Lajmet

Rizvanolli: Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë është treguar e suksesshme, synojmë ta vazhdojmë edhe viteve në vijim

Published

on

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se synojnë që në vitet e ardhshme ta zgjerojnë skemën për efiçencë të energjisë elektrike, pasi ajo e vitit të kaluar ishte treguar e suksesshme.

Me anë të këtij projekti qytetarët që do të përfitojnë, do të subvencionohen për 45 për qind të shumës së shpenzuar për izolim të shtëpisë, izolim të kulmit dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. Në rastet kur shtëpia është në bashkëpronësi të çiftit ose në pronësi të gruas është paraparë edhe një bonus prej 5 për qind.

Në lansimin e thirrjes së dytë publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”, Rizvanolli u shpreh e kënaqur me skemën e vitit të kaluar, për të cilën konsideron se nuk ka pasur ankesa nga qytetarët.

“Ky objekt në të cilin jemi sot është pak më i freskët sesa që është jashtë për shkak se këtu janë zbatuar masat e efiçencës së energjisë në kuadër të projektit në bashkëpunim me Bankën Botërore, në kuadër të së cilit janë zbatuar masat e eficencës në sektorin publik në dhjetëra objekte. Arsyeje tjetër sigurisht është që është një moment për të reflektuar për rrugëtimin tonë në efiçencë dhe për Fondin veçanërisht gjatë këtyre viteve të fundit”.

“Një vit pas, skema e kaluar jo vetëm që kaloi pa probleme, pa asnjë ankesë nga qytetarët, mirëpo ishte aq e suksesshme sa do të mbahet mend gjatë. Në vitet e ardhshme plani është që kjo skemë të vazhdohet përmes një sistemi më të vetëqëndrueshëm të financimit në të cilin Fondi është duke punuar me përkrahjen e partnerëve zhvilluar për të zhvilluar dhe për të zgjedhur një model të financimit”, u shpreh Rizvanolli.

Alessandro Bianciardi, nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka thënë se përveç kursimeve financiare, masat do të luajnë rol të rëndësishme edhe në përmirësimin e ajrit të pastër.

“Ndikimi i kësaj mbështetje emergjente të BE-së për Kosovën është shumë pozitive dhe e prekshme. Mbi 2 mijë e 500 shtëpi apo familje kanë përfituar nga kjo, nga kursimet që janë bërë në konsumin e energjisë dhe mbi 100 mijë qytetarë në gjendje të cenueshme kanë marrë subvencione për faturat e energjisë”, u shpreh ai.

E për impaktin e masave të efiçencës së energjisë nga thirrja e parë publike, foli edhe drejtori i ri menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Driton Hetemi.

“Në thirrjen e parë publike të vitit të kaluar të shpallur ne gusht të viti 2023, 2150 familje kanë përfituar nga masat e efiçiencës dhe kemi realizuar duke përmirësuar kushtet e tyre të jetesës edhe duke ulur faturat e energjisë elektrike. Nga një investim total i njësive familjare prej 18 milionë euro ne kemi subvencionuar shumën prej rreth 8 milionë euro, rreth 45 për qind të investimit total… për t’i ilustruar impaktin e masave të efiçencës së energjisë nga thirrja e parë publike, ekipa jonë e inxhinierëve ka bërë  një analizë preliminare dhe rezulton se nga të gjitha masat e realizuar nga ato shtëpi, kemi izoluar rreth 600 mijë metra katror të sipërfaqeve të mureve të jashtme, kemi bërë 90 mijë kilometra katror të sipërfaqeve të kulmeve dhe kemi ndërruar rreth 13 mije metra katror të dritareve dhe dyerve të jashtme. Përmes këtyre masave pritet që konsumi i energjisë për metër katror në vit të reduktohet nga 155 kilovat orë, në rreth 111 kilovat orë për këto shtëpi”, u shpreh ai.

Ndërsa, drejtori i operacioneve për Fondin e Kosovës për Efiçencë të Energjisë, Petrit Ahmeti, tregoi për kushtet që duhen plotësuar për të përfituar nga këto masa.

“Shtëpia duhet të jetë e banuar dhe duhet të jetë e lidhur me distribuimin e energjisë elektrike përmes kompanive operuese në Republikën e Kosovës dhe përmes platformës E-Kosova. Qytetarët do ta kuptojnë se a janë kualifikuar në këtë subvencionim. Si dhe t’i plotësojnë kriteret si kriteri i konsumit të energjisë, qytetarët duhet të kenë konsumim minimal prej 250 kilovatëve orë për muaj për 21 muaj brenda dy viteve të fundit. Për rastet e shtëpive që janë të regjistruar vetëm nga 1 shkurti, kriteri paraprak nuk vlen në këto raste tek shtëpitë e reja duhet të konfirmohet apo të dërgohet një faturë të pagesës së energjisë elektrike”, deklaroi ai.

Aplikimi për të përfituar nga këto masa përfshinë:

Hapjen e llogarisë në e-Kosova;

Verifikimi i konsumimit të energjisë përmes kësaj platforme;

Nëse kalojnë kriterin e konsumit të energjisë, të angazhojnë një auditor të energjisë i cili do të bëjë raportin e thjeshtëzuar të auditimit;

Pasi të marrin këtë raport të thjeshtëzuar të auditimit, mund të fillojnë aplikimin në e-Kosova, duke plotësuar të gjitha fushoret dhe duke ngarkuar raportin e auditimit.

Procesi i aplikimit do të hapet nesër.

Lajmet

Martin Garrix falënderon Kosovën pas performancës në kryeqytet

Published

on

DJ-i i njohur ndërkombëtar Martin Garrix ka ndarë emocionet e tij pas një fundjave të ngarkuar me performanca në Ibiza, Finlandë dhe Kosovë.

Përmes një postimi në Instagram, Garrix falënderoi familjen Lipa për mikpritjen dhe kujdesin gjatë qëndrimit në Kosovë, ndërsa vlerësoi energjinë e publikut në të gjitha skenat ku performoi.

“Fundjavë e çmendur në Ibiza, Finlandë dhe Kosovë. Faleminderit familjes Lipa për kujdesin e jashtëzakonshëm dhe faleminderit për energjinë e çmendur në të gjitha koncertet”, shkroi ai, duke e shoqëruar postimin me flamujt e vendeve ku ishte i pranishëm.

Performanca e Garrix në Kosovë u bë pjesë e një fundjave të veçantë artistike, ku një prej emrave më të mëdhenj të muzikës elektronike botërore solli atmosferën e tij para publikut kosovar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Një pjesë e raketës “Falcon 9” e SpaceX përplaset në Hënë

Published

on

Një pjesë rreth katër tonëshe e raketës “Falcon 9” të kompanisë SpaceX mendohet se është përplasur paqëllimshëm në sipërfaqen e Hënës.

Objekti, i cili ka qenë në hapësirë që nga viti i kaluar, u përplas me shpejtësi të madhe, por sipas NASA-s nuk paraqet asnjë rrezik për Tokën.

Bëhet fjalë për fazën e dytë të raketës “Falcon 9”, e cila u lansua në janar të vitit 2025 për një mision drejt Hënës. Ekspertët vlerësojnë se përplasja mund të ketë krijuar një krater rreth 18 metra të gjerë dhe katër metra të thellë.

NASA ka bërë të ditur se do të analizojë imazhet e sipërfaqes hënore para dhe pas goditjes, për të studiuar ndikimet e krijuara nga objektet artificiale në Hënë.

Zakonisht, pjesët e raketave pas përfundimit të misioneve kthehen në atmosferën e Tokës dhe digjen ose përfundojnë në oqeane. Megjithatë, në këtë rast, për shkak të energjisë më të madhe të nevojshme për misionin hënor, pjesa e raketës mbeti në hapësirë deri në përplasjen me Hënën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Studentja e Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, Diellza Vishi, mbron masterin me hulumtim shkencor në Spanjë

Published

on

By

Një tjetër histori suksesi shënohet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT. Studentja Diellza Vishi ka përmbyllur me sukses studimet e saj të nivelit master, duke realizuar një hulumtim të rëndësishëm shkencor në kuadër të programit të mobilitetit Erasmus+.

Gjatë një semestri të kaluar në Valencia të Spanjës, pjesën eksperimentale dhe hulumtimin shkencor për temën e saj të diplomës, Diellza i ka zhvilluar në laboratorin e njohur ICITECH (Instituto de Ciencia y Tecnología del Hormigón), brenda Universitat Politècnica de València (UPV). ICITECH njihet si një nga institutet kërkimore më me zë në Evropë në fushën e materialeve ndërtimore dhe inxhinierisë strukturore.

Hulumtimi shkencor u zhvillua nën mbikëqyrjen e dy emrave të shquar të fushës: Prof. Dr. Pedro Serna Ros, ekspert me reputacion ndërkombëtar në fushën e betonit të përforcuar me fibra, si dhe Prof. Dr. Visar Krelani, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT.

Studentja Diellza Vishi mbrojti me sukses temën me titull “Experimental Analysis of the Effect of Fiber Orientation on the Mechanical Behavior of Prismatic and Slab Elements”.

Pjesë e komisionit në mbrojtjen e diplomës ishte edhe vetë Prof. Dr. Pedro Serna Ros, i cili u kyç drejtpërdrejt nga Spanja përmes platformës Google Meet.

Ky sukses dëshmon edhe një herë cilësinë e përgatitjes akademike në UBT dhe mundësitë e mëdha që institucioni u ofron studentëve për të depërtuar në qendrat më të njohura kërkimore evropiane. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

I dyshuari për deklarim të rremë në hetimin për krime lufte dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

By

Një burri nga fshati Zupç i komunës së Zubin Potokut i është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, të martën, pasi dyshohet për deklarim të rremë gjatë një hetimi për krime lufte.

Sipas avokatit të tij, Milosh Deleviq, personi me inicialet D.V. ishte ndaluar rreth orës 13:00 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak dhe ishte dërguar për të dhënë dëshmi si dëshmitar në hetimin që Prokuroria Speciale po zhvillon për krime lufte në Zubin Potok. Më pas, prokurori vendosi të nisë procedurë ndaj tij për deklarim të rremë, siç ka deklaruar avokati për mediumin lokal Zubin Potok INFO.

Edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën rreth orës 14:30 është arrestuar një burrë në Mitrovicën e Veriut, pasi kishte deklaruar rrejshëm gjatë intervistimit nga njësia policore, duke u dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke zhvilluar hetime për krime lufte në komunën e Zubin Potokut, ku po kryhen gërmime në disa lokacione për mbetje mortore të personave të zhdukur nga lufta e vitit 1999. Në lidhje me këtë rast, më parë janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. /Telegrafi/

Continue Reading

Të kërkuara