Lajmet

​Pjesëmarrja e grave në jetën publike dhe politike, kërkohet më shumë barazi gjinore

Published

on

Me titull “Pjesëmarrja e grave në jetën publike dhe politike”, Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore kanë mbajtur takimin e rregullt konsultativ, në prag të 30-të vjetorit të Platformës së Pekinit, 24-vjetorit të Rezolutës 1325 Gratë Paqja dhe Siguria.

Ky takim tradicional mbahet me qëllim të avancimit të të drejtave të grave në jetën politike dhe publike.

Ud Drejtoresha Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore nga zyra e Kryeministrit, Edi Gusia ka theksuar se ky takim paraqet një nga praktikat e rralla ku takimet mes ekzekutivit dhe shoqërisë civile bëhen traditë e rregullt në bazë vjetore për t’u takuar dhe diskutuar mbi çështjet prioritare të barazisë gjinore siç bëjnë agjencia dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore qe shtatë vite me radhë.

Çka në të vërtetë na bënë kaq vetëmohuese, sakrifikuese dhe insistuese që si gra, vajza kosovare, pa dallim entie, moshe, orientimi seksual, fetar apo politik të jemi konsistente, ta themi atë që na pengon, të diskutojmë çfarë është ajo që po na mban larg shfrytëzimit të mundësive por që çuditërisht disi arrijmë të tejkalojmë, harrojmë, të rimëkëmbemi dhe insistojmë që e ardhmja e Kosovës ka fytyrë gruaje. Kosova ka sfidat e saj, por ka të arritura monumentale me figurat e saj të grave dhe vajzave që spikatin në jetën politike, publike, historike, kulturore dhe sportive. Kosova ka legjislacion, ka praktika, instrumente dhe mbi të gjitha figura të fuqishme të grave që e kanë bërë dhe po e bëjnë historinë. Mirëpo këto të arritura dhe rezultate duhet të mbrohen, duhet të kujdesemi që të mos i humbim brenda nate ashtu siç po ndodh në botë dhe më afër, ku rezultatet e arritura ndër vite vihen në pikëpyetje dhe humben nga presioni i rrymave të ndryshme kundër të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Dhuna duhet të parandalohet dhe trajtohet, sfidat, pengesat, rreziku duhet të analizohen, dhe mbi të gjitha rezultatet duhet të mbrohen dhe të sigurohen se ajo që është arritur me mund dhe sakrificë nuk guxon të humbet”, tha ajo.

Ndërsa, drejtoresha Ekzekutive, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli ka përmendur raportin e progresit të publikuar ditë më parë, për çfarë tha se vlerësimi i këtij raporti tregon se përgjegjësia e institucioneve për të promovuar barazinë gjinore ende mbetet e dëshiruar.

Është mundësi e veçantë të jemi në nivel të barabartë dhe të avokojmë për të drejtat e grave dhe barazisë gjinore. Ky bashkëpunim është një shembull si të ecim përpara në punën dhe angazhimet tona feministe. Dy ditë më herët Komisioni Evropian publikoi raportin e progresit, vlerësimi i këtij raporti tregon se përgjegjësia e institucioneve për të promovuar barazinë gjinore ende mbetet e dëshiruar. Raporti tregon në mënyrë specifike se ku duhet adresuar çështjet gjinore që të arrihet një progres sa i përket barazisë gjinore. Investimet e vazhdueshme shtetërore në barazi gjinore në aspektin e kornizës ligjore por edhe të jetësimit praktik të saj janë të domosdoshme, prandaj është shumë më mirë për shtetin e Kosovës që ato të bëhen me iniciativën tonë se sa pas kërkesave nga partnerët tanë të BE-së. Shoqëria dhe institucionet e Kosovës e kanë të domosdoshme investimin e vazhdueshëm në promovimin e barazisë gjinore“, tha ajo.

Në anën tjetër, fjalë rasti pati edhe Saranda Bogujevci, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila ka thënë se barazia nuk është vetëm aktivitet, por duhet të jetë mendësi, duke shtuar se dhe këtu duhet të ketë në fokus më të madh nëse duhet të eliminohet pabarazia.

Sot në 2024 jo vetëm në Kosovë, por globalisht si gra jemi duke jetuar në një kohë jo shumë të lehtë dhe me plotë sfida. Sado që kemi përparuar, ndryshimet politike, fuqizimi i të djathtës ekstreme ka zmbrapsur plot elemente të përparimit për të cilat është luftuar një kohë të gjatë në interes të grave… Sado që ne si Republikë kemi avancuar në rolin e gruas në nivelin politik e publik, dhe masat e ndërmarra nga Qeveria për të krijuar një barazi më të madhe në vend për gjithsecilën kategori, ende kemi shumë punë për të bërë. Kjo ndërlidhet ngushtë me krijimin e mendësisë, barazia nuk është vetëm aktivitet, por duhet të jetë mendësi, dhe këtu duhet të kemi fokus më të madh nëse duam të eliminojmë pabarazinë. Kohën e fundit kemi parë sulme të ashpra ndaj grave në politikë në sferën publike, dhe kjo vjen fatkeqësisht nga burrat, jo nga gratë”, tha ajo.

Këshilltari kryesor politik në Komisionin Evropian, Cyprien Francois ka thënë se BE do ta ndihmojë Kosovën në avancimin e të drejtave të grave.

BE është donatori kryesor për avancimin e të drejtave të grave në Kosovë, me ambasadën suedeze që e përkrah po ashtu këtë event sot…Institucionet dhe qeveria e Kosovës kanë treguar vullnet për të avancuar të drejtat e grave. Shoqëria kosovare i njeh nevojat për barazi gjinore. Kemi dy presidente, shumica e grave janë deputete dhe më qeveri kemi gra, kjo është shumë pozitive. Barazia do të fillojë sa më shpejtë, vajzat, gratë duhet të angazhuara në të gjitha fushat, të vendosen në pozita më vendimmarrëse. Të ketë mundësi të njëjta për burra dhe gra“, tha ai.

Programi i Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës e vendosë çështjen e pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike si një nga objektivat kryesore strategjike. Në përputhje me objektivat që dalin nga ky Program, Agjencia në bashkëpunim me Qendrën synojnë ta sjellin në vëmendje pozitën e grave në jetën politike dhe publike nga një perspektiv ndërthurëse.

Lajmet nga UBT

Ekspozita “Objekti Kujtesë” sjell interpretimet kreative të studentëve të vitit të parë të Artit dhe Dizajnit në UBT

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit në UBT, studentët e vitit të parë të Fakultetit të Artit dhe Dizajnit prezantuan ekspozitën “Objekti Kujtesë”, të realizuar në kuadër të lëndës Skulpturë (Semestri II), nën mentorimin e profesorit Burim Berisha.

Ekspozita paraqiti një seri punimesh që eksplorojnë marrëdhënien ndërmjet objektit, kujtesës dhe përditshmërisë, duke transformuar objekte të zakonshme në forma skulpturore me vlera estetike dhe konceptuale.

Përmes përdorimit të materialeve të gjetura, objekteve të përdorimit të përditshëm dhe materialeve të ricikluara, studentët krijuan vepra që tejkalojnë funksionin fillestar të objektit, duke i dhënë atij kuptime të reja dhe dimensione artistike. Çdo punim shpalosi histori, kujtime dhe reflektime personale e kolektive, duke dëshmuar potencialin krijues dhe aftësinë e studentëve për të zhvilluar gjuhë bashkëkohore artistike.

Ekspozita “Objekti Kujtesë” ofroi një hapësirë dialogu mes artit, kujtesës dhe materialitetit, duke nxitur publikun të reflektojë mbi mënyrën se si objektet e përditshme mund të bartin histori, emocione dhe identitete.

Continue Reading

Kulturë

Studentët e vitit të tretë të Artit dhe Dizajnit në UBT hapën ekspozitën “Praktika Artistike si Komunikim”

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Ditët e Artit dhe Dizajnit, Fakulteti i Artit dhe Dizajnit në UBT prezantoi ekspozitën “Praktika Artistike si Komunikim”, e realizuar nga studentët e vitit të tretë në kuadër të lëndës Projekt Individual (Semestri VI), nën mentorimin e profesorit Burim Berisha.

Ekspozita solli para publikut një gamë të gjerë projektesh artistike, të cilat pasqyrojnë qasje individuale, kërkime personale dhe eksperimente krijuese të studentëve në mediume të ndryshme bashkëkohore.

Ndryshe nga ekspozitat tematike, kjo ekspozitë nuk u fokusua në një temë të vetme, por krijoi hapësirë për secilin student që të prezantojë vizionin, interesat dhe drejtimin e vet artistik. Përmes veprave të ekspozuara, studentët reflektuan mbi temat, konceptet dhe format e komunikimit që i konsiderojnë të rëndësishme në zhvillimin e praktikës së tyre profesionale.

Ekspozita “Praktika Artistike si Komunikim” dëshmoi potencialin krijues të studentëve të UBT-së dhe rëndësinë e mbështetjes së proceseve të pavarura artistike, duke shërbyer si një platformë prezantimi dhe dialogu mes artistëve të rinj dhe publikut.

Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT vazhdojnë të ofrojnë aktivitete të ndryshme akademike, artistike dhe kulturore, duke promovuar kreativitetin, inovacionin dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Continue Reading

lajme

Studentët e vitit të parë të Modës në UBT promovojnë qëndrueshmërinë përmes dizajnit kreativ

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe të Dizajnit në UBT, studentët e vitit të parë të programit të Modës, në lëndën Bazat e Teknikave të Qepjes me Prof. Ardita Rizvanolli, me mysafire në punëtori MSc në Dizajn, Zana Maxhuni, realizuan një punëtori njëditore të fokusuar në riciklimin dhe ripërdorimin kreativ të materialit xhins.

Gjatë punëtorisë, studentët transformuan veshje të vjetra xhinsi në krijime të reja dhe atraktive, duke demonstruar kreativitet, aftësi profesionale dhe vetëdije për rëndësinë e modës së qëndrueshme. Punimet e realizuara u ekspozuan në fund të aktivitetit në hollin e Kampusit në Lipjan, ku tërhoqën vëmendjen e studentëve, stafit akademik dhe vizitorëve.

Kjo nismë synon të inkurajojë qasjet inovative në dizajn, të promovojë riciklimin si praktikë të përgjegjshme dhe të nxisë studentët të eksplorojnë mundësitë krijuese që ofrojnë materialet e ripërdorshme.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT Prizren realizojnë vizitë studimore në Industrinë e Pijeve “Fruti” dhe në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza

Published

on

By

Studentët e programit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT – dega në Prizren, të shoqëruar nga stafi akademik i përbërë nga prof. Arianeta Nura, prof. Dielleza Elshani, prof. Fjolla Ejupi, prof. Luljeta Ajdini dhe prof. Sami Gashi, kanë realizuar një vizitë studimore në Industrinë e Pijeve “Fruti” dhe në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Prizren.

Gjatë vizitës në Industrinë e Pijeve “Fruti”, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset teknologjike të prodhimit të pijeve, kontrollin e cilësisë, standardet e sigurisë ushqimore, si dhe me praktikat moderne që aplikohen në industrinë ushqimore.

Ndërkaq, në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza, studentët u informuan për proceset e trajtimit dhe menaxhimit të ujërave, teknologjitë e përdorura për mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e sistemeve të qëndrueshme për ruajtjen e burimeve ujore.

Kjo vizitë studimore u mundësoi studentëve të lidhin njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve me praktikën profesionale, duke zgjeruar njohuritë e tyre në fushën e teknologjisë ushqimore, bioteknologjisë dhe menaxhimit mjedisor.

UBT vazhdon të krijojë mundësi të shumta për studentët që të përfitojnë përvoja praktike në institucione dhe kompani relevante, duke i përgatitur ata për sfidat dhe kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Të kërkuara