Kulturë

Rexhep Krasniqi, eksponenti i shquar i diasporës shqiptare në SHBA

Published

on

Më 13 shkurt 2000, u shua një prej figurave më të shquara të diasporës shqiptaro-amerikane, Rexhep Krasniqi, i njohur ndryshe edhe si “bir shpirti” i Bajram Currit. Ky titull i nderuar nuk ishte thjesht një epitaf, por një përshkrim i thellë i një jete të dedikuar për popullin dhe atdhenë. Pjesë e një trashëgimie të pasur, Rexhep Krasniqi arriti të shenjëzonte një periudhë të rëndësishme të jetës shqiptare, si funksionar shtetëror dhe militant i të drejtave të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Lindur në Gjakovë më 24 prill 1906, në një familje me origjinë nga Margegajt, Rexhep Krasniqi do të ngjitej në majat e shoqërisë dhe politikës shqiptare. Në moshën vetëm 8-vjeçare, ai mbeti jetim dhe jetën e tij do ta vazhdonte nën kujdesin dhe ndikimin e Bajram Currit, një nga figurat më të rëndësishme të Malësisë së Gjakovës. Mësimet fillore i kreu në vendlindje dhe në Shkodër, por do të kishte një fat më të veçantë: nën udhëheqjen e Bajram Currit, ai fitoi një bursë studimi për të vazhduar arsimin në Austri, ku përfundoi edhe edukimin akademik, krahas gjimnazit.

Kthimi i tij në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve, i hapi atij dyer të reja për angazhime të rëndësishme në fushën e arsimit. Nga viti 1935, Rexhep Krasniqi u bë mësues i historisë dhe gjeografisë, dhe më pas iu besua detyra e drejtorit të Arsimit në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë. Angazhimi i tij për zhvillimin e arsimit nuk mbaroi këtu, pasi ai u bë “Komisari i Naltë i Shkollave Shqipe në Tokat e Lirueme”, një post që i dha mundësinë të kontribuonte në krijimin dhe riorganizimin e arsimit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë.

Në vitin 1943, ai u caktua nënkryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, një organizatë që synonte bashkimin e shqiptarëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Angazhimi i tij politik e shënoi vitin 1944, kur u bë pjesë e kabinetit të Rexhep Mitrovicës si ministër i Arsimit. Ky periudhë e tij shënonte një kohë të vështirë për Shqipërinë, e cila po kalonte në një periudhë lufte dhe ndërlikimesh politike.

Në fund të vitit 1944, Krasniqi, si shumë figura të tjera të shquara, do të largohej në mërgim, duke marrë mbi vete një angazhim të madh për riorganizimin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Ai udhëhoqi këtë komitet deri në vitin 1992, duke u bërë një simbol i qëndresës dhe i përpjekjeve të pandërprera për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur.

Në vitin 1994, për të nderuar veprën e tij dhe kontributin e pashoq që dha për shqiptarët dhe kombet e tjera, Rexhep Krasniqi u dekorua me titullin “Naim Frashëri” të klasit të parë, një çmim që i takonte një njeriu që kishte jetuar me ide, pasion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për atdhenë. Ky titull jo vetëm që nderonte jetën e tij, por edhe kujtonte përpjekjet dhe sakrificat e një populli të larguar nga trojet e tij, por gjithmonë i lidhur thellësisht me Shqipërinë dhe traditat e saj.

Rexhep Krasniqi do të mbetet gjithmonë një figurë e paharruar, një model i shërbimit të palodhur dhe i përkushtimit për një atdhe të lirisë dhe dinjitetit./UBTNews/

 

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Palimpsest”, projekt artistik që rikthen në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare

Published

on

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.

Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.

Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Çekia diskutojnë bashkëpunimin në fushën e trashëgimisë kulturore

Published

on

By

Ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj-Kapitaj, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve të Republikës Çeke, Naděžda Goryczková, për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dypalësh në fushën e trashëgimisë kulturore.

Gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave profesionale ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve, me fokus të veçantë në konservimin, restaurimin dhe mbrojtjen e monumenteve.

Përvoja e gjatë e Republikës Çeke në ruajtjen e trashëgimisë kulturore u vlerësua si mundësi e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve dhe avancimin e standardeve të institucioneve të Kosovës në këtë sektor. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara