Presidenti ukrainas Volodymy Zelensky ka deklaruar sot në Oslo se plantacionet bërthamore i takojnë vetëm Kievit zyrtar, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka sugjeruar se kontrolli amerikan i termocentraleve të Ukrainës mund të nënkuptojë më pak sulme nga Rusia.

Zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce, ka adresuar mbrëmë sugjerimin e Shtëpisë së Bardhë, se Ukraina mund të përfitojë nga marrja e “pronësisë” së Shteteve të Bashkuara të pjesëve të infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke nënkuptuar se Rusia mund të hezitonte të sulmonte një termocentral nëse do të operohej nga inxhinierë amerikanë, transmeton KosovaPress.
Zelensky në reagimin e tij pohoi se të gjitha plantacionet bërthamore i takojnë popullit të Ukrainës.
Ai shtoi se nuk ka diskutuar drejtpërdrejt për pronësinë e plantacioneve, por tha se “nëse (plantacionet bërthamore) nuk i takojnë Ukrainës, nuk do të funksionojnë për askënd”.
Zelensky njoftoi se Ukraina dhe zyrtarët amerikanë do të takohen në Arabinë Saudite të hënën, ndonëse do të jenë ndarë nga bisedimet mes zyrtarëve rusë dhe amerikanë. Ndërsa në lidhje me territorin e okupuar të Krimesë, ai tha se është pjesë e pandashme e Ukrainës.
Krimea njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës, pavarësisht pushtimit dhe aneksimit të pretenduar nga Rusia në 2014.
Po ashtu, ai shprehu se është një “dhuratë e madhe për Rusinë” që anëtarësimi i Ukrainës në NATO është hequr nga tryeza nga Uashingtoni, pas një vendimi të zyrtarëve amerikanë që përjashtuan pranimin e Kievit në aleancë.