Bota

Roma: Dy euro për të shijuar shatërvanin e ‘Trevit’?

Published

on

Në një përpjekje për të menaxhuar turizmin masiv dhe për të ruajtur cilësinë e vizitave në një nga atraksionet më të famshme të qytetit, Shatërvani i Trevi, autoritetet romake po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së një tarife hyrjeje për turistët.

Alessandro Onorato, këshilltar i qytetit përgjegjës për turizmin, njoftoi se Roma planifikon të prezantojë një biletë hyrjeje prej dy eurosh (rreth 2,20 dollarë) për të hyrë në zonën përreth shatërvanit. Ky hap ka për qëllim të krijojë një përvojë më të qetë dhe më të këndshme për vizitorët, si dhe të menaxhojë fluksin e madh të turistëve.

Onorato shpjegoi se ky ndryshim është një përgjigje ndaj sfidave që përballet qyteti nga turizmi masiv. “Ne duam ta bëjmë vizitën në Shatërvanin e Trevi një përvojë të vërtetë dhe jo një përplasje kaotike mes turistëve që kërkojnë selfie më të mira,” tha ai. “Por, tani ne duhet të sigurojmë që turizmi të jetë në përputhje me jetën e romanëve.

Për momentin, hyrja në shatërvan do të mbetet e lirë për banorët e Romës. Të ardhurat nga biletat turistike do të riinvestohen për të mbrojtur monumentin, për të punësuar staf sigurie dhe për të menaxhuar fluksin turistik, duke krijuar kështu vende pune.

Kjo është ende një ide në zhvillim, dhe për momentin nuk është e qartë se kur mund të vendoset dhe të hyjë në fuqi një tarifë e tillë hyrjeje. Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, e ka quajtur këtë propozim si një “ide shumë konkrete” dhe ka theksuar se qyteti po heton dhe eksploron mundësitë për realizimin e saj./UBTNews/

 

 

Bota

Bayrou niset t’ia dorëzojë dorëheqjen Macronit

Published

on

By

Kryeministri i rrëzuar i Francës, François Bayrou, raportohet është nisur drejt Pallatit Elysee për t’ia dorëzuar dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron.

Ai dështoi të sigurojë votëbesimin në Parlament të hënën, të cilin e kishte kërkuar vetë, pasi propozimet e tij për shkurtime buxhetore ngjallën pakënaqësi të mëdha.

Qeveria e Bayrou u rrëzua me 364 vota kundër dhe 194 pro, duke shkaktuar një tjetër krizë politike në Francë. Tani, presidenti Macron detyrohet për të katërtën herë brenda një viti të emërojë një kryeministër të ri, në një situatë të rënduar nga polarizimi politik dhe mungesa e një shumice të qëndrueshme në Asamblenë Kombëtare./D.B/EO

Continue Reading

Bota

Finlanda: Koncesionet territoriale ndaj Rusisë nuk do të sjellin paqe

Published

on

By

Finlanda hodhi poshtë të martën çdo koncesion territorial ndaj Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje diplomatike për Ukrainën dhe paralajmëroi se veprime të tilla nuk do të sjellin paqe, por përkundrazi do të inkurajojnë “agresionin” e mëtejshëm rus në rajon, shkruan Anadolu.

Ministrja finlandeze e Jashtme, Elina Valtonen, tha në një konferencë vjetore të ambasadorëve në Berlin se sulmet ajrore të fundit të Rusisë mbi Ukrainën – më të ashpra që nga fillimi i luftës – tregojnë qartë se Rusia nuk është gati për një armëpushim, e lëre më për negociata.

Nëse gjatë negociatave do të sakrifikoheshin pjesë të territorit ukrainas ose elemente të sovranitetit të saj, nuk do të zgjidhnim problemin thelbësor, por përkundrazi potencialisht do të thellonim agresionin e Rusisë”, paralajmëroi ministrja.

Presidenti rus Putin po zhvillon luftë hibride në të gjithë Evropën – duke ndikuar në zgjedhje, duke ndërprerë sistemet GPS për trafikun ajror, dhe duke vendosur një flotë të errët në rajonin e Detit Baltik. Problemi me Putin nuk mund të zgjidhet në kurriz të Ukrainës”, shtoi ajo.

Valtonen argumentoi se shtetet perëndimore duhet të ruajnë mbështetjen e fortë për Ukrainën, të kufizojnë strategjikisht ambiciet e Rusisë dhe të ngushtojnë opsionet e Moskës duke vendosur sanksione më të rrepta tregtare dhe ekonomike dhe duke aplikuar takse mbi të gjitha eksportet ruse në tregun e brendshëm të BE-së./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Bombardimet e sotme në Gaza, vriten 11 persona, 20 rezultojnë të zhdukur

Published

on

By

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe mbi 20 rezultojnë të zhdukur pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i ditës së sotme.

Sipas Al Jazeera, sulmet kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe rritje të shqetësimeve për gjendjen humanitare në rajon./D.B/EO

Continue Reading

Bota

Humbin jetën të paktën 8 persona pasi Treni përplaset me autobusin në Meksikë

Published

on

Të paktën 8 persona kanë vdekur kur një tren u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate në Meksikë duke lënë të plagosur të paktën edhe 45 të tjerë, tha Mbrojtja Civile e Shtetit të Meksikës.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në komunën Atlacomulco, sipas autoriteteve shtetërore, shkruan CNN.

Trafiku është i mbyllur në të dyja drejtimet për të lejuar shërbimet e emergjencës të reagojnë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Të kërkuara