Analistja amerikane Ivana Stradner ka reaguar ndaj protestave të fundit në Serbi, duke thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq është duke krijuar narrativë për perëndimin se protestat janë antiperendimore dhe studentët mbështesin një luftë në Ballkan.
“Keni kujdes! Vuçiq po krijon një narrativë për Perëndimin se protestat në Serbi janë antiperëndimore dhe se studentët mbështesin një luftë në Ballkan! Vuçiq dëshiron ta portretizojë veten si një shtyllë stabiliteti dhe të bindë Perëndimin se nuk ka siguri në Ballkan pa të. Kjo është pikërisht mënyra se si ëndrra Gjeorgjiane ka shantazhuar Perëndimin. I njëjti libër lojërash. Shumë shpejt do ta shihni këtë tregim në hapësirën e informacionit”, ka shkruar ajo në rrjetin social X.
Për më shumë se dy muaj studentët serb janë duke protestuar dhe duke i bllokuar fakultetet në këtë vend, në shenjë pakënaqësie me situatën socio-politike.
Prishtinë – Në fushën e kirurgjisë së përgjithshme dhe veçanërisht të kirurgjisë abdominale, Prof. Ass. Dr. Bedri Braha përfaqëson një profil profesional të lidhur me përvojën klinike, mësimdhënien universitare dhe përdorimin e teknikave bashkëkohore kirurgjikale. Si specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme, subspecialist i Kirurgjisë Abdominale dhe laparoskopist, Dr. Braha ushtron veprimtarinë profesionale në United Hospital, duke ofruar vlerësim dhe trajtim kirurgjikal për një gamë të gjerë patologjish.
Një ndër fushat me rëndësi të veçantë në kirurgjinë abdominale është trajtimi i tumoreve të zorrës së trashë, përfshirë pjesën rektosigmoide. Në rastet kur diagnostikohet një tumor i tillë, trajtimi përcaktohet në bazë të lokalizimit, stadit të sëmundjes dhe karakteristikave histopatologjike, shkruan “Rajoni Press”.
Në shumë raste, ndërhyrja kirurgjikale është pjesë qendrore e trajtimit, ku synohet heqja e segmentit të prekur së bashku me nyjet limfatike përreth, ndërsa pas ndërhyrjes mund të rekomandohen trajtime shtesë, si kimioterapia apo radioterapia, në varësi të stadit dhe vlerësimit të ekipit mjekësor.
Një rëndësi të veçantë ka diagnostikimi në kohë. Ndryshimet e vazhdueshme në zakonet e jashtëqitjes, prania e gjakut në jashtëqitje, dhimbjet ose ngërçet e përsëritura të barkut, fryrja e vazhdueshme, humbja e pashpjegueshme e peshës dhe lodhja e zgjatur janë simptoma që nuk duhet të neglizhohen. Ato nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht praninë e një tumori, por kërkojnë vlerësim mjekësor, veçanërisht kur janë të vazhdueshme ose përsëriten.
Në praktikën moderne kirurgjikale, qasja laparoskopike mund të ofrojë alternativa më pak invazive për pacientë të përzgjedhur, gjithmonë në varësi të diagnozës, gjendjes së pacientit dhe indikacionit kirurgjikal. Vendimmarrja duhet të bazohet në ekzaminimin klinik, imazherinë, analizat përkatëse dhe vlerësimin multidisiplinar.
Prof. Ass. Dr. Bedri Braha është gjithashtu profesor i kirurgjisë në UBT, anëtar i Shoqatës së Kirurgëve të Përgjithshëm të Kosovës dhe anëtar i Bordit në Kolegjin Kosovar të Kirurgëve. Kjo ndërthurje e aktivitetit klinik me atë akademik e vendos profesionin e tij në një dimension ku kujdesi për pacientin, edukimi mjekësor dhe zhvillimi i praktikave bashkëkohore kirurgjikale plotësojnë njëri-tjetrin.
Në një kohë kur ndërgjegjësimi shëndetësor dhe diagnostikimi i hershëm kanë rëndësi gjithnjë e më të madhe, mesazhi kryesor mbetet i qartë: simptomat e pazakonta dhe të vazhdueshme nuk duhen injoruar. Konsultimi me mjekun specialist dhe vlerësimi profesional janë hapat e parë drejt një diagnoze të saktë dhe një plani të përshtatshëm trajtimi.
Prof. Ass. Dr. Bedri Braha, Dr. Sci.
Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme
Subspecialist i Kirurgjisë Abdominale | Laparoskopist
Profesor i Kirurgjisë në UBT
United Hospital
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e së dielës një sipërfaqe toke në fshatin Malasen të Bashkisë Cërrik, në Shqipëri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Si pasojë e flakëve janë djegur rreth 2 hektarë tokë dhe afërsisht 250 rrënjë ullinj. Zjarri rrezikoi seriozisht disa banesa pranë zonës, si dhe depozitën kryesore të ujit që furnizon qytetin e Cërrikut.
Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit u angazhuan tre mjete zjarrfikëse dhe 11 efektivë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), të cilët bënë të mundur shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Sipas të dhënave të para hetimore nga Policia e Shtetit në Shqipëri, dyshohet se shkak për shpërthimin e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në linjën e energjisë, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Euronews/
Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident rrugor të enjten në mëngjes në Gjermani, ka njoftuar një i afërm i tyre.
Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur teksa viktimat – të moshave 61, 34 dhe 16 vjeç, pjesëtarë të së njëjtës familje – po ktheheshin nga Kosova.
Ngjarja është regjistruar në autostradën A3 në rajonin e Bavarise.
Sipas raportimeve të mediave lokale, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në linjën hekurudhore. Ndonëse nuk ka pasur përplasje me tren, tre personat që ndodheshin në veturë kanë mbetur të vdekur në vendngjarje.
Ministria italiane e Shëndetësisë ka ngritur në “alarm të kuq” të nivelit 3 gjithsej 27 qytete në vend, për shkak të valës së katërt të nxehtësisë ekstreme që ka përfshirë me të madhe Italinë.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C në disa zona, ndërsa vala e të nxehtit parashikohet të zgjasë të paktën edhe për një javë.
Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se niveli 3 i alarmit nënkupton rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e të gjithë popullsisë, pa u kufizuar vetëm te të moshuarit, fëmijët apo personat me sëmundje kronike.
Kjo valë e fundit pason tri valët e mëparshme të këtij viti, të cilat gjithashtu u shoqëruan me pasoja fatale dhe viktima nga nxehtësia ekstreme. /ANSA/