Kronikë e zezë

Pesë raste të monedhave të falsifikuara në rajonin e Prishtinës

Rastet e monedhave të falsifikuara janë raportuar në Prishtinë e Fushë Kosovë.

Published

on

Në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të monedhave të falsifikuara në rajonin e Prishtinës. Rastet e monedhave të falsifikuara janë raportuar në Prishtinë e Fushë Kosovë.

Dardani, Prishtinë, 17.11.2021 – 09:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se gjatë numërimit të parave kanë hasur në një monedhë prej 500€, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti vazhdon të hetohet.

Dardani, Prishtinë 17.11.2021 – 09:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë numërimit të parave kanë hasur në një monedhë prej 100€ dhe 97 € të metalta, që dyshohet të jenë e falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë, 17.11.2021 – 17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë numërimit të pazarit ditor ka hasur në një monedhë prej 100€, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Enver Maloku, Prishtinë, 16.11.2021 – 10:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë numërimit të parave kanë hasur në një monedhë prej 100€, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë, 17.11.2021 – 09:40. Janë  arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se në bashkëveprim dhe në vazhdimësi nga muaji gusht 2021, kanë vënë në qarkullim para të falsifikuara (kartëmonedha në vlerë 500 euro). Janë kontrolluar shtëpitë e dy prej të dyshuarve, një lokacion në regjionin e Prishtinës dhe një lokacion  në regjionin e Gjilanit dhe janë sekuestruar tre telefona celular. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një burri në Rahovec. Rast është bërë i ditur përmes raportit të fundit zyrtar të policisë.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit, me vendim të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” dhe ndodhet në procedurë hetimore deri në sqarimin e plotë të rrethanave.  /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë brenda një dite

Published

on

By

Në raportin e Policisë së Kosovës janë regjistruar katër raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është shënuar në Gjilan, ku është arrestuar një burrë i cili dyshohet se në vazhdimësi i ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe shqetësuese një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Pejë, policia ka prangosur një person të dyshuar për dhunë në familje. Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është lënë i lirë për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Mitrovicën e Jugut, një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër. Nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Fushë Kosovë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh.

Sipas njoftimit zyrtar, ka qenë një dëshmitar ai i cili ka raportuar në polici se viktima nuk jepte shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante policore së bashku me ekipin mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Policia ka nisur hetimet dhe po e trajton rastin si “Hetim mbi vdekjen” deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Policia realizon 134 urdhëresa gjykate dhe sekuestron armë gjatë javës së kaluar

Published

on

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara operative.

Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar gjithsej 134 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 35 kanë të bëjnë me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në urdhëresa.

Në kuadër të aktiviteteve të tjera të sigurisë, policia ka sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi të municionit.

Ndërkohë, në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, janë shqiptuar gjithsej 3,814 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme të kodit rrugor, prej të cilave 567 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe radarët mobilë.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara