

Lajmet
Plagosja në Viti, kërkohet paraburgim ndaj tre personave
Published
12 months agoon
By
Betim GashiProkuroria Themelore në Gjilan ka parashtruar kërkesë për paraburgim në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve N.H., N.B., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajtje në pronësi të armëve dhe të pandehurit A.B., për mbajtje në pronësi të armëve.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.H., më 8 gusht 2024, rreth orës 10:07, në komunën e Vitisë, me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta të pandehurit N.B. dhe A.B., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore, sapo i sheh të njëjtit që me djemtë e tyre kishin shkuar në pronën kontestuese, shkon në shtëpinë e tij, merr një AK-47 dhe gjuan pandërprerë në drejtim të tyre, me ç’rast të pandehurin N.B. e plagos në këmbë, ndërsa të pandehurin A.B. e plagos në të dy këmbët.
I pandehuri N.B., e kishte armën e zjarrit me vete dhe sapo e sheh që i pandehuri N.H., nga shtëpia e tij kishte dalë me armë, gjuan disa herë në drejtim të tij, por nuk arrin ta qëllojë, duke vënë në rrezik edhe jetën e bashkëshortes së tij, e cila ishte me të.
I pandehuri A.B. dyshohet për armëmbajtje pa leje, e cila është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e tij, si dhe të gjitha armët e të pandehurve janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policorë./UBTNews/
Lajmet
FBK shpalos kriteret për licencimin e klubeve
Published
3 minutes agoon
August 5, 2025By
UBT News
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka shpallur zyrtarisht hapjen e aplikimit për licencimin e klubeve dhe shkollave të basketbollit për edicionin garues 2025/26. Ky proces zhvillohet në përputhje me Rregulloren për Licencim dhe Garim, dhe përfshin pesë kritere themelore që klubet duhet të përmbushin:
Sportiv
Financiar
Ligjor, Etik dhe Disiplinor
Administrativ dhe i Personelit
Infrastrukturor
Për secilën kategori licence (A, B, C apo D), janë të përcaktuara kërkesa të veçanta që klubet duhet t’i dokumentojnë.
RISITË PËR EDICIONIN 2025/26:
10% e buxhetit për gjeneratat e reja
Të gjitha klubet e Superligës së Meshkujve janë të obliguara të ndajnë minimum 10% të buxhetit vjetor për zhvillimin e gjeneratave të reja dhe të dorëzojnë një program vjetor të trajnimit për grupmoshat U10–U18, sipas udhëzimeve të FBK-së.
Zbatimi i Politikave të Mbrojtjes
Klubet duhet të caktojnë një person përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve dhe të marrin pjesë në trajnimet përkatëse në këtë fushë, në përputhje me politikat e miratuara nga FBK.
Klubet gjithashtu obligohen të respektojnë Politikat e Mbrojtjes të miratuara nga FBK, duke përfshirë emërimin e një personi përgjegjës për këtë fushë dhe pjesëmarrjen në trajnimet përkatëse.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më 4 Shtator 2025.
Lajmet
Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë që hapet më 2030
Published
20 minutes agoon
August 5, 2025By
UBT News
Arabia Saudite ka nisur punën për ndërtimin e atij që pritet të jetë aeroporti më i madh në botë. Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Salman pritet të hapet në vitin 2030 dhe do të jetë sa 14,000 fusha futbolli së bashku, për nga madhësia.
Ky aeroport do të ndërtohet rreth aeroportit Mbreti Khalid në kryeqytetin Riad. Zgjerimi i tij u njoftua për herë të parë në nëntor 2022, dhe kur të përfundojë, aeroporti do të shtrihet në 57 kilometra katrorë, prej të cilave 12 kilometra katrorë do të jenë të rezervuara për qendra tregtare.
Mbreti Khalid ka pista paralele për ulje-ngritje të avionëve. Me zgjerimin, numri do të shkojë në gjashtë, numri i pasagjerëve do të arrijë në 120 milionë deri më 2030, ndërsa deri në vitin 2050 pritet të arrijë në 185 milionë.
Me hapjen e këtij aeroporti, numri i ngritjeve dhe uljeve të avionëve në Arabinë Saudite rritet nga 211,000 në mbi një milion në vit. Kostoja e projektit vlerësohet në 30 miliardë dollarë. Në janar 2025, përfundoi rikonstruksioni i terminalit ekzistues në aeroportin Mbreti Khalid, duke e çuar një hap më pranë përfundimit të projektit madhor.
Terminali i ri ka 38 sportele check-in, 10 kioska vetëshërbimi, 26 sportele kontrolli pasaportash, 10 porta të automatizuara, 24 porta për hipje në avion, 40 sportele pasaportash në zonën e mbërritjes dhe 11 porta vetëshërbimi për daljen e shpejtë.
Dizajni i aeroportit është krijuar nga firma Foster + Partners, e njohur edhe për projekte si Battersea Roof Gardens, Stadiumi i Wembley-t, dhe memoriali kombëtar për Mbretëreshën Elizabeth II. Në maj, dy kompani, Bechtel dhe Parsons morën kontrata për zgjerimin, sipas Engineering News-Record (ENR).
Aeroporti do të ketë ambiente të shumta për ulje, zona të brendshme dhe të jashtme me shumë gjelbërim, dhe dritare të mëdha për të parë avionët. Sipas Agjencisë Saudite për media, dizajni i tij është krijuar posaçërisht për të ofruar një “udhëtim të pandërprerë për klientin”.
Ky projekt është pjesë e planit ambicioz “Vizion 2030” të Arabisë Saudite, që synon transformimin e vendit. Brenda këtij vizioni përfshihet edhe Qiddiya, një qytet argëtimi që pritet të hapet më vonë këtë vit dhe do të përfshijë një park tematik Six Flags, një ujëvarë gjigande me makina nënujore, katër atraksione që thyejnë rekorde botërore – përfshirë ujëvarën më të lartë në botë, rrëshqitësen më të gjatë për gara me tapeta, dhe rrëshkitësen më të madhe në botë.
Lajmet
Gjyqtarja kërcënohet me vdekje, reagon presidenti i FIFA-s
Published
1 hour agoon
August 5, 2025By
UBT News
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka shprehur mbështetje për gjyqtaren Katia Itzel Garcia dhe Federatën Meksikane të Futbollit (FMF), pasi gjyqtarja zbuloi se ajo ishte subjekt i abuzimit në internet pas një ndeshjeje të Kupës së Ligës.
Garcia, e cila ka arbitruar në gara të tjera të meshkujve, përfshirë Liga MX, Gold Cup dhe Lojërat Olimpike, raportoi se ka marrë kërcënime me vdekje pasi ka arbitruar ndeshjen e Kupës së Ligës midis FC Cincinnati dhe Monterrey të enjten.
Vendimi i saj për t’i dhënë një gol skuadrës së MLS-së që dukej se ishte në pozicion jashtë loje nxiti zemërim midis tifozëve të Monterrey-t pasi Cincinnati fitoi 3-2.
“Jam e tronditur dhe e trishtuar nga kërcënimet ndaj gjyqtares Katia Itzel pas performancës së saj në ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Ligës midis Monterrey dhe Cincinnati ”, shkroi Infantino në llogarinë e tij në Instagram.
“Nuk ka vend në futboll dhe në shoqëri për abuzim, diskriminim dhe dhunë të çfarëdo lloji. Në FIFA, ne jemi në solidaritet me FMF-në dhe CONCACAF-in duke dënuar veprimet e atyre që bëjnë këto kërcënime të papranueshme. Ne ofrojmë mbështetjen tonë të pakushtëzuar për t’i mbajtur përgjegjësit para përgjegjësisë.”
FMF tha në një deklaratë se “do ta këshillojë dhe shoqërojë Garcian në procesin e ankesës para autoriteteve përkatëse”.
Lajmet
Përurohet rruga në komunën e Shtimes në vlerë 900 mijë euro, ministri Aliu: Investim i rëndësishëm për qytetarët
Published
2 hours agoon
August 5, 2025By
UBTnews
U përurua rruga e re në komunën e Shtimes, një projekt në vlerë rreth 900 mijë euro, që përfshin ndërtimin dhe rehabilitimin e afro 5.5 kilometrave rrugë.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili mori pjesë në përurim, tha se ky projekt është realizuar me bashkëfinancim ndërmjet ministrisë e komunës dhe se rruga do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e qarkullimit të qytetarëve.
“Me ftesë të kryetarit erdha në vizitë, e cila është ndërtuar nga komuna e Shtimes. Ministria në marrëveshje e ka bërë financimin e kësaj rruge. Komuna e Shtimes e shpenzoi ashtu siç duhet me rrugë alternative që janë mjaft të rëndësishme për qytetarët, krijon mundësi të qarkullimit sa më të mirë dhe mobilitetit sa më të rregullt. Kjo rrugë është mjaft e rëndësishme për qytetarët këtu”, tha Aliu.
Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, tha se projekti përfshin ndërtimin e një rruge të re që lidh fshatrat.
“Ky është një projekt që ka kushtuar rreth 900 mijë euro dhe ka trajtuar rreth 5.5 km rrugë ku gjysma është rrugë e re, që lidh fshatin Davidoc me fshatin Godanc dhe rivitalizimi i rrugës Davidoc, Rashicë dhe Muzeqinë, një rrugë në të cilnë nuk është ndërhyrë për 20 vjet. Ka qenë rrugë e demoluar. Ky investim është më se i qëlluar”, tha kryetari Aliu.
Ministri në detyrë Aliu dhe kryetari Aliu gjithashtu inspektuen punimet në rregullimin e shtratit të lumit në këtë komunë.

FBK shpalos kriteret për licencimin e klubeve

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë që hapet më 2030

Liam Neeson shet apartamentin luksoz në New York për mbi 10 milionë dollarë

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Gjyqtarja kërcënohet me vdekje, reagon presidenti i FIFA-s

Përurohet rruga në komunën e Shtimes në vlerë 900 mijë euro, ministri Aliu: Investim i rëndësishëm për qytetarët

Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm

Toyota prezanton automjetin e parë elektrik

Shpalosen detaje të marrëveshjes së Jasharit me Milanin
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit