Lajmet

​Rashiq falënderon deputetët të cilët e votuan për nënkryetar

Published

on

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nënkryetari i zgjedhur, Nenad Rashiq tha se shpreson që ky do të jetë fillim i ri për formimin e institucioneve.

Zgjedhja e tij erdhi pasi nëntë deputetë nga Lista Serbe dështuan të marrin votat e nevojshme për pozitën e nënkryetarit.

Nenad Rashiq, nga partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka folur para mediave pas zgjedhjes së tij si nënkryetar nga komuniteti serb.

Jam shumë falënderues ndaj kolegëve të mi të cilët sot kanë votuar për mua dhe shpresoj që kjo do të jetë një fillim i ri në ndërtimin e institucioneve sa më parë që është e mundshme”, deklaroi Rashiq.

Pas më shumë pesë muajsh, Kuvendi i Kosovës ka konstituuar legjislaturën e nëntë. Në seancën e sotme u zgjedh deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, si nënkryetar nga komuniteti serb, për të kompletuar Kryesinë e Kuvendit.

Rashiq, në seancën e sotme mori 71 vota për, nëntë vota kundër dhe 24 abstenime.

Për dallim nga seancat tjera, Rashiq kësaj radhe ka marrë edhe votat e deputetëve të LDK-së. /D.B/KP

Lajmet

Rafuna: ZRRE-ja e ka dëmtuar klimën e të bërit biznes në Kosovë

Published

on

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë kallëzim penal ndaj kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për moszbatim të vendimit të Gjykatës Supreme rreth liberalizimit të tregut të energjisë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se bizneset janë rekomanduar që ta padisin ZRRE-në për shkaktimin e dëmit.

Ai ka shtuar se Supremja e ka bërë të qartë se çështja e liberalizimit të tregut është kthyer në pikën zero, çka nënkupton kthimin e bizneseve në shërbimin universal.

“Gjykata Supreme nuk është lëshu fare te njoftimet, thotë se ky nuk është akt administrativ dhe nuk kemi çka merremi me të, që nënkupton se ty të ka kthy në pikën zero. Kjo ka qenë kërkesa jonë, ktheji bizneset në shërbimin universal, përgatite bazën ligjore siç ka rekomanduar Supremja, përgatite konkurrencën. Pas kallëzimit penal, se si Odë i kemi rekomanduar bizneseve që e gëzojnë të drejtën ligjore që ta paditin ZRRE-në për shkaktimin e dëmit dhe kthimin e pagesave më të larta sesa që kanë paguar në shërbyes universal”, ka thënë ai.

Rafuna ka theksuar se ZRRE-ja ka dëmtuar klimën e të bërit biznes në Kosovë me veprimet e shpejta që ka marrë ndaj bizneseve.

“ZRRE-ja me këto veprime e ka dëmtuar klimën e të bërit biznes në Kosovë, ambientin miqësor të bërit biznes. E para përmes veprimeve shumë të shpejta dhe vendimeve që t’i nxjerr, ka pasur raste kur me Polici kanë shkuar dhe ua kanë ndërprerë energjinë elektrike, dhe ato menjëherë kanë reaguar. Ky është imazh jo i mirë për investitorët e huaj. E dyta, ngritja e çmimit të energjisë”, deklaroi ai./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vritet një pjesëtar i forcave britanike në një aksident në Ukrainë

Published

on

Një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar u vra në një aksident tragjik në Ukrainë derisa po e mbikëqyrte një testim armësh larg vijës së frontit, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes.

“Me keqardhje të thellë duhet të njoftojmë se një anëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka vdekur në Ukrainë këtë mëngjes”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Kjo është hera e parë që një pjesëtar i ushtrisë britanike është vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia në shkurt të vitit 2022, shtoi ajo.

“Ai u plagos në një aksident tragjik ndërsa po vëzhgonte forcat ukrainase teksa testonin një armë të re mbrojtëse, larg vijave të frontit”, thuhej më tej.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e anëtarit të Forcave tona të Armatosura, i cili fatkeqësisht humbi jetën sot”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, në një deklaratë.

“Shërbimi dhe flijimi e tij nuk do të harrohen kurrë”, shtoi ai.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë më herët se në Ukrainë ndodhet një “numër i vogël” trupash britanike për t’i mbështetur forcat ukrainase.

Një ish-ushtar britanik që po shërbente vullnetarisht në ushtrinë ukrainase u vra larg vijës së frontit në vitin 2023./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq

Published

on

Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.

“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur. Viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.”, tha Baliqi.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Brdaric merr drejtimin e Drenicës

Published

on

FC Drenica ka zyrtarizuar një nga ndryshimet më të rëndësishme në historinë e klubit duke nënshkruar kontratë afatgjate me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdarić.

Skuadra kuqezi kanë nënshkruar me ish-lojtarin e Bundesligës dhe emrin e njohur të tij në skenën evropiane të futbollit, i cili ka lënë gjurmë edhe në kampionatin shqiptar.

Ky hap, i prezantuar përmes një komunikate zyrtare, shënon fillimin e një vizioni të ri për klubin drenicas, që synon modernizimin e plotë dhe ngritjen në një nivel të ri profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara