Botë
Robert Kenedy Jr. konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shëndetësisë
Published
1 year agoon
By
UBTnewsSenati amerikan miratoi të enjten kandidaturën e Robert F. Kennedy Jr. një kritik i vaksinave për postin e Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.
Ai mori 52 vota pro dhe 48 kundër. Senatori Mitch McConnell nga Kentaki ishte republikani e vetëm që votoi kundër tij, duke bashkuar votat me 47 demokratët që kundërshtuan kandidaturën e Kenedy. Ky i fundit është zotuar se do të mbroj programet ekzistuese të vaksinimit teksa bëri përpjekje për të siguruar votat e senatorëve hezitues.
Tashmë ai pritet të mbikëqyrë shumë agjenci të profilit të lartë, përfshirë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Pasi Kennedy të bëjë betimin të enjten, Presidenti Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të krijuar një komision të quajtur MAHA, emërtuar në bazë të sloganit “Ta bëjmë Amerikën të shëndetshme sërish”. (Make America Healthy Again).
Kennedy, 71 vjeç, me profesion avokat mbi çështjet mjedisore prej kohësh ka mbjellë dyshime për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave që kanë ndihmuar në frenimin e sëmundjeve dhe kanë parandaluar miliona vdekje për dekada.
Ai tani do të drejtojë departament qeveritar që ka buxhet prej mbi 3 trilion dollarësh. Gjithashtu nën kompetencën e Departamentit të Shëndetësisë janë dhe programet ‘Medicare’ dhe ‘Medicaid’ që ofrojnë sigurim shëndetësor për mbi 140 milionë amerikanë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.
Botë
Hegseth: Irani tentoi të vriste Presidentin Trump
Published
12 minutes agoon
March 4, 2026By
UBTNews
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi nga Pentagoni se Irani ka tentuar të eliminojë Presidentin Trump. “Irani u përpoq të vriste Presidentin Trump, por ai qeshi i fundit,” u shpreh Hegseth, duke njoftuar se forcat amerikane kanë eliminuar liderin e njësisë përgjegjëse për këtë tentativë.
Ky zhvillim lidhet me akuzat e vitit 2024 kundër shtetasit afgan Farhad Shakeri, i cili dyshohet se u udhëzua nga Garda Revolucionare e Iranit për të hartuar një plan vrasjeje.
Sipas Departamentit të Drejtësisë, Shakeri ishte ngarkuar me vëzhgimin dhe eliminimin e Trump-it përpara zgjedhjeve të atij viti./BBC/
Botë
IRGC: Irani ka ‘kontroll të plotë’ mbi Ngushticën e Hormuzit mes kërcënimeve të Trump-it
Published
6 hours agoon
March 4, 2026By
UBTNews
Rreth një e pesta e naftës botërore transportohet përmes ngushticës strategjike, e cila mbetet efektivisht e mbyllur mes luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kanë deklaruar se ruajnë kontrollin e plotë të Ngushticës së Hormuzit, aty ku Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se është i përgatitur të vendosë marinën për të shoqëruar botet e naftës.
“Aktualisht, Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e plotë të Marinës së Republikës Islamike,” tha zyrtari i Marinës së IRGC-së, Mohammad Akbarzadeh, të mërkurën në një deklaratë të transmetuar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars. Rreth një e pesta e naftës në botë dërgohet përmes këtij kalimi ujor të ngushtë dhe tejet të rëndësishëm.
Sidoqoftë, një raport i agjencisë së lajmeve Reuters bëri të ditur se, në një udhëtim të rrallë, një cisternë nafte lundroi përmes Ngushticës së Hormuzit rrugës për në një port të Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u ngarkuar me naftë bruto. Cisterna “Pola” fiku gjurmuesin e saj AIS vonë të hënën kur iu afrua ngushticës, dhe anija u rishfaq të martën pranë Abu Dhabit, sipas burimeve dhe të dhënave të gjurmimit të anijeve, shtoi Reuters.
Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit po ndërpret zinxhirin global të furnizimit, me transportin detar të mbyllur në Ngushticën jetike të Hormuzit dhe avionët që transportojnë mallra të bllokuar në tokë për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore në Lindjen e Mesme. Tohid Asadi i Al Jazeera-s, duke raportuar nga Teherani, tha se IRGC deklaroi se ishte “e pamundur që ndonjë anije të kalonte” dhe se më shumë se 10 cisterna nafte u shënjestruan.
Clarksons Research, e cila gjurmon të dhënat e transportit detar, vlerëson se rreth 3,200 anije, ose rreth 4 për qind e tonazhit global të anijeve, janë të bllokuara në Gjirin Persik, megjithëse kjo përfshin rreth 1,230 që ka të ngjarë të operojnë vetëm brenda Gjirit, raportoi agjencia e lajmeve The Associated Press. Ndërkohë, rreth 500 anije, ose 1 për qind e tonazhit global, aktualisht janë “në pritje” jashtë Gjirit në portet pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Omanit, sipas firmës. Mes kontrollit të rreptë të Iranit mbi lëvizjen e cisternave përmes ngushticës, çmimet e naftës Brent u rritën në më shumë se 82 dollarë për fuçi, një rritje prej mbi 13 për qind që nga fillimi i konfliktit dhe niveli më i lartë që nga korriku i vitit 2024.
Trump tha në një postim në Truth Social të martën se Marina e SHBA-së do të fillojë shoqërimin e cisternave përmes Ngushticës së Hormuzit “sa më shpejt të jetë e mundur”. “Pavarësisht çdo gjëje, Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë qarkullimin e lirë të energjisë në botë,” shtoi ai. “fuqia ekonomike dhe ushtarake e Shteteve të Bashkuara është më e madhja mbi tokë — veprime të tjera priten në vijim,” tha ai. /AlJazeera/
Aktualitet
Irani kërcënon Evropën: “Çdo ndërhyrje do të jetë akt lufte”
Published
1 day agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Tensionet mes Iranit dhe vendeve evropiane kanë hyrë në një fazë alarmante, pasi Teherani ka paralajmëruar se çdo përfshirje e Evropës në konflikt do të konsiderohet “akt lufte” dhe mund të pasohet me sulme hakmarrëse ndaj qyteteve evropiane.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se çdo veprim i ashtuquajtur “mbrojtës” kundër kapaciteteve raketore të Iranit do të përbënte bashkëpunim të drejtpërdrejtë me armiqtë e vendit. “A duan ta privojnë Iranin nga aftësia dhe kapaciteti për t’u kundërpërgjigjur ndaj agresorëve?” – pyeti ai gjatë një konference për shtyp me agjencitë shtetërore të lajmeve.
Baghaei shtoi se do të ishte “turp” nëse vendet evropiane mbajnë anën e agresorëve, duke theksuar se sipas tij ato tashmë kanë bërë mjaft kundër Iranit.
Paralajmërimi vjen në një kohë kur Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar po përpiqen të forcojnë mbrojtjen, nga frika se përshkallëzimi i konfliktit mund të shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe të paraqesë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e kontinentit.
Situata u tensionua edhe më shumë pasi dronë sulmues të prodhuar nga Irani shënjestruan të hënën bazën ajrore britanike RAF Akrotiri në Qipro, një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, duke rritur shqetësimet për një zgjerim të konfliktit drejt territorit evropian. /Euronews/
Aktualitet
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, ambasada amerikane në Riad goditet nga dy dronë
Published
1 day agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Në ditën e katërt të luftës SHBA–Izrael me Iranin, zhvillimet e fundit tregojnë për një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në rajon.
Izraeli ka nisur një valë të re “sulmesh ajrore të gjera” ndaj asaj që i cilëson si “objektiva ushtarake” në Teheran dhe Bejrut.
Ndërkohë, Ministria Saudite e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ambasada e Shteteve të Bashkuara në Riad është goditur nga dy dronë, duke shkaktuar një zjarr të “kufizuar”.
Sipas mediave shtetërore iraniane, një ndërtesë komanduese dhe e personelit në një bazë ajrore amerikane në Bahrein është shkatërruar.
Një zyrtar iranian ka kërcënuar se do t’u “vërë flakën” çdo anijeje që përpiqet të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për furnizimet globale me energji.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se “goditjet më të rënda ende nuk kanë ardhur” nga ushtria amerikane ndaj Iranit. Ai foli pasi presidenti Donald Trump i cilësoi sulmet e së shtunës si “mundësia e fundit dhe më e mirë” për të eliminuar “kërcënimet” nga Teherani.
Që nga fillimi i luftës, gjashtë ushtarakë amerikanë janë vrarë. Tre avionë luftarakë amerikanë u rrëzuan dje në Kuvajt në atë që u përshkrua si një “incident i dukshëm me zjarr miqësor”; megjithatë, ekuipazhet kanë mbijetuar.
Ndërkohë, kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi para deputetëve se “nuk beson në ndryshimin e regjimit nga ajri”. Megjithatë, ai ka lejuar përdorimin e bazave ushtarake britanike nga SHBA për sulme “mbrojtëse” ndaj objekteve raketore iraniane. /BBC/
Caktohen çmimet tavan për naftën në Kosovë
Hegseth: Irani tentoi të vriste Presidentin Trump
Ministria turke e Mbrojtjes: NATO neutralizoi municion balistik iranian mbi hapësirën ajrore turke
FFK miratohet nga UEFA për dhënien e licencës Fitness B për trajnerët
Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës nderojnë Epopesë e UÇK-së me koncert solemn
Sveçla i përgjigjet ashpër Vulin-it: Deklaratat e tij janë kërcënim i hapur ndaj Kryeministrit Kurti
Kosova përballet me Portugalinë në UEFA Femra U17
OpenAI ndalon përdorimin e AI-së për mbikëqyrje ndaj amerikanëve pas reagimeve publike
Vazhdon dëshmia e ekspertit të kriminalistikës në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Kulturë3 months agoIvanka Trump zbulon librat për historinë shqiptare: Çfarë e tërheq?
