Lajmet

Ramosaj do të kandidojë edhe për një mandat për kryetar të Deçanit

Published

on

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj do të kandidojë edhe për një mandat për kryetar të komunës së Deçanit.

Ramosaj njoftoi se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka besuar edhe për një mandat për kryetar komune.

“Ne takimin e mbajtur dje kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj më ka besuar duke me nominuar edhe për një mandat kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit Dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për kryetarin e AAK-se z.Ramush Haradinaj, strukturat e AAK-së në Deçan si dhe të gjithë qytetarët e Deçanit për mbështetjen e vazhdueshme. Bashkë për t’ia plotësuar Deçanit ëndrrën!”, ka shkruar Ramosaj./UBTNews

Të nderuar qytetarë! Ne takimin e mbajtur dje kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj më ka besuar duke me nominuar…

Posted by Bashkim Ramosaj on Tuesday, October 13, 2020

Lajmet

Mishetiq: Thaçi është i pafajshëm

Published

on

By

Avokati Luka Mishetiq e ka nisur fjalën e vet para trupit gjykues duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Thaçi është i pafajshëm dhe që kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi.

“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, u ka thënë Mishetiq gjyqtarëve.

Tutje ai tha se ky proces nuk ka të bëjë verifikimin e jetës së Thaçit, por me pretendimet e Zyrës së Prokurorisë Speciale që i janë drejtuar këtij të fundit.

“Ky proces ka ardhur këtu sepse ZPS kanë ngritur pretendime se ata kanë prova që vërtetojnë përtej dyshimit të arsyeshëm se ata janë fajtor dhe për më shumë se pesë viti ka nisë ky proces. Ky gjykimi nuk është një ekzaminim apo shqyrtim, apo verifikim i jetës së Hashim Thaçit, por kjo është  verifikimi i pretendimi të ZPS-së”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

REL: Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova

Published

on

By

Kryediplomati amerikan, Marco Rubio, do të udhëtojë për në Gjermani më vonë gjatë javës dhe do të udhëheqë një delegacion të nivelit të lartë në Konferencën për Siguri të Munihut, para se të niset drejt Sllovakisë dhe Hungarisë.

Konferenca e 62-të e Munihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë edhe nga Kosova. Në Munih do të jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Edhe Serbia do të ketë përfaqësues në Konferencë, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, kryediplomatin Marko Gjuriq, dhe disa ministra të tjerë. Ndërkaq, edhe vendet e tjera të rajonit do të përfaqësohen në Munih me zyrtarë të lartë, përfshirë kryeministra.

Pjesëmarrja e Rubios në këtë konferencë ndodh në një moment të rëndësishëm, kur Uashingtoni dhe aleatët evropianë po përballen me mosbesim në rritje lidhur me sigurinë, tregtinë dhe të ardhmen e aleancës transatlantike dhe këto tensione pritet të mbizotërojnë diskutimet në Munih.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, që në fund të shkurtit hyn në vitin e pestë, pritet të jetë temë kryesore e diskutimeve në Konferencë, por edhe tensionet që kanë të bëjnë me Iranin.

Pjesëmarrja e Rubios në Konferencën në Gjermani do të pasohet me një turne diplomatik në Bratisllavë dhe Budapest më 15 dhe 16 shkurt, duke vënë në pah fokusin e administratës amerikane në Evropën Qendrore në një kohë të një pasigurie strategjike.

Në Sllovaki, ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë për të avancuar bashkëpunimin e sigurisë rajonale dhe për projektet e energjisë bërthamore, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Në Hungari, ndërkaq, fokusi do të jetë në raportet dypalëshe dhe në përpjekjet e paqes që synojnë zgjidhjen e konflikteve botërore.

Pika kryesore e udhëtimit të Rubios do të jetë fjalimi në Munih më 14 shkurt, i cili pritet të shikohet me vëmendje, veçmas pasi fjalimi i nënpresidentit amerikan, JD Vance, vitin e kaluar në këtë konferencë pati jehonë të madhe.

Atëbotë, deklaratat e Vance – kur ai akuzoi liderët evropianë për shtypje të lirisë së shprehjes dhe dështim në menaxhimin e migracionit – lanë pas një ndjenjë shqetësimi në Bruksel dhe më gjerë.

Kjo ndjesi pasigurie pasqyrohet edhe në raportin vjetor të Konferencës së Sigurisë së Munihut, të hartuar nga organizatorët e forumit dhe të publikuar këtë javë, i cili paralajmëron se Evropa po përballet me një “epokë të prolonguar konfrontimi” të nxitur nga agresioni rus.

Tensionet transatlantike

Sipas raportit, sfida më e madhe për rendin liberal ndërkombëtar mund të vijë tashmë “nga brenda”, duke iu referuar asaj që e përshkruan si një ndryshim tektonik në mënyrën se si SHBA-ja po mendon për aleancat.

Duke e quajtur presidentin amerikan, Donald Trump, “më të fuqishmin ndër ata që i bien me sëpatë rregullave dhe institucioneve ekzistuese”, autorët e raportit parashikojnë se “marrëveshjet transaksionale mund ta zëvendësojnë bashkëpunimin e ndërtuar mbi parime… dhe rajonet mund të dominohen nga fuqitë e mëdha, në vend që të qeverisen nga rregulla dhe norma ndërkombëtare”.

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, e ka kundërshtuar fuqishëm vlerësimin për një “kërcënim të brendshëm”, duke argumentuar se Uashingtoni synon të ribalancojë, e jo të shkatërrojë, rendin e pasluftës.

Duke folur për gazetarët më 9 shkurt, Whitaker kundërshtoi idenë se SHBA-ja po largohet nga aleancat e qëndrueshme.

“Ne po përpiqemi ta bëjmë NATO-n më të fortë”, deklaroi ai, duke argumentuar se presioni ndaj aleatëve evropianë për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen lidhet me rritjen e kapaciteteve, jo me braktisjen e aleancës.

Sa i përket tregtisë, ai e paraqiti qëndrimin e SHBA-së si një përgjigje ndaj asaj që e quajti pabarazi të padrejta.

Sa i përket Grenlandës, për të cilën Trump ka thënë se dëshiron që SHBA-ja ta marrë nën kontroll, Whitaker tha se ky synim ka të bëjë me shqetësime të sigurisë që lidhen me Rusinë dhe Kinën. /REL/

Continue Reading

Lajmet

FSK në ushtrimin “Dynamic Front 26” në Gjermani

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26”, të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF), me një kontingjent nga Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë dhe një togë të mortajave.

“Dynamic Front është një ushtrim shumëkombësh që teston ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s dhe partnerëve në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt”, thuhet në njoftimin e FSK-së, duke bërë të ditur se ushtrimi po zhvillohet paralelisht në Gjermani, Rumani, Poloni, Spanjë dhe Turqi.

FSK ka zbarkuar në Gjermani, në zonën stërvitore Grafenwöhr, me kapacitetet e veta logjistike, përfshirë automjetet, armatimin dhe municionin.

“Togu i mortajave me mortaja 120 mm ka realizuar qitje mbi objektiva në koordinim me Ushtrinë Amerikane dhe trupat italiane”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas njoftimit, gjatë ushtrimit “Dynamic Front 26”, FSK ka demonstruar aftësitë e saj në qitje ditën dhe natën, ndërsa “çdo ditë po dëshmon profesionalizëm dhe disiplinë duke ndërvepruar me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë”.

Continue Reading

Lajmet

AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla nga Rumania, shkak sëmundja e tërbimit

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, njofton se ka ndaluar importin e kafshëve të gjalla nga Rumania.

Ky ndalim i importit sipas komunikatës së AUV, erdhi pas konfirmimit të sëmundjes së tërbimit në një fermë familjare në rajonin e Maramureș, në Republikën e Rumanisë.

“Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë, AUV ka marrë vendim për ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, përfshirë gjedhët, delet, dhitë dhe derrat, si dhe produkteve të tyre, me origjinë nga zona e infektuar në shtetin e Rumanisë. Kjo masë hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në komunikatën e AUV.

Ndërkaq, AVU njofton se do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe informimin e rregullt të publikut dhe operatorëve ekonomikë për çdo zhvillim të ri.

AUV thekson se mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje dhe mbrojtjes së shëndetit publik dhe atij veterinar.

Continue Reading

Të kërkuara