Shëndet

Pse rrushi i thatë nuk rekomandohet për të gjithë?

Published

on

Rrushi i thatë përmban një sasi të madhe të lëndëve ushqyese, dhe studime të shumta kanë treguar se konsumimi i një sasie më të vogël të rrushit të thatë sjell përfitime të shumta në trup. Sidoqoftë, nuk rekomandohet për të gjithë.

Ka disa arsye pse duhet të konsumoni rrush të thatë, gjëja më e shëndetshme është se ndihmon për largimin e problemit të kapsllëkut.

Vetëm 1/4 filxhan rrush i thatë mburret me rreth dy gramë fibra, që është rreth shtatë për qind e vlerës ditore për shumicën e njerëzve.

Sidoqoftë, kërkesat tuaja individuale për fibra gjithashtu varen nga mosha dhe gjinia juaj.

Reduktimi i rrezikut të anemisë – Anemia, e cila është shkaktuar nga mungesa e hekurit, është një nga mangësitë më të zakonshme të mineraleve në trup në të gjithë botën. Më shumë se një e katërta e popullsisë preket nga kjo mungesë. Anemia shfaqet kur zvogëlohet numri i qelizave të kuqe të gjakut dhe aftësia e gjakut tuaj për të mbajtur oksigjen, gjë që mund të lërë të ndiheni të lodhur dhe të dobët

Përveç marrjes së suplementeve të hekurit, ju mund të rrisni nivelin e hekurit përmes dietës.

Megjithëse rrush i thatë nuk është burimi më i pasur i hekurit, gjysma e një filxhani me fruta të thata përmban rreth 7 për qind të sasisë së rekomanduar ditore për gratë e moshës 19-50 vjeç, rreth 18 miligramë, të cilat kryesisht rrezikohen nga mungesa e hekurit për shkak të menstruacioneve, mund të ndihmojnë rregullojnë hekurin, shkruan KP.

Rritja e niveleve të energjisë – Meqenëse rrush i thatë përmban sasi të konsiderueshme sheqeri, një grusht mund të jetë burim i mirë energjie. Është më mirë t’i hani në mëngjes ose para një stërvitje për të cilën keni nevojë për energji shtesë, shkruan Eat This.

Rrushi i thatë është plot me antioksidues, përkatësisht fitonutrientë të njohur si fenole dhe polifenole. Këta antioksidues mund të ndihmojnë në heqjen e radikaleve të lira nga gjaku, gjë që është e rëndësishme sepse ato mund të dëmtojnë qelizat dhe ADN-në tuaj.

Kjo mund të çojë në komplikime të mëdha shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës. Fatkeqësisht, rrushi i thatë ka një të metë.

I pasur me sheqer e kjo mund të jetë e dobishme në disa situata, nuk është zgjidhje e mirë për njerëzit me diabet.

Në 1/4 filxhan rrush ka 26 gramë sheqer. Për njerëzit me diabet, veçanërisht diabetin e tipit 2, mund të rrisë rrezikun e hiperglicemisë ose sheqerit shumë të lartë në gjak, andaj diabetikët duhet të kufizojnë sasinë e rrushit të thatë.

Shëndet

Si të humbni dhjamin e barkut pa dieta ekstreme dhe pa palestra?

Published

on

Në rrjetet sociale mund të keni parë sfidën “Plank Challenge”, por arsyeja për të ulur dhjamin e barkut nuk lidhet vetëm me pamjen fizike.

Dhjami visceral, ai që grumbullohet thellë rreth organeve si mëlçia dhe zorrët, mund të rrisë rrezikun për sëmundje kronike, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, sëmundjet e mëlçisë dhjamore jo-alkoolike dhe disa lloje kanceri.

Zakone të thjeshta të përditshme ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e këtij dhjami, sipas eksperteve të ushqyerjes.

1. Qëndrimi ulur për shumë orë është zakoni më i keq

Dietologia Erin Palinski-Wade thotë: “Qëndrimi ulur për periudha të gjata është zakoni numër një që duhet ndalur për ta reduktuar dhjamin e barkut.”

Shumica e njerëzve nuk lëvizin mjaftueshëm. Udhëzimet shëndetësore rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë, por më pak se gjysma i arrijnë këto nivele.

Sipas Palinski-Wade, lëvizja ndihmon në ndërtimin e masës muskulore, rrit metabolizmin edhe në pushim dhe përmirëson përbërjen trupore. Përveç kësaj, ndihmon në rregullimin e nivelit të insulinës dhe djegien më efikase të dhjamit të depozituar.

2. Strategji të thjeshta për të lëvizur më shumë

Filloni me hapa të vegjël: Mjaftojnë 10-15 minuta aktivitet, një shëtitje, vallëzim apo joga. Përdorni shkallët në vend të ashensorit ose parkoni më larg. (Patricia Bannan)

Bëjeni zakon: Përsëritja e aktivitetit çdo ditë, si larja e dhëmbëve, krijon rutinë të qëndrueshme.

Ushtroni me shoqëri: Një mik mund të mbajë motivimin. Festoni arritjet e vogla, si numrin e hapave të përditshëm.

Vendosni kujtesa: Çdo 30–60 minuta ngrihuni, shtrihuni ose ecni pak për të aktivizuar qarkullimin e gjakut dhe muskujt.

Lëvizni gjatë bisedave telefonike: Ecni në vend që të rrini ulur.

Ushtrime me pesha: 1–2 herë në javë, duke përfshirë grupet kryesore të muskujve, ndihmon ndjeshëm në djegien e dhjamit.

Ndryshoni rutinën: Ushtrimet aerobike ose intervalet intensive janë efikase; 3 seanca në javë mund të japin rezultate të dukshme.

3. Këshilla shtesë për të reduktuar dhjamin e barkut

Flini mjaftueshëm: Një natë e keqe gjumi mund të rrisë oreksin dhe rezistencën ndaj insulinës, duke favorizuar depozitimin e dhjamit.

Ulni stresin: Meditimi, frymëmarrja e thellë dhe ushtrimet e ndërgjegjësimit ndihmojnë në uljen e kortizolit, hormonit që lidhet me grumbullimin e dhjamit.

Shtoni fibra në dietë: Fibrat balancojnë sheqerin në gjak, ulin rezistencën ndaj insulinës dhe reduktojnë oreksin.

Mos shmangni yndyrat e shëndetshme: Peshqit si salmoni, skumbria, sardelet dhe trofta janë të pasur me omega-3, që ulin inflamacionin dhe përmirësojnë metabolizmin e dhjamit.

Sekreti i suksesit: Vazhdimësia, jo perfeksioni

Palinski-Wade përfundon: “Sekreti nuk është të jesh perfekt. Lëviz trupin çdo ditë, dhe shëndeti do të të ndjekë vetë.”

Me këto ndryshime të vogla dhe strategji të përditshme, humbja e dhjamit të barkut dhe përmirësimi i shëndetit bëhen të arritshme pa dieta ekstreme ose palestra intensive. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Shijoni vjeshtën me 5 ushqime kryesore për energji dhe shëndet

Published

on

Vjeshta është stina ideale për fruta, perime dhe ushqime nëntokësore që ndihmojnë në humbjen e kilogramëve, mbrojtjen e zemrës dhe forcimin e imunitetit.

Kungulli i artë – i njohur si mbreti i vjeshtës, mund të përdoret në byrek, supa apo ëmbëlsira. Mund të piqet në furrë dhe të shoqërohet me kajmak dhe arra, duke shijuar vlerat e tij të pasura ushqyese.

Kërpudhat – të pasura me vitaminë B, selenium, zink dhe kalium, ofrojnë energji, pak kalori dhe mbrojnë zemrën falë vlerave antioksiduese.

Lulelakra – një perime super e shëndetshme me vitamina B, C, K, Omega-3 dhe fibër. Përmban sulforafan, substancë që ndihmon në luftimin e qelizave të dëmshme dhe përmirëson tretjen.

Molla – fruti i shëndetshëm që mbron zemrën dhe ul rrezikun e diabetit tip 2. Konsumi i dy mollëve në ditë përmirëson kolesterolin dhe ul sheqerin në gjak.

Dardha – e pasur me fibër, vitamina B2, C, E, bakër, kalium dhe antioksidantë. Konsumimi i saj, veçanërisht me lëkurë, ndihmon në rregullimin e sheqerit dhe mirëmbajtjen e peshës trupore.

Vjeshta sjell bollëk të ushqimeve që janë të shijshme dhe njëkohësisht të dobishme për shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çaji i zi: Pija e dytë më e konsumuar në botë

Published

on

Çaji është pija e dytë më e konsumuar në botë, pas ujit, dhe të gjithë llojet e tij vijnë nga bima Camellia sinensis.

Diferencat mes çajit të zi, të gjelbër dhe të bardhë burojnë nga mënyra e korrjes dhe përpunimit. Për të prodhuar çaj të zi, gjethet kalojnë procesin e zbehjes, plasaritjes, mbështjelljes dhe oksidimit të plotë. Çaji i zi përbën rreth 75% të konsumit global të çajit.

Përfitimet shëndetësore

Çaji i zi përmban antioksidantë dhe ka disa përfitime të mundshme shëndetësore:

Ul rrezikun e disa llojeve të kancerit.

Ndihmon në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut.

Mbështet funksionimin e duhur të zemrës.

Vepron si antioksidant natyral që mbron qelizat nga dëmtimet.

Rreziqet e mundshme

Përmban kafeinë, e cila mund të shkaktojë probleme tek personat e ndjeshëm ndaj saj.

Disa lëndë minerale të pranishme mund të jenë toksike në sasi të larta.

Në raste të rralla, konsumimi i tepërt mund të shkaktojë anemi.

Ekspertët rekomandojnë konsum të moderuar për të përfituar avantazhet e tij pa rrezikuar shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Vitaminat dhe mineralet për sy të shëndetshëm

Published

on

Shëndeti i syve shpesh merret për të mirëqenë, por ai mund të rrezikohet nga ushqyerja e keqe, përdorimi i tepërt i teknologjisë dhe mosha.

Mungesa e disa vitaminave kryesore mund të dëmtojë shikimin, ndërsa ato veprojnë si mburojë kundër stresit oksidativ dhe inflamacionit.

Vitaminat kryesore për sytë:

Vitamina A: Ndihmon në shikimin në dritë të pakët dhe parandalon tharjen e syrit.

Vitamina E: Antioksidant që mbron proteinat e syrit nga radikalet e lira, duke parandaluar mjegullimin e shikimit.

Vitamina C: Redukton rrezikun e problemeve të shikimit deri në 33%.

Kompleksi i vitaminave B (B6, B9, B12): Ul ndjeshëm rrezikun e degjenerimit të shikimit, sidomos tek gratë.

Ushqyes të tjerë të rëndësishëm:

Zinku: Ndihmon në transportimin e vitaminës A tek retina dhe prodhimin e melaninit, i cili mbron sytë nga rrezet UV. Marrja e 40-80 mg zink në ditë mund të ngadalësojë përkeqësimin e shikimit deri në 25%.

Acidet yndyrore Omega-3: Mbështesin shëndetin e retinës dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut drejt syve.

Ekspertët rekomandojnë të përfshihen këto vitamina dhe ushqyes në dietën e përditshme për të ruajtur shikimin dhe shëndetin e syve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara