Magazinë

Përplasja ligjore Blake Lively – Justin Baldoni – Aktorja kërkon prova nga emra të famshëm

Published

on

Aktorja e famshme, Blake Lively, ka nisur veprime të reja ligjore në betejën e saj kundër aktorit dhe regjisorit, Justin Baldoni.

Blake ka nisur veprime të reja ligjore në betejën e saj kundër aktorit dhe regjisorit Baldoni, të cilin e akuzon për ngacmim seksual dhe hakmarrje.

Të gjitha këto akuza janë hedhur poshtë nga Baldoni. TMZ shkruan se avokatët e Lively-t kanë nisur thirrje zyrtare ndaj tre emrave të njohur në rrjet: Perez Hilton, Candace Owens dhe Andy Signore, për të mbledhur prova për një fushatë të mundshme njollosjeje nga Baldoni.

Candace Owens reagoi, tha se nuk ka marrë asnjë thirrje dhe ironizoi faktin që lajmi u publikua para se të njoftohej. Hilton dhe Signore nuk kanë komentuar. Padia kundërpërgjigje prej 400 milionë dollarësh e Baldonit ndaj Lively dhe bashkëshortit Ryan Reynolds, u hodh poshtë muajin e kaluar nga gjykata.

Çështja vazhdon të përfshijë edhe emra të tjerë të njohur, përfshirë Scooter Braun, Taylor Swift dhe Hugh Jackman, të cilët janë përfshirë përmes thirrjeve ose komunikimeve të përmendura në proces.

Magazinë

Pse Johnson shpërtheu në lot pas premierës së filmit të tij të ri në Venecia?

Published

on

Aktori Dwayne “The Rock” Johnson u përfshi nga emocionet gjatë premierës së filmit të tij më të ri, “The Smashing Machine”, në Festivalin e Filmit në Venecia, ku publiku e priti me duartrokitje të pandërprera që zgjatën plot 15 minuta.

Në pamjet e shpërndara, ai shihet duke fshirë lotët krahas koleges në film, Emily Blunt, ndërsa salla shpërthen në ovacione të fuqishme. Gazetari i “Variety”, Ramin Setoodeh, e përshkroi skenën si një nga momentet më prekëse të këtij edicioni:

Johnson po qante gjatë 15 minutave të ovacioneve në Venecia për “The Smashing Machine”. Ky ishte momenti më emocional që kemi parë në Lido që nga koha kur Brendan Fraser nisi këtu fushatën për Oscar me “The Whale” katër vite më parë.

Ky reagim ka ngjallur spekulime se The Rock mund të jetë pretendent serioz për  nominim për Oscar. Krahasimet me Brendan Fraser më 2022, kur u rikthye në Venecia e fitoi Oscar-in për aktorin më të mirë, janë tashmë të pashmangshme.

“The Smashing Machine”, me regji dhe skenar të Benny Safdie, është dramë sportive ku Johnson portretizon legjendën e MMA-së, Mark Kerr, jeta e të cilit u bë më parë subjekt i një dokumentari të suksesshëm të HBO.

Krahas tij, Emily Blunt interpreton rolin e Dawn, të dashurës së Kerr, duke shënuar bashkëpunimin e dytë pas “Jungle Cruise”.

Premiera amerikane e “The Smashing Machine” është caktuar për 3 tetor, pritshmëritë janë të larta që ky rol të jetë një nga interpretimet më të rëndësishme të karrierës së Johnson.

Continue Reading

Magazinë

Vogue prezanton kryeredaktoren e re, pas dorëheqjes së Anna Wintour

Published

on

Chloe Malle do të bëhet kryeredaktore e American Vogue, pasi Anna Wintour dha dorëheqjen. Lajmin e bëri të ditur vet magazina Vogue.

39-vjeçarja është ngjitur në renditjen e revistave të modës gjatë 14 viteve të fundit duke u bërë redaktore e Vogue.com dhe duke prezantuar podcast-in e revistës, The Run Through.

Emërimi i Malle shënon epokë të re për revistën, që konsiderohet si një nga botimet më me ndikim dhe më joshëse të modës. Wintour njoftoi se po largohej nga roli në qershor, pasi e mbajti këtë pozicion për 37 vjet. Ajo do të mbante pozicione të larta te botuesi i saj.

Anna tha se Malle ishte e aftë në gjetjen e ekuilibrit mes “historisë së gjatë e unike” të Vogue e të ardhmes “në vijën e parë të së resë”. 

Malle, vajza e Candice Bergen dhe regjisorit francez të Louis Malle, u rrit duke e ndarë kohën midis Parisit dhe Los Angelesit, deri në vdekjen e babait të saj.

Malle filloi punën me orar të plotë në Vogue si redaktore sociale në vitin 2011, në moshën 25 vjeç, ajo u ngjit në radhët e magazines dhe më vonë u bë redaktore e Vogue.com.

Continue Reading

Magazinë

Pse Jennifer Aniston nuk merr pjesë asnjëherë në Met Gala?

Published

on

Arsyeja e Jennifer Aniston-it për të mos marrë pjesë në Met Gala ka kuptim.

Ylli i “Morning Show” foli hapur rreth arsyes pse nuk ka marrë pjesë kurrë në natën më të madhe të modës, gjatë një interviste për numrin e shtatorit të revistës “Glamour”.

Aniston tha se eventi i bën presion që të pranojë ftesën. Edhe pse tha se është ftuar në “Met” në të kaluarën dhe merr pjesë rregullisht në evente të tjera të tapetit të kuq, Jenniferi pranoi se e gjithë kjo përvojë e “mbingarkon”.

“Është përgatitja, veshja e fustanit”. Unë jam një vajzë e tipit ‘xhinse, shapka dhe bluzë pa mëngë”, tha ajo.

Ikona e“Friends” tha se i pëlqen “të vishet bukur”, dhe se përgatitja për Met Gala dukej sikur do të ishte “lojë mendore” shumë e vështirë.

“Hajde të vishemi bukur, të veshim një fustan të zbukuruar, të bëjmë grim, t’i rregullojmë flokët tërësisht dhe të shkojmë të ulemi në një dhomë të madhe me shoqet”, deklaroi Jen për të gjitha përgatitjet që duhet të bëhen deri në mbrëmje.

Continue Reading

Magazinë

Cardi B fiton gjyqin kundër rojës së saj të sigurisë, në një rast prej 24 milionë dollarësh

Published

on

Cardi B ka dalë fituese në Los Angeles pasi u shpall e pafajshme ndaj akuzave kundrejt saj për sulm dhe dhunë fizike në një çështje civile.

Të martën, juria vendosi që reperja nuk do të paguajë asnjë dëmshpërblim në çështjen prej 24 milionë dollarëshe, që ishte ngritur nga ish-roja e saj e sigurisë, Emani Ellis. Sipas TMZ, Cardi B – e cila është nënë e tre fëmijëve – planifikon të padisë tani atë, pasi fitoi gjyqin.

Ellis e akuzoi në vitin 2018, duke thënë se Cardi B e kishte pështyrë dhe i kishte thënë fjalë raciste, si dhe se e kishte goditur në faqe me thonj, duke i shkaktuar lëndime.

Cardi B mohoi të ketë pasur ndonjë përleshje fizike, duke thënë se në atë kohë ishte shtatzënë dhe se Ellis ishte më i madh fizikisht.

Ajo tha se të dy kishin vetëm një debat verbal, pasi roja e sigurisë e kishte filmuar gjatë një vizite te mjeku, kur ajo ishte shtatzënë me vajzën e saj të parë, Kulture – gjë që Cardi e konsideroi si shkelje të privatësisë.

Një mjek që ndodhej në klinikën e mjekut të saj në Beverly Hills dëshmoi se nuk kishte parë ndonjë goditje ndaj rojës. Ellis e kishte ngritur padinë në vitin 2020. Përfaqësuesit e Cardi B nuk kanë komentuar ende për mediat pas vendimit të gjykatës.

Continue Reading

Të kërkuara