Lajmet

Probleme me airbag-ët, Volkswagen tërheq mbi 114,000 automjete në SHBA

Published

on

Prodhuesi gjerman i automobilave Volkswagen ka tërhequr 114,478 automjete në Shtetet e Bashkuara për shkak të problemeve me airbag-ët që mund të paraqesin rrezik për drejtuesit në rrethana të caktuara, njoftoi Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së (NHTSA).

Sipas CNN, airbag-ët në anën e shoferit mund të shpërthejnë për shkak të lagështisë afatgjatë dhe temperaturave të larta, duke rrezikuar sigurinë e tij.

Bëhte fjalë për disa automjete Passat të prodhuara nga viti 2012 deri në 2014, Passat Sedan të prodhuara në 2006 dhe 2007, Passat Wagon nga 2017 dhe disa Beetle të famshme të modernizuara të prodhuara midis 2017 dhe 2018.

Të gjithë blerësit e automjeteve me airbag potencialisht të pasigurt do të njoftohen deri më 27 dhjetor dhe kompania do t’i lejojë ata të zëvendësojnë jastëkun e ajrit në anën e shoferit pa pagesë në një dyqan Volkswagen.

Lajmet

Osmani: Sulmet hibride përbëjnë sfida reale për stabilitetin kombëtar

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje të enjten për forcim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, dhe ka vlerësuar se sulmet hibride përbëjnë sfida reale për stabilitetin kombëtar.

Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes me temën për qëndrueshmërinë kombëtare.

Sulmet hibride, që përfshijnë edhe operacione të kombinuara kibernetike, ushtarake, ekonomike dhe informative, më mirë të them dezinformative në këtë rast, janë sfida reale për stabilitetin tonë kombëtar“, ka thënë Osmani, duke bërë thirrje për trajnim ekspertësh dhe bashkëpunim me partnerët strategjikë për ndërtim të kapaciteteve për të garantuar mbrojtje.

Zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas standardeve më të larta të NATO-s mbetet prioriteti ynë strategjik e kombëtar”, ka thënë Osmani, duke përmendur se investimi në armatim, personel ushtarak dhe mirëqenien e tyre është jetik, ashtu sikurse investimi në institucione tjera të sigurisë.

Ajo ka përmendur edhe sigurinë energjetike si shumë të rëndësishme për sigurinë kombëtare.

Shteti ynë duhet të investojë në përmirësim të infrastrukturës kritike dhe zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme, me theks të veçantë në sigurinë energjetike dhe mbrojtjen e sistemeve të rëndësishme”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova vazhdon që t’i bashkërendojë të gjitha përpjekjet e saj në drejtim të anëtarësimit në NATO.

Ne nuk synojmë vetëm të përfitojmë nga aleancat, por edhe të kontribuojmë në to”.

Zyrtarët e Kosovës përmendin vazhdimisht se synojnë anëtarësimin e vendit në këtë aleancë veri-atlantike, ndonëse janë të vetëdijshëm se anëtarësimit në NATO duhet t’i paraprijë përfshirja e Kosovës në programin e aleancës, Partneriteti për Paqe.

Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në këtë program, ndonëse kanë rikujtuar se për një vendim të tillë kërkohet pajtimi i të gjitha vendeve anëtare.

Forcat e NATO-s janë të pranishme në Kosovë qysh në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe.

Kosova kufizohet me tri shtete anëtare të NATO-s: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në radhët e NATO-s janë katër shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia.

Continue Reading

Lajmet

​Dyshohet se po planifikonin vrasje, arrestohen katër persona në Pejë e Prishtinë

Published

on

By

Në Pejë janë arrestuar katër persona pasi që të njëjtit dyshohen së kanë planifikuar përgatitjen e një vrasje. Sipas Policisë së Kosovës të dyshuari janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e veprës.

“Pejë, Prishtinë 2024/2025 , NN. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë planifikuar përgatitjen e vrasjes së viktimës. Të dyshuari janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e veprës. Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshme si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

​Kryhet grabitje nën kërcënim të armës një market në Prishtinë

Published

on

By

Në një market në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë është kryer një grabitje nën kërcënimin e armës.

Policia ka bërë me dije se nën kërcënimin e armës së ftoftë janë grabitur rreth 1 mijë e 720 euro para të gatshme nga arka.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e saj të punës në një market, kishte hyrë një person i dyshuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikës) kishte arrit të marr nga arka para të gatshme në vlerë rreth 1720 euro dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, përfundon njoftimi.

Continue Reading

Lajmet

​Osmani shpreh ngushëllime për viktimat pas përplasjes së helikopterit në Uashington

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të aksidentit ajror tragjik që ndodhi të enjten pranë Uashingtonit, D.C.

“E pikëlluar thellësisht nga rrëzimi tragjik ajror pranë Uashingtonit, D.C. Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.

Një aeroplan pasagjerësh me 64 persona në të është përplasur me një helikopter ushtarak dhe për pasojë ka rënë në një lumë në Uashington.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë të angazhuara për të kërkuar njerëzit e tjerë.

Continue Reading

Të kërkuara