e më shumë se një trashëgimtari në rast të një aksidenti ose tragjedie./UBTNews/

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara