Lajmet

QKSS: Bashkëpunimi rajonal ofron siguri, Szunyog kërkon zbatim të marrëveshjes e de-eskalim në veri

Szunyog foli për dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast tha se marrëveshja ndërmjet palëve do të jetë e dobishme për të dyja shtetet.

Published

on

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) të enjten ka prezantuar gjetjet dhe rekomandimet për bashkëpunimin rajonal të sigurisë në Ballkanin Perëndimor nga procesi i konsultimit.

Ramadan Ilazi, udhëheqës i hulumtimeve në QKSS, tha se diskutimi do të shërbejë në plasimin e ideve e mendimeve se si mund të gjendet një zgjidhje në rajon.

Përderisa Mentor Vrajolli tha se bashkëpunimi rajonal në sektorin e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor është shumë me rëndësi për çka edhe kanë nxjerrë një raport me rekomandimet për institucionet.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, foli për dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast tha se marrëveshja ndërmjet palëve do të jetë e dobishme për të dyja shtetet. Szunyog tha se prioritet i Bashkimit Evropian është de-eskalimi në veri të vendit dhe e konsideroi jetike gjetjen e një zgjidhje për siç tha garantimin e sigurisë për qytetarët.

“Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është dobishme edhe për stabilitetin dhe prosperitetin e tërë rajonit dhe është kyçe për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe njohjet ndërkombëtare të Kosovës. E kemi parë muajt e fundit përkeqësim të situatës në veri të Kosovës se si mund të shkaktojë dhunë edhe në tërë rajonin. Prioritet i yni është që të arrijmë de-eskalim dhe të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri dhe për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët dhe zbatim të marrëveshjes për normalizim”, tha Szunyog, teksa shtoi se Evropa nuk mund ta përballojë një tjetër konflikt, pas asaj në Ukrainë.

“Të dyja, Kosova dhe Serbia pritet të kontribuojnë në bashkëpunim rajonal dhe t’i tejkalojnë të kaluarën. Kemi shumë dhunë në Evropë tashmë dhe nuk mund ta përballojmë një tjetër konflikt tjetër. Strategjia e BE-së ka objektiva për ta zgjeruar dialogun, për ta rritur kontributin e Ballkanit Perëndimor në misionet operacionale të BE-së dhe ta zgjerojë bashkëpunimin në inteligjencë dhe mbrojtje”, u shpreh ai.

Lura Limani, drejtoreshë e programeve në KFOS, tha se është e pamundur të bisedojmë për bashkëpunimin ekonomik dhe forma tjera të bashkëpunimit, pa e adresuar çështjen kryesore e që më së shumti na duhet është bashkëpunim i bazuar në vlerat kryesore.

“Për neve ka qenë nder i madh që Qeveria shqiptare na mbështeti një event që mblodhi liderë të Bashkimit Evropian. Jemi pjesë e fondacionit për politika evropiane dhe të huaja dhe kemi dal me një koncept për punën që është bërë deri më tani dhe një risi në adresimin e çështjeve që janë urgjente për rajonin dhe njëra prej këtyre çështjeve do të thonim se është tema që po e diskutojmë sot, gjendja gjeopolitike dhe siguria, dhe si ndikohet rajoni ynë nga çështjet e jashtme dhe tema është pritur mjaftë natyrshëm në diskutimet tona sepse kemi menduar që është e pamundur të bisedojmë për bashkëpunimin ekonomik dhe forma tjera të bashkëpunimit, pa e adresuar çështjen kryesore e që më së shumti na duhet është bashkëpunim i bazuar në vlerat kryesore”, tha ajo. 

Arbana Pasholli, deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, tregoi për sfidat e saj në kohën e studimeve. Ajo përmendi konfliktet që i ka pasur Maqedonia e Veriut ndër vite.

“Isha 20-vjeçare në Universitetin e Shkupit kur filloi konflikti në Maqedoni. Në atë kohë kur u regjistrova në fakultet, Kosova ishte në luftë dhe Shqipëria po rimëkëmbej nga konflikti dhe ne po luftonim për edukim në gjuhen shqipe. Konflikti nuk është i mirë dhe jam krenare që e ka tejkaluar këtë konflikt, që e tejkaloi përmes marrëveshjes së Ohrit për pakicat shqiptare. Tani më nuk kam frikë për fëmijët e mi sepse kanë më shumë të drejta se unë që i kisha”, tha ajo.

“Konflikti nuk ishte sfida e vetme sa i përket stabilitetit por edhe në rajon. Një moment tjetër ishte kur u krijua një konflikt tjetër që u krijua një grup etnik. Kjo u bë që të rikthehej prania e NATO-s. Një problem tjetër ishte me Bullgarinë, ku vendi po përballej me probleme tjera me propozimin francez, bëri që të kontestohej nga autoriteti bullgar”, tha ajo.

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një mjet i dyshimtë gjatë punimeve me ekskavator në Ferizaj

Published

on

Gjatë disa punimeve me ekskavator në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, është raportuar për gjetjen e një mjeti të dyshimtë të panjohur.

Rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës 17:05.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara