Bota

Presidenti polak i bën thirrje SHBA-së të vendosë armë bërthamore në tokën polake

Published

on

Presidenti polak Andrzej Duda u ka bërë  Shteteve të Bashkuara të zhvendosin armët bërthamore në territorin e vendit të tij, teksa tensionet me Rusinë vijojnë të mbeten të larta pasi është refuzuar armëpushimi në Ukrainë.

Për Dudën, kokat bërthamore të stacionuara në Poloni do të ishin parandaluese të një sulmi të ardhshëm rus.

Presidenti polak tha po ashtu se këtë propozim e diskutoi së fundmi me të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg.

“Kufijtë e NATO-s u zhvendosën drejt lindjes në vitin 1999, kështu që 26 vjet më vonë duhet të ketë një ndryshim në infrastrukturën e NATO-s në lindje. Për mua kjo është e qartë”, tha Andrzej Duda në një intervistë për Financial Times.

Duda shtoi se “do të ishte më e sigurt nëse këto armë do të ishin tashmë në vendin tonë”.

Bota

Bayrou niset t’ia dorëzojë dorëheqjen Macronit

Published

on

By

Kryeministri i rrëzuar i Francës, François Bayrou, raportohet është nisur drejt Pallatit Elysee për t’ia dorëzuar dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron.

Ai dështoi të sigurojë votëbesimin në Parlament të hënën, të cilin e kishte kërkuar vetë, pasi propozimet e tij për shkurtime buxhetore ngjallën pakënaqësi të mëdha.

Qeveria e Bayrou u rrëzua me 364 vota kundër dhe 194 pro, duke shkaktuar një tjetër krizë politike në Francë. Tani, presidenti Macron detyrohet për të katërtën herë brenda një viti të emërojë një kryeministër të ri, në një situatë të rënduar nga polarizimi politik dhe mungesa e një shumice të qëndrueshme në Asamblenë Kombëtare./D.B/EO

Continue Reading

Bota

Finlanda: Koncesionet territoriale ndaj Rusisë nuk do të sjellin paqe

Published

on

By

Finlanda hodhi poshtë të martën çdo koncesion territorial ndaj Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje diplomatike për Ukrainën dhe paralajmëroi se veprime të tilla nuk do të sjellin paqe, por përkundrazi do të inkurajojnë “agresionin” e mëtejshëm rus në rajon, shkruan Anadolu.

Ministrja finlandeze e Jashtme, Elina Valtonen, tha në një konferencë vjetore të ambasadorëve në Berlin se sulmet ajrore të fundit të Rusisë mbi Ukrainën – më të ashpra që nga fillimi i luftës – tregojnë qartë se Rusia nuk është gati për një armëpushim, e lëre më për negociata.

Nëse gjatë negociatave do të sakrifikoheshin pjesë të territorit ukrainas ose elemente të sovranitetit të saj, nuk do të zgjidhnim problemin thelbësor, por përkundrazi potencialisht do të thellonim agresionin e Rusisë”, paralajmëroi ministrja.

Presidenti rus Putin po zhvillon luftë hibride në të gjithë Evropën – duke ndikuar në zgjedhje, duke ndërprerë sistemet GPS për trafikun ajror, dhe duke vendosur një flotë të errët në rajonin e Detit Baltik. Problemi me Putin nuk mund të zgjidhet në kurriz të Ukrainës”, shtoi ajo.

Valtonen argumentoi se shtetet perëndimore duhet të ruajnë mbështetjen e fortë për Ukrainën, të kufizojnë strategjikisht ambiciet e Rusisë dhe të ngushtojnë opsionet e Moskës duke vendosur sanksione më të rrepta tregtare dhe ekonomike dhe duke aplikuar takse mbi të gjitha eksportet ruse në tregun e brendshëm të BE-së./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Bombardimet e sotme në Gaza, vriten 11 persona, 20 rezultojnë të zhdukur

Published

on

By

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe mbi 20 rezultojnë të zhdukur pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i ditës së sotme.

Sipas Al Jazeera, sulmet kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe rritje të shqetësimeve për gjendjen humanitare në rajon./D.B/EO

Continue Reading

Bota

Humbin jetën të paktën 8 persona pasi Treni përplaset me autobusin në Meksikë

Published

on

Të paktën 8 persona kanë vdekur kur një tren u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate në Meksikë duke lënë të plagosur të paktën edhe 45 të tjerë, tha Mbrojtja Civile e Shtetit të Meksikës.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në komunën Atlacomulco, sipas autoriteteve shtetërore, shkruan CNN.

Trafiku është i mbyllur në të dyja drejtimet për të lejuar shërbimet e emergjencës të reagojnë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Të kërkuara