Lajmet

Pesë të vdekur dhe 125 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Published

on

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur pesë pacientë me COVID-19 dhe janë regjistruar 125 raste të reja me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 12 mijë e 73 raste me COVID-19 dhe 6 mijë e 831 të shëruar.

Në Shqipëri janë 4 mijë e 889 raste aktive./UBTNews

Lajmet

Kurti: Enver Zymberi e Afrim Bunjaku dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror

Published

on

By

Në nderim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat në detyrë bëri homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë në detyrë.

Me këtë rast, Kurti tha se sot u bënë nderime pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës, 24 gjithsej në Kosovën e pasluftës, që nga Lazim Rexhepi në vitin 2001, e deri te Muhamet Lika në vitin 2025.

Kurti, për rënien heroike të Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut, tha se dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, rendin, ligjin, paqen dhe sigurinë në veri të vendit.

Sipas Kurtit, Dita Memoriale është e lidhur ngushtë edhe me rënien e Enver Zymberit më 26 korrik 2011.

Kurti tha se kjo datë sjell dhimbje dhe pikëllim, por njëkohësisht edhe krenari, sepse Policia e Kosovës, me mbi 10 mijë pjesëtarë, vazhdon të jetë në shërbim të Republikës së Kosovës.

“Bëmë nderime këtu te lapidari i policëve të rënë në detyrë 24 gjithsej ne Kosovën e pasluftës, duke filluar nga Lazim Rexhepi në vitin 2001 e deri së fundmi te Muhamet Lika në vitin 2025. Me këtë rast dua të theksoi heroin tonë Enver Zymberin dhe po ashtu Afrim Bunjakun që ranë në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, rendin, ligjin, paqen dhe sigurinë në veri të Kosovës. Dita Memroriale është e lidhur pikërisht me rënien heroike të Enver Zymberit në vitin 2011, më 26 korrik, me ç’rast kemi dhimbje e pikëllim, kemi shumë mall por në të njëjtën kohë kemi edhe krenari, sepse Policia e Kosovës është një forcë prej 10 mijë pjesëtarëve të cilët i dalin zot Republikës sonë”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Policia e Kosovës është një forcë multietnike, e cila, ndonëse është sulmuar shpesh, ka dalë gjithmonë fitimtare dhe profesionale.

Ai rikujtoi se një nga sfidat më të mëdha për strukturën e saj që ndodhi në nëntor të vitit 2022, kur 541 policë të uniformuar nga komuniteti serb dhanë dorëheqje kolektive.

Megjithatë, Kurti theksoi se procesi i rikthimit dhe përfshirjes ka vazhduar, me kadetë të rinj nga gjenerata në gjeneratë që po i bashkohen Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës është një forcë multietnike e cila u sulmua shpesh, mirëpo gjithnjë doli fitimtare. E një nder sulmet strukturore që ka përjetuar ka qenë në nëntor të vitit 2022 ku kishim 541 policë në uniformë nga komuniteti serb që dhanë dorëheqje kolektivisht. Në vazhdimësi kemi kadetë të rinj nga gjenetara në gjeneratë të cilët po shtohen. Vetëm nga komuniteti serb kemi rreth 200 pjesëtarë që nga dorëheqjet e tyre që i janë bashkëngjitur Policisë së Kosovës dhe krah për krah me shqiptarët të uniformuar dhe të tjerë që i shërbejnë vendit tonë dhe qytetarëve tanë.”, tha Kurti.

Bashkë me Kurtin për homazhe ishin ministrat në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Hajrullah Ceku dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Homazhe bënë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha bashkë me pjesëtarë të tjerë të lartë të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta, këto janë udhëzimet

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) bën thirrje që sot qytetarët të kenë kujdes nga temperaturat e larta.

Nga IKSHPK ka dale sot me udhëzime për mbrojtje nga të nxehtit dhe temperaturat e larta, që pritet të arrijnë deri në 40 gradë.

Vala e të nxehtit që po mbizotëron këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme. Periudhat e gjata me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres në trup dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve apo vdekjeve nga ekspozimi ndaj nxehtësisë”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, veprimet që duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur janë: Qëndroni larg të nxehtit: Shmangni daljet dhe aktivitetet e rënda gjatë orëve më të nxehta. Qëndroni në hije dhe kaloni 2-3 orë në një vend të freskët.

Mbajeni trupin të freskët dhe të hidratuar: Përdorni veshje të lehta (pambuku), bëni dush të freskët, lagni lëkurën dhe pini ujë rregullisht (1 gotë/orë – 2-3 litra/ditë). Mbajeni shtëpinë të freskët: Ajroseni gjatë natës kur jashtë është më freskët. Ditën mbyllni dritaret dhe përdorni perde për të penguar rrezet e diellit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu IKSHPK bën thirrje për kujdes për grupet e cenueshme: Për të moshuarit mbi 65 vjeç: Kontaktoni rregullisht sidomos ata me sëmundje kronike, paaftësi apo që jetojnë vetëm.

Po ashtu për fëmijët: Mos i lini kurrë në automjete të parkuara. Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta (10:00–17:00).

Continue Reading

Lajmet

Sot shënohet Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë

Published

on

By

Nën përkujdesjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, sot do të mbahen një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës.

Më 11 gusht të vitit 2021, Qeveria e Kosovës kishte propozuar dhe miratuar që 26 korriku të shënohet si Dita e Policëve të rënë në krye të detyrës. Kjo ditë ishte shënuar për herë të parë në korrik të vitit 2022 dhe përkon me rënien heroike të Enver Zymerit 14 vjet më parë.

Agjenda e aktiviteteve:

08:00 – Vizita te familja e zyrtarit policor të rënë në kryerje të detyrës Muhamed Lika. (Familja e Lika – në Kaçanik. Pjesëmarrës drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha dhe menaxhmenti i PK-së)

09:00 – Homazhe shtetërore. (Lapidari i Policëve të rënë – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

10:00 – Homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku. (Samadrexhë, Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

10:15 – Vizitë në familjen e Heroit Afrim Bunjaku. (Samadrexhë, Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

10:45 – Homazhe te varri i Heroit Enver Zymeri. (Dubovc, Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet të larta shtetërore)

11:30 – Vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri. (Familja e Heroit Enver Zymeri– në Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

12:30 – Homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri. (Varage – Zubin Potok, pjesëmarrës: personalitetet e larta shtetërore)

Në shënim të 14-vjetorit të rënies së Hero Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, do të organizohen aktivitete sportive që përfshijnë ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kajak. Marshutat e ekipeve përfshijnë zona/komuna nga jugu drejt veriut të Kosovës, përmes vendit të rënies së Heroit Enver Zymeri, Varage-Zubin Potok.

17:00 – Ceremonia e pritjes së marshuesve në Qendrën për trajnim për kërkim-shpëtim “Berim”, Zubin Potok- Ujman.

Continue Reading

Lajmet

Sot tentimi numër 53 në Kuvend

Published

on

By

Deputetët e zgjedhor do t’iu drejtohen sërish sot ulëseve të tyre në përpjekjen e radhës, e pesëdhjetë e treta, për të konstituuar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Vazhdimi i radhës mbahet nga ora katërmbëdhjetë, për herë të parë në më pak se dyzetetetë orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela 27 korrik deri më 8 gusht.

Kuvendi sipas kësaj mase të përkohshme do t’i konsumojë ditët e mbetura të afatit 30 ditorë, por nuk do të mund të merr asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht. Kjo masë ndërlidhet me kërkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK.

Kujtojmë, Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

Continue Reading

Të kërkuara