Lajmet

Rasti i foshnjes në Pejë, MSh liroi nga detyra u. d. të kryeinspektorit Shëndetësor

MSh ka potencuar se në rastin në fjalë ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit.

Published

on

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se pas rastit të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, është liruar nga detyra u. d. i kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.

MSh ka potencuar se në rastin në fjalë ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit.

“Konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoriatit Shëndetësor. Duke shprehur sinqerisht keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë, ripërsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garandatohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale. Në të njejtën kohë shprehim mbështetjen për Prokurorinë e Policinë që sa më parë që është e mundshme të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe adresimin e personave përgjegjës konkretë të veshur me këtë përgjegjësi”, ka bërë të ditur MSh.

Ndërsa, u. d. Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku ka marrë të gjitha hapat për përgjegjësitë administrative dhe siç është shtuar, çështja po vijon të trajtohet deri në sqarimin përfundimtar.

Gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse, e mbështjellur me çarçafë nga personeli mjekësor.

Rastin e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi ka deklaruar se Prokurorja e rastit ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Menjëherë pas informatave në vendin e ngjarjes ka shkuar Prokurori i nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Inspektoratin Shëndetësorë dhe policinë. Rasti është duke u hetuar dhe jemi në pritje të raportit nga Inspektorati Shëndetësorë lidhur me këtë ngjarje. Prokurorja e rastit sot ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës për të kuptuar më shumë rreth rastit”, ka bërë të ditur Nikçi.

Ndërkaq Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se opinioni do të njoftohet më në detaje rreth rastit.

Rajoni

Rreth një mijë kosovarë në Lindjen e Mesme, MPJD: Të gjithë në gjendje të mirë

Published

on

By

Në vendet e Lindjes së Mesme aktualisht ndodhen 963 shtetas të Kosovës dhe, sipas të dhënave zyrtare, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se informacionet janë siguruar përmes misioneve diplomatike dhe se institucionet janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët për të përcjellë situatën dhe për të ofruar mbështetje sipas nevojës.

Sipas shifrave të fundit, në Izraeli ndodhen 21 kosovarë, në Arabia Saudite 331, në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 rezidentë dhe 70 turistë, në Katari 75, në Kuvajti rreth 60, në Bahreini 4 dhe në Omani 2.

Ministria bëri të ditur se po punon me autoritetet përkatëse për të siguruar opsione të mundshme evakuimi nëse situata e kërkon. Aktualisht, kufiri tokësor mes Emirateve dhe Omanit mbetet i hapur, ndërsa ekzistojnë edhe disa linja fluturimi nga Rijadi dhe Xheda.

Megjithatë, autoritetet vendore në rajon rekomandojnë që të shmangen udhëtimet deri në stabilizimin e plotë të situatës së sigurisë. MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të mbajnë kontakte të rregullta me përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Continue Reading

Rajoni

Osmani: Lidhja Kosovë–Shqipëri është e natyrshme dhe e pathyeshme

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Osmani ka theksuar se lidhja mes Kosova dhe Shqipëria është e natyrshme, strategjike dhe e pathyeshme, duke e cilësuar bashkëpunimin mes dy shteteve si themelor për të ardhmen e përbashkët.

Sipas saj, uniteti përbën forcë, ndërsa koordinimi i vazhdueshëm është garanci për përballimin e sfidave. Ajo ka nënvizuar se vizioni i përbashkët i dy vendeve mbetet paqja, stabiliteti dhe orientimi euroatlantik.

“Uniteti ynë është forcë, koordinimi ynë është garanci, ndërsa vizioni ynë është paqja, stabiliteti dhe e ardhmja e përbashkët euroatlantike”, shkruan Osmani.

Në mesazhin e saj, presidentja ka theksuar se në kohë sfidash globale, qëndrimi i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë është element kyç për sigurinë dhe forcën e të dy shteteve.

Continue Reading

Rajoni

Kurti dhe Peleshi bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Takimi u mbajt në përvjetorin e Kuvendi i Lezhës, ngjarje historike që simbolizon bashkimin e princërve shqiptarë në vitin 1444.

Në këtë frymë, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e unitetit politik dhe institucional ndërmjet Kosova dhe Shqipëria.

“U vlerësua se Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete të një populli, ndajnë aspirata të përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të institucioneve demokratike dhe integrim euroatlantik”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Zyrës se Kryeministrit, gjatë takimit është diskutuar për rritjen e koordinimit në arenën ndërkombëtare, si dhe për hapa konkretë në avancimin e proceseve integruese drejt Bashkimi Evropian.

Të dy palët kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të intensifikohet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të demokracisë.

Kurti ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria e mbështesin njëra-tjetrën në proceset shtetformuese dhe integruese, duke i konsideruar sukseset si të përbashkëta. Ai ka nënvizuar se perspektiva evropiane e qytetarëve të të dy vendeve mbetet objektiv i përbashkët.

Në fund të takimit, është ritheksuar se partneriteti strategjik ndërmjet dy shteteve shqiptare përbën një element të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin në rajon.

 

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku: LDK nuk përjashton askënd për president, por kërkon konsensus para garës

Published

on

By

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ku është diskutuar për çështjen e presidentit, ka deklaruar se partia që drejton nuk ka qëndrime përjashtuese ndaj asnjë kandidati, përfshirë edhe presidenten aktuale Vjosa Osmani.

Ai theksoi se deri më tani nuk i është paraqitur LDK-së asnjë emër konkret për të cilin janë kërkuar nënshkrime apo mbështetje formale.

“Nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Osmanit”, u shpreh Abdixhiku.

Sipas tij, arritja e një konsensusi politik mes partive shqiptare në këtë fazë duket sfiduese. Ai bëri të ditur se nuk ka pasur asnjë kandidat specifik të prezantuar në tryezë.

Abdixhiku rikujtoi se në takimin e kaluar me Kurtin ka pasur, siç tha ai, një qasje imponuese, e cila më pas është larguar nga diskutimi. “Pastaj është folur për marrëveshje politike dhe konsensus. Kurti ka kërkuar 85 vota, pa pasur parakushte apo diskutime për ndonjë marrëveshje politike. Le ta provojnë garën, por LDK sugjeron që fillimisht të tentohet konsensusi. Asnjëherë nuk kemi deklaruar nëse kemi apo jo votë për Vjosa Osmanin”, ka thënë ai.

Kreu i LDK-së përsëriti se partisë së tij nuk i është kërkuar mbështetje për ndonjë emër të caktuar dhe se me 15 deputetë, LDK nuk ka mundësi të imponojë apo të propozojë e vetme një kandidat për president.

Ai paralajmëroi se do të raportojë para grupit parlamentar të LDK-së lidhur me zhvillimet dhe diskutimet e fundit.

Në fund, Abdixhiku theksoi se kjo çështje do të duhej të trajtohej me unitet më të gjerë politik dhe shoqëror, duke shtuar se një garë mes partive, sipas tij, vështirë se sjell zgjidhje dhe mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja nëse Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje vendosin të ndjekin këtë rrugë.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara