Lajmet

Kërkohet më shumë barazi gjinore, Rexhepi: Të brengosur me numrin e madh të vrasjeve të grave

Published

on

Vështirësitë në fushën e arritjes për barazi gjinore dhe zëri i grave në zgjedhjet e ardhshme, janë disa nga çështjet që u diskutuan në takimin e rregullt konsultativ, në prag të 30-të vjetorit të Platformës së Pekinit, 24-vjetorit të Rezolutës 1325, Gratë Paqja dhe Siguria

Qëllimi i këtij takimi konsultativ ishte zhvillimi i një diskutimi të hapur dhe thelbësor mbi sfidat e avancimit të barazisë gjinore në vend.

Gjatë diskutimit u theksua se është i domosdoshëm analizimi kritik i përpjekjeve të akterëve të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, partive politike, mediave dhe komunitetit ndërkombëtar, në kuadër të proceseve dhe reformave të rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova.

Në panelin me titull “Pjesëmarrja e grave në jetën publike dhe politike”, zëvendëskryeministrja e tretë për çështje të pakicave dhe drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi ka theksuar se janë brengosëse statistikat e vrasjeve të grave.

“Vet fakti që edhe më tutje, ballafaqohemi me gjuhën e urrejtjes ndaj grave, vet fakti që kemi një numër të madh të vrasjeve të grave tona, shpesh kemi përmendur këto, meqë zakonisht kryerësit e këtyre veprave janë bashkëshortit apo njerëzit me të cilët jetonin shumë vite. Tani kemi një pasqyrë krejt tjetër dhe këto statistika tregojnë një realitet tjetër që duhet të brengosemi. Është e rëndësishme që të gjithë së bashku të punojmë, dhe janë të rëndësishme këto takime” tha Rexhepi.

Këshilltarja politike në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlije Bala gjatë diskutimit për barazinë gjinore, ka thënë se ligjet në vend hasin sfidat e saja të përditshme, teksa ka kërkuar nga gjitha institucionet zbatimin e tyre.

“Angazhimet tona nuk duhet të jenë të fokusuara vetëm në politikë, gjithandej e hasim pabarazinë, sepse kur të ndalemi dhe të analizojmë ligje të tëra, është një përshtypje se këto ligje janë bërë veç për burra, është një diskriminim aty për aty ndaj grave. Në momentin kur na thonë se gjuha ligjore nuk ka gjini, mendoj se duhet të fillojmë edhe gjenorizimin e dokumenteve tona të bëjmë. Ligjet në Kosovë hasin sfidat e saja të përditshme, nuk është e lehtë zbatimi i një ligji, dhe nuk varet zbatimi i ligjit vetëm prej një institucioni, prandaj, kërkohet angazhimi i përgjithshëm edhe institucional dhe shoqëror. Ka shumë për të bërë si gra“, tha Bala.

Drejtoresha Ekzekutive e OJQ “Të drejtat e grave”, Ruzhica Simiq, ka folur për problemet që ballafaqohen gratë në Mitrovicën Veriore, për çfarë ka kërkuar nga institucionet të punojnë në ketë drejtim, për t’i ofruar sigurinë e nevojshme gjitha grave.

“E kemi të qartë që kalojmë në një tranzicion, por të gjitha thuhen përmes grave. Siguria e grave në hapësira publike është e drejtë universale dhe është e rëndësishme që institucionet të punojnë në ketë drejtim. Pjesëmarrja e grave në jetën politike kanë kuptim vetëm kur janë të mbrojtura dhe tregojnë mendimin e vet pa frikë. Sot gratë në Mitrovicën Veriore ballafaqohen me problemin ngacmimi seksual nga disa individ dhe kjo sjellje degradon dhe krijoj mjedis armiqësor. Ngacmimi seksual është vepër penale dhe kërkon përgjigje, sepse shkel lëvizjen e lirë. Momentalisht gratë në veri e kanë këtë problem serioz“, tha ajo.

Ndërsa, drejtoresha ekzekutive, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), Igo Rogova ka shprehur dëshirën e saj që edhe zgjedhjet e ardhshme të jenë përsëri të përfaqësuara me gra, me një numër më të madh të tyre.

“Erdhi koha e dialogut që jemi tash, kuptoj se kemi gra në vendimmarrje, dhe jemi shumë krenare, por nuk është me rendësi veç të kemi gra në vendimmarrje, është me rendësi të dëgjohet zëri i popullatës edhe brenda dialogut. Këto mundemi duke pas bashkëpunim, duke u dëgjuar zëri ynë, dhe duke i përcjellë pastaj këto ekipet zyrtare, nuk kemi pas as nga ana e qeverisë tonë. Ne e kemi dëshirën që edhe zgjedhjet e ardhshme të jenë përsëri të përfaqësuara me gra, bile edhe më shumë. Por, mos harroni një gjë, më shumë se gjysma e popullatës që janë gratë votuese, kanë votuar këtë qeveri tash. Prandaj, ne presim edhe më shumë se sa kemi tash rezultate. Kemi shumë çështje për të përcjellë përpara“, tha ajo.

Programi i Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës e vendosë çështjen e pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike si një nga objektivat kryesore strategjike.

Lajmet

15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Published

on

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë ndarë 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, përmes Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon subvencionimin e faturave për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të nënshkruajë vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfituesit, pas së cilës pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sipas Hotit, programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova synon zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, Maqedonci takon Odën Ekonomike Amerikane

Published

on

Kosova po ndërmerr hapa për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, ndërsa bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, me mbështetjen e partnerëve strategjikë, synon ta bëjë këtë proces më të qëndrueshëm.

Kështu u tha në një takim ndërmjet anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Maqedonci prezantoi vizionin për zhvillimin e kapaciteteve industriale në fushën e mbrojtjes dhe foli për përpjekjet për hartimin e legjislacionit që rregullon këtë industri.

Ai falënderoi Odën Ekonomike Amerikane për bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes gjatë dy viteve të fundit, përfshirë organizimin e garës së parë për drona “Sharkathon”, të mbajtur vitin e kaluar.

Sipas Maqedoncit, disa ndërmarrje të reja tashmë kanë filluar të sjellin produktet e para të prodhuara në Kosovë, duke treguar potencialin për zhvillim dhe inovacion teknologjik në këtë fushë.

Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me institucione të tjera, përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe ofruesit e shërbimeve arsimore, për përgatitjen e kuadrove të nevojshme për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron rreth 11 kilogramë kokainë në Austri: Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve

Published

on

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve gjatë një operacioni pranë Schwechat, në Austrinë e Poshtme.

Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, të moshave 46, 42 dhe 38 vjeç, si dhe tre shtetas italianë, të moshave 72, 53 dhe 23 vjeç.

Hetimet ndaj grupit të dyshuar kishin nisur në fillim të qershorit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës. Më 1 tetor, pas veprimeve hetimore, policia identifikoi një lokacion dhe e vendosi nën vëzhgim me mbështetjen e njësisë speciale WEGA.

Gjatë operacionit, gjashtë personat u arrestuan. Hetuesit kishin siguruar edhe një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme, ku gjatë kontrollit u gjetën rreth 11 kilogramë kokainë, para të gatshme dhe disa telefona celularë.

Tre shtetasit shqiptarë dhe tre shtetasit italianë janë dërguar në paraburgim.

Autoritetet austriake nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rolin e tyre të dyshuar në trafikimin e drogës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Policia suedeze qëllon dhe plagos një person të armatosur pranë Pallatit Mbretëror

Published

on

Policia suedeze ka qëlluar dhe plagosur një burrë të armatosur pranë Pallatit Mbretëror në qendër të Stokholmit.

Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje, pasi policia pranoi një njoftim për një person që po shkaktonte shqetësim dhe dyshohej se ishte i armatosur.

Policët që kanë mbërritur në vendngjarje kanë hapur zjarr ndaj burrit, i cili është goditur nga plumbat dhe është dërguar në spital. Sipas policisë së Stokholmit, plagët e tij janë serioze, por nuk konsiderohen kërcënuese për jetën.

Sipas raportimeve të mediave suedeze, burri ishte afruar te rojet e Pallatit Mbretëror i armatosur me thikë dhe u kishte kërkuar që ta qëllonin.

Policia më vonë ka njoftuar se ka nisur hetim për “kërcënime të rënda ndaj një zyrtari publik” dhe për një vepër të rëndë që lidhet me përdorimin e thikës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka pasur rrezik për publikun, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje për motivin e ngjarjes apo identitetin e personit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara