Magazinë

Princi dhe Princesha e Uellsit habitin me veprimin

Published

on

Princi dhe Princesha e Uellsit, së bashku me tre fëmijët e tyre, Princi George (12), Princesha Charlotte (10) dhe Princi Louis (7) – pritet të zhvendosen në shtëpinë e tyre të re, Forest Lodge në Windsor, në fillim të nëntorit.

Shtëpia me tetë dhoma gjumi ndodhet në pronën Windsor Great Park dhe konsiderohet “shtëpia e përhershme” e familjes, pas disa vitesh sfiduese.

Fillimisht u raportua se çifti mbretëror shpresonte të vendosej për Krishtlindje, por punimet e rinovimit përfunduan më herët se parashikohej. Sipas Daily Mail, stafi ka nisur të zhvendosë sendet personale, ndërsa është vendosur një perimetër sigurie prej 150 hektarësh, në bashkëpunim me Home Office.

Fëmijët janë në pushimin e gjysmëvitit nga shkolla Lambrook që nga 17 tetori, Princi William (43) do të jetë në Brazil nga 3 deri 7 nëntor, për eventin Earthshot Prize dhe konferencën për klimën COP30.

Princesha Kate (43) nuk do ta shoqërojë, është e angazhuar me mobilimin dhe arredimin e shtëpisë së re.

Ky ndryshim vjen pas një periudhe të vështirë: humbja e Mbretëreshës Elizabeth, diagnoza e kancerit për Kate dhe Mbretin Charles në fillim të 2024, dhe përballja me sfida personale dhe emocionale.

Forest Lodge përfaqëson një fillim të ri për familjen mbretërore. /A.Z/UBT News/

 

Magazinë

Rumer Willis: Babai im ndonjëherë nuk më njeh për shkak të demencës

Published

on

Vajza e aktorit të famshëm Bruce Willis, Rumer Willis, ka ndarë detaje mbi gjendjen e babait të saj, i cili u diagnostikua me demencë frontotemporale në vitin 2022.

Rumer tha se babai i saj nuk e njeh gjithmonë kur shkon ta vizitojë, por ajo ndihet e lumtur që mund t’i qëndrojë pranë:

“Jam shumë e lumtur dhe falënderuese që ende mund të shkoj dhe ta përqafoj. Ai mund ta ndjejë dashurinë që i jap, dhe unë ndjej të njëjtën gjë nga ana e tij.”

Ajo shtoi se Bruce po përballet me sëmundjen që ndikon në sjelljen, personalitetin dhe të folurit, por se ai është mirë brenda kufizimeve të gjendjes së tij:

“Ai është mirë, duke marrë parasysh sfidat e demencës frontotemporale.”

Muajin e kaluar, gruaja e Bruce, Emma Heming Willis, ka treguar se kur mësuan për sëmundjen, ndiheshin të pashpresë dhe të humbur:

“Ditën kur morëm diagnozën dolëm nga mjeku pa asgjë, pa shpresë, zgjidhje, pa mbështetje,” tha ajo, duke e përshkruar momentin si traumatizues. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Magazinë

Ariana Grande infektohet me COVID-19 gjatë turit promocional për “Wicked: For Good”

Published

on

Këngëtarja dhe aktorja Ariana Grande konfirmoi se ka rezultuar pozitive me COVID-19, pas një periudhe intensive udhëtimesh dhe paraqitjesh publike për promovimin e filmit të saj të ri, Wicked: For Good.

Lajmin ajo e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram Story, ku ndau një foto nga paraqitja e saj në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, vetëm pak çaste para se të shfaqte simptomat, me mbishkrimin: “Moments before Covid”.

Ariana ka qenë këto ditë në një tur global, duke udhëtuar nga një kontinent në tjetrin për premierat dhe eventet promocionale të filmit.

Gjatë premierës në New York, nuk doli në tapetin e kuq për të treguar solidaritet me Cynthia Erivo, e cila humbi zërin për shkak të një viroze. Infektimi e detyroi Arianën të anulojë paraqitjen në The Kelly Clarkson Show, si dhe disa sesione Q&A me fansat.

Interesante është si Ariana, ashtu dhe Cynthia, rezultuan pozitiv me COVID edhe gjatë xhirimeve të filmit, por në periudha të ndryshme.

Megjithatë, filmi pritet të ketë një start të suksesshëm në kinema, me të ardhura të parashikuara rreth 150 milionë dollarë në hapje, duke shënuar një nga daljet më të shumëpritura të vitit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

12 vjet pa kontakt, Greer Grammer flet për babain e saj

Published

on

Aktorja Greer Grammer ka treguar për mungesën e kontaktit me babanë e saj, Kelsey Grammer, për 12 vjet gjatë fëmijërisë.

Në një intervistë për podcast-in Pretty Basic, ajo tha se nuk kishte pasur kontakt me të nga mosha 4 deri në 16 vjeç.

Greer shpjegoi se një keqkuptim i zakonshëm mbi të është se, duke pasur mbiemrin e Kelsey Grammer, njerëzit supozojnë se ajo ka rritur në një botë luksi dhe privilegji. Ajo tha:

“Babai im më la kur isha katër vjeç dhe nuk e pashë deri në moshën 16 vjeçare.”

Aktorja shtoi se e kishte takuar një herë në moshën 11 vjeç, por kjo nuk pati shumë ndikim.

Sot, Greer dhe Kelsey kanë një marrëdhënie të mirë, ku ai ka kontribuar financiarisht për fëmijët dhe shkollimin e saj.

Greer është fëmija më i madh i Kelsey, i vetmi nga lidhja me Barrie Buckner, babai i saj muajin e kaluar priti një djalë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Presioni për t’u martuar! Demi Lovato tregon për sfidën personale

Published

on

Këngëtarja 33-vjeçare Demi Lovato, e cila u martua këtë vit me Jordan “Jutes” Lutes, thotë se për vite me radhë ka ndier presionin shoqëror për t’u martuar herët.

Në një intervistë për Who What Wear, ajo u shpreh se gjithçka ndodhi natyrshëm dhe se tani është më e lumtur se kurrë.

“I thashë burrit tim sot: ‘Nuk e kam ndier kurrë më shumë dashuri për ty. As nuk e mendoja se mund të rritej kaq’”, ka treguar ajo.

Demi, e cila ka pasur më herët lidhje me Joe Jonas, Wilmer Valderrama dhe Max Ehrich, thotë se përvojat e së kaluarës i kanë mësuar rëndësinë e punës me veten.

“Nuk isha bërë ende kujdesin e duhur për veten. Universi të shpërblen kur punon me veten. U përgatita për të qenë e vetme dhe vetëm atëherë isha gati të ndaja jetën me dikë tjetër,” ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe për vendimin për të qenë e hapur me fansat rreth sfidave personale.

Pas trajtimit në rehabilitim më 2010 për çrregullim bipolar dhe bulimi, këngëtarja thotë se ndjeu përgjegjësi të tregonte të vërtetën e saj.

“Kisha një shpërthim publik në moshën 18 vjeçare, për të cilin kam folur edhe në dokumentarët e mi,” u shpreh Demi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara