Botë

Putin thotë se i vlerëson “lart” bisedimet SHBA-Rusi

Published

on

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se i vlerëson “lart” bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që u mbajtën më 18 shkurt në Riad të Arabisë Saudite.

Udhëheqësi rus tha se bisedimet ishin “hapi i parë” drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit.

Jam informuar [për bisedimet]. I vlerësoj lart, ka rezultate”, tha Putin gjatë një ngjarjeje në Shën Petersburg.

Për mendimin tim, ne kemi bërë hapin e parë për të rinisur punën në disa fusha të interesit të përbashkët”, shtoi Putin.

Udhëheqësi rus tha se shteti i tij ka nevojë të ndërtojë besimin me SHBA-në në mënyrë që të zgjidhet konflikti në Ukrainë.

Është e pamundur të zgjidhen shumë çështje, përfshirë kriza ukrainase, pa rritur nivelin e besimit mes Rusisë dhe SHBA-së”, tha Putin.

Pas bisedimeve në Riad, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni dhe Moska janë pajtuar për t’i adresuar faktorët “acarues” në raportet mes dy shteteve dhe kanë nisur punën drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë.

DASH-i tha se palët do të angazhojnë ekipe të nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt që është e mundur, “në një mënyrë që është e qëndrueshme dhe e pranueshme për të dyja palët”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, që ka udhëhequr delegacionin e SHBA-së, ka deklaruar se palët janë pajtuar edhe për të rivendosur stafin e ambasadave dhe që, pos diskutimeve për paqe në Ukrainë, ekipet negociatore do të promovojnë edhe bashkëpunim ekonomik.

Në këtë takim nuk kishte të pranishëm përfaqësues të Ukrainës dhe presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelensky, tha se është biseduar për Ukrainën, “pa Ukrainën”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë pas takimit se Rusia dhe SHBA-ja janë pajtuar për të krijuar kushte për të rikthyer plotësisht bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve.

Edhe Lavrov, sikurse Rubio, kanë deklaruar se palët janë pajtuar për të emëruar ambasadorë në kryeqytetet e dy vendeve, heqjen e “pengesave për misione diplomatike”, përfshirë kufizimet në transfere bankare në ambasada, emërimin e përfaqësuesve për të vazhduar negociatat për dhënie fund të luftës në Ukrainë, dhe krijimin e kushteve për rikthim të bashkëpunimit në sfera të ndryshme.

Delegacioni amerikan ka thënë para mbajtjes së bisedimeve në Riad se takimi në Arabinë Saudite nuk ka të bëjë me nisje të negociatave, mirëpo për të parë nëse Rusia është “serioze” në dhënien fund të luftës në Ukrainë, që ka nisur në shkurt të vitit 2022./REL/

Aktualitet

Udhëheqja e lartë e Iranit shënjestër e sulmeve

Published

on

By

Izraeli deklaron se ka vrarë shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani, në një sulm dhe se do të “vazhdojë gjahun” ndaj liderëve të vendit. Siç tregon edhe grafika e mëposhtme, shumë prej figurave të larta të vendit të periudhës para-luftës janë vrarë.

Vdekja e Liderit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, u njoftua më 28 shkurt, pas ditës së parë të sulmeve amerikano-izraele mbi Iran.

Gjithashtu, në valën e parë të sulmeve u vranë: këshilltari i sigurisë Ali Shamkhani, ministri i mbrojtjes Amir Nasirzadeh, komandanti i Gardës Revolucionare, gjenerali Mohammad Pakpour, si dhe shefi i shtabit të forcave të armatosura, Abdolrahim Mousavi. /BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Shtetet e Gjirit kërkojnë nga Trump neutralizimin e Iranit

Published

on

By

Shtetet arabe të Gjirit nuk i kanë kërkuar SHBA-së të hyjë në luftë me Iranin, mirëpo shumë prej tyre tani po bëjnë thirrje që operacioni të mos ndalet pa u siguruar që Republika Islamike të mos ketë më mundësi të kërcënojë rrugët jetike të naftës.

Siç raporton Reuters, burime nga Gjiri bëjnë të ditur se shqetësimi kryesor mbetet mbrojtja e ekonomive që varen tërësisht nga ky rajon.

Sipas burimeve diplomatike perëndimore dhe arabe, Uashingtoni po ushtron presion mbi shtetet e Gjirit që t’i bashkohen luftës SHBA-Izrael. Presidenti Donald Trump dëshiron të tregojë mbështetje rajonale për fushatën, me qëllim që të forcojë legjitimitetin ndërkombëtar dhe mbështetjen e brendshme.

“Ekziston një ndjenjë e gjerë në të gjithë Gjirin se Irani ka kaluar çdo vijë të kuqe me çdo vend të rajonit,” tha Abdulaziz Sager, kryetar i Qendrës kërkimore të Gjirit me seli në Arabinë Saudite. Ai shtoi se sapo Irani nisi sulmet e drejtpërdrejta, u klasifikua si armik.

Irani sulmon gjashtë shtetet e Gjirit

Teherani ka demonstruar tashmë fuqinë e tij duke sulmuar aeroporte, porte dhe objekte të naftës në gjashtë shtetet e Gjirit përmes raketave dhe dronëve. Gjithashtu, është penguar qarkullimi në Ngushticën e Hormuzit, që shërben si “arteria” kryesore për një të pestën e furnizimit global me naftë.

Udhëheqësit e Gjirit besojnë se mosveprimi tani përbën rrezikun më të madh. Sulmet e fundit kanë dëmtuar imazhin e stabilitetit që këto vende janë përpjekur të ndërtojnë për të tërhequr tregtinë dhe turizmin.

Frika nga një luftë e gjerë

Pavarësisht kërkesave për dobësimin ushtarak të Iranit, brenda Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) ende mungon një konsensus i plotë për hapat e mëtejshëm. Ndërsa Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se partnerët e Gjirit po rrisin angazhimin, Emiratet e Bashkuara Arabe janë treguar më të përmbajtura, duke thënë se nuk kërkojnë të përfshihen në eskalime.

Nga ana tjetër, Sager paralajmëroi se Arabia Saudite mund të detyrohet të hakmerret nëse Irani godet pikat kritike, siç janë impiantet e shkripëzimit të ujit ose objektet madhore të naftës. “Në atë rast, Arabia Saudite nuk do të kishte zgjidhje tjetër veçse të ndërhynte,” u shpreh ai. /Reuters/

 

Continue Reading

Lajmet

Kallas: BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit

Published

on

By

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi të martën se duhen gjetur rrugë diplomatike për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, teksa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bën thirrje aleatëve të dërgojnë anije luftarake atje për të siguruar tranzitin mes luftës në Iran.

“Askush nuk është i gatshëm t’i vërë njerëzit e vet në rrezik në Ngushticën e Hormuzit. Ne duhet të gjejmë mënyra diplomatike për ta mbajtur këtë (ngushticë) të hapur, në mënyrë që të mos kemi krizë ushqimore, krizë të plehrave artificialë, si dhe krizë energjetike,” tha Kallas në një intervistë për Reuters.

Continue Reading

Aktualitet

Pakistani mohon sulmin në Kabull, Talibanët raportojnë mbi 400 të vrarë

Published

on

By

Mbi 400 persona janë vrarë dhe 250 të tjerë janë lënduar nga një sulm ajror i Pakistanit mbi një spital të rehabilitimit nga droga në Kabul, ka deklaruar të martën një zëdhënës i qeverisë së Talibanëve afganë. Siç raporton Reuters, kjo ngjarje shënon një eskalim të ashpër të konfliktit mes dy vendeve fqinje.

Pakistani e ka hedhur poshtë këtë pretendim si të rremë dhe mashtrues, duke deklaruar se mbrëmjen e së hënës ka “shënjestruar me precizitet instalimet ushtarake dhe infrastrukturën mbështetëse të terroristëve”. Ministri i Informacionit i Pakistanit, Attaullah Tarar, përmes një postimi në rrjetin social X, tha se shpërthimet dytësore pas sulmeve “tregojnë qartë praninë e depove të mëdha të municionit”.

Ky sulm erdhi vetëm pak orë pasi Kina u shpreh e gatshme të vazhdonte përpjekjet për uljen e tensioneve, duke u bërë thirrje të dyja palëve të shmangin zgjerimin e luftës dhe t’i kthehen tryezës së bisedimeve. Konflikti, i cili nisi muajin e kaluar, vlerësohet si më i rëndi i ndodhur ndonjëherë mes këtyre dy vendeve që ndajnë një kufi prej 2,600 kilometrash.

Dëshmitë e të mbijetuarve: “Ishte si dita e kiametit”

Në vendngjarje, pamjet tregojnë ndërtesa të shkatërruara dhe të mbuluara nga flakët. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Abdul Mateen Qanie, specifikoi se numri i të vdekurve ka arritur në 408, ndërsa 265 janë plagosur. Ndonëse autoritetet afgane thanë se viktimat janë dërguar në spitalet e Kabulit, ato nuk dhanë detaje se si është bërë numërimi i saktë i tyre.

Dëshmitarët rrëfyen se tri bomba shpërthyen sapo njerëzit në spital po përfundonin lutjet e mbrëmjes. “I gjithë vendi u përfshi nga zjarri. Ishte si dita e kiametit,” tha Ahmad, 50-vjeçar, i cili po trajtohej në këtë qendër. “Shokët e mi po digjeshin në zjarr dhe ne nuk mundëm t’i shpëtonim të gjithë.”

Shoferi i ambulancës, Haji Fahim, i tha Reuters-it se kur kishte arritur në vendngjarje çdo gjë ishte në flakë. “Në mëngjes më thirrën sërish të kthehem, sepse ka ende trupa nën rrënoja,” u shpreh ai.

Continue Reading

Të kërkuara