Lajmet

Rizvanolli: Asnjë zyrtar i qeverisë dhe LVV nuk ka asnjë lidhje me kompaninë EFT

Published

on

Asnjë zyrtar i Qeverisë së Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka asnjë lidhje me kompaninë EFT të Vuk Hamoviq, tha ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas saj, KOSTT dhe KEK si dhe KEDS dhe KESCO kanë konfirmuar se gjatë qeverisjes së LVV-së nuk kanë pasur asnjë kontratë për import të energjisë elektrike nga kompania serbe EFT, raporton KosovaPress.

Rizvanolli në konferencë për media të premten tha se ish-opozita po keqpërdor qëllimshëm të dhënat e ankandeve të kapaciteteve ndërkufitare të cilat kompania EFT i shfrytëzon për të bartur energji elektrike transit përmes kufijve energjetikë të Kosovës.

Po thuhet që disi qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje është e lidhur me kompaninë EFT. Dua të them qartë: asnjë zyrtar i qeverisë dhe as Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka asnjë lidhje me EFT-në. Është komplet gënjeshtër. E dyta, po thuhet se Kosova po importon nga EFT. Nuk ekziston asnjë fakt që Kosova ka importuar nga EFT gjatë qeverisjes sonë. Edhe kjo është komplet gënjeshtër. E treta, po keqinterpretohen qëllimshëm të dhënat e ankandeve të kapaciteteve ndërkufitare të cilat EFT i shfrytëzon për të bartur energji transit në shtetet tjera përmes kufijve energjetikë të Kosovës për të krijuar bindjen se Kosova po blen nga EFT. Kjo është komplet gënjeshtër. E katërta, po flitet për importin e energjisë thuajse është qeveria ajo që blen energji. Ndërmarrjet publike KOSTT dhe KEK kanë konfirmuar se gjatë qeverisjes sonë nuk kanë pasur asnjë kontratë me EFT-në. Për më tepër, edhe ndërmarrjet KESCO dhe KEDS kanë konfirmuar se s’kanë pasur asnjë kontratë me EFT-në gjatë këtyre viteve të qeverisjes sonë”, tha ajo.

Duke folur për aludimet se Kosova ka importuar energji nga EFT më 28 nëntor, ajo tha se kompania EFT ka bartur vetëm energji transit përmes Kosovës dhe se destinacioni final ka qenë Maqedonia e Veriut.

Ministrja në detyrë më tutuje akuzoi partitë e ish-opozitës që gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet kanë blerë energji elektrike nga EFT, prej vitit 2008 deri në vitin 2018.

EFT ka shitur energji në Kosovë në periudhën 2008–2018. Ndërkohë partitë opozitare që akuzojnë sot pabazë, ndërsa atëherë kur kjo ka ndodhur, e kur PDK, LDK dhe AAK kanë qenë në pushtet dhe njerëzit e tyre kanë qenë në borde dhe kryeshefa të ndërmarrjeve publike dhe kanë blerë energji nga EFT, nuk më kujtohet se këto parti janë brengosur ndonjëherë për këtë çështje”, tha Rizvanolli.

Sa i përket kompanisë NOA Energy, ministrja Rizvanolli tha se e njëjta kompani ka ardhur në Kosovë në vitin 2018, ndërkaq dega në Kosovë është licencuar në vitin 2021.

Continue Reading

Vendi

Prishtina voton buxhetin- në 2026, mbi 150 milionë

Published

on

By

Mes diskutimeve të shumta, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2026.

Më 33 vota vota “për”, tetë “kundër” dhe asnjë abstenim ka kaluar propozimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës për këtë vit.

Buxheti i paraparë për këtë vit për Komunën e Prishtinës është mbi 151 milionë euro.

Ndërsa, Kryetari Përparim Rama, ende nuk e ka prezantuar kabinetin e tij qeverisës për mandatin e dytë, edhe pse kanë kaluar mbi dy muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale.

Continue Reading

Lajmet

27 vjet nga konferenca e Rambujesë

Published

on

By

Para 27 viteve, më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë. Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher Hill nga SHBA-të, Boris Maiorsky, Rusi dhe Wolfgang Petritsch nga BE.

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Edhe rrethi i dytë i bisedime që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike – marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të SHBA-ve, Richard Holbrooke nuk ishte i suksesshëm. Ai nuk ia doli ta bind presidentin e atëhershëm të RSFJ, Sllobodan Millosheviq që të pranojë marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak.

Ndërkaq, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë./Kosovapress/

Continue Reading

Aktualitet

Presidentja Osmani takon Presidentin e Emirateve, paralajmërohen mbështetje për projekte të reja

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Osmani ka falënderuar Presidentin e Emirateve për lidershipin dhe mbështetjen e treguar për gjithë rrugëtimin e shtetësisë së Kosovës.

“E nderuar me mikpritjen dhe diskutimet gjithnjë përmbajtjesorë me Presidentin e Emirateve, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, të cilin e falënderova për lidershipin e tij vizionar dhe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, që nga ditët më të vështira e deri më sot”, njofton Zyra e Presidencës së Kosovës.

Ndër të tjera, Presidentja Osmani vlerësoi lartë partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përmendur bashkëpunimin në shumë fusha që kanë ndikuar në zhvillimin e Kosovës.

“Në veçanti, shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Emirateve në fushën e shëndetësisë, si dhe për vijimin me projektin e rëndësishëm të ndërtimit të spitalit të ri të gjinekologjisë, i mbështetur në dakordimin tonë të mëhershëm”, njofton Zyra e Presidencës së Kosovës.

Në këtë takim Osmani shprehet se ka marrë mbështetjen e Presidentit për projektet e reja në fushën e shëndetësisë dhe në fusha të tjera zhvillimore.

Continue Reading

Lajmet

Rektori i UBT-së në Washington, mes liderëve botërorë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në SHBA

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington, një ngjarje prestigjioze ku mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe liderë të lartë politikë dhe institucionalë nga e gjithë bota.

Ky manifestim tradicional, i cili organizohet që nga viti 1953, mbahet çdo të enjte të parë të muajit shkurt dhe përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore dhe institucionale në SHBA.

Lutjet Nacionale të Mëngjesit mbledhin anëtarë të Kongresit Amerikan, politikanë, liderë ushtarakë, si dhe mysafirë nga mbi njëqind vende të botës.

Pjesëmarrja e Prof. Dr. Edmond Hajrizi në këtë ngjarje të rëndësishme përbën një moment domethënës për përfaqësimin akademik dhe institucional të Kosovës në një platformë globale me ndikim të veçantë.

Continue Reading

Të kërkuara