Kronikë e zezë

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës

Në operacionin e sotëm të pranishëm janë edhe Inspektorati Qëndror i Pylltarisë.

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

Në operacionin e sotëm të pranishëm janë edhe Inspektorati Qëndror i Pylltarisë për shkak të dëmtimit të madh të pyllit në Parkun Kombëtar “Sharri” në zonën e Brezovicës.  

Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Pejë, arrestohet një i mitur

Published

on

By

Një i mitur është arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë”, sipas raportit 24-orësh të Policisë se Kosovës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:10, pas një mosmarrëveshjeje mes dy të miturve. I dyshuari dyshohet se ka therur me thikë viktimën, po ashtu të mitur.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitali i Pejës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të tjera.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Gjilan

Published

on

By

Një person është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë se Kosovës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në periudhën 28–31 janar 2026, rreth orës 00:30, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 24 shkurt 2026.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Viti

Published

on

By

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në fshatin Gjylekar të Vitisë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas raportit, më 24 shkurt 2026, një ankues burrë ka informuar policinë se më 19 shkurt rreth orës 14:00, disa persona kishin shtënë me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.

Lidhur me rastin është iniciuar hetim dhe autoritetet kompetente po punojnë për identifikimin e personave të dyshuar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Mish pa dokumente i konfiskuar në Klinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një automjeti në Klinë ka gjetur mish pa dokumente përcjellëse.

Sipas raportit të Policisë thuhet se mishi ishte i freskët si dhe duke u transportuar në kushte të cilat janë në kundërshtim me ligjin.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Rasti është njoftuar menjëherë te prokurori kompetent dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Pas intervistimit të të dyshuarit, prokurori vendosi ta lironte.

Continue Reading

Të kërkuara