Kulturë

Përkujtohet në 146-vjetorin e lindjes patrioti i shquar Luigj Gurakuqi

Published

on

Muzeu Historik Kombëtar organizoi sot një ceremoni përkujtimore për të nderuar figurën e shquar të patriotit Luigj Gurakuqi, në 146-vjetorin e lindjes së tij.

Luigj Gurakuqi, një nga personalitetet më të shquara të kombit shqiptar, erdhi në jetë më 19 shkurt 1879, ndërsa përjetoi një tragjedi të hidhur më 2 mars 1925, kur u vra në Bari të Italisë. Veprimtaria e tij la një gjurmë të thellë në historinë e Shqipërisë, duke i dhënë vend kombit shqiptar një trashëgimi të çmuar në fushat e letërsisë, arsimit, politikës dhe kombëtarizmit.

Pas mbarimit të Kolegji Shën Adrian në fshatin arbëresh të Shën Mitrit në Itali, Gurakuqi vazhdoi studimet për mjekësi dhe biologji në Universitetin e Napolit. Ndonëse profesioni i tij u shënua nga shkenca, zemra e tij gjithmonë rrahte për atdhenë, dhe ky pasion i çoi veprimtaritë e tij drejt një angazhimi të fortë në fushën e letrave, publicistikës dhe politikës.

Si një nga figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare, Luigj Gurakuqi u angazhua që nga rinia e tij për njohjen dhe pasurimin e kulturës kombëtare. Fillimisht me poezi dhe përkthime, ai kontribuoi në lëvrimin e gjuhës shqipe, duke u bërë një ndër përkthyesit më të rëndësishëm të letërsisë botërore. Krijoi dhe botoi tekste mësimore të abetares në të dy dialektet e shqipes, duke i dhënë mundësinë shumë shqiptarëve të shkollohen dhe të njohin më mirë gjuhën e tyre.

Përpjekja e tij më e madhe ishte angazhimi për një alfabet të unifikuar shqip, për të cilin ai kontribuoi si nënkryetar i Komisionit të Manastirit në vitin 1908, një ngjarje kyçe për zhvillimin e gjuhës dhe identitetit shqiptar. Po ashtu, Luigj Gurakuqi do të mbetet një ndër hartuesit e veprës “Metrika Shqip”, një arritje e madhe e asaj periudhe.

Pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarje kyçe historike, ai u bë drejtor i Normales së Elbasanit më 1909, shkolla e parë profesionale në Shqipëri, që sot mban emrin e tij. Aty, Gurakuqi ndihmoi në përgatitjen e mësuesve shqiptarë dhe në promovimin e arsimit për të rinjtë shqiptarë. Po ashtu, ai ishte njëri nga nismëtarët e Memorandumit të Greçës gjatë kryengritjes së malësorëve të Mbishkodrës në vitin 1911, si dhe i angazhuar në Kuvendin e Vlorës për shpalljen e Pavarësisë më 1912, ku u bë Ministër i Arsimit në qeverinë e Ismail Qemalit.

Në vitin 1916, ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Arsimit dhe kontribuoi në zhvillimin e arsimit dhe kulturës në Shkodër. Kontributet e tij të mëtejshme përfshijnë pjesëmarrjen në Kongresin e Durrësit më 1918, ku ai u bë ministër i Arsimit dhe anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.

Veprimtaria e tij nuk mbaroi këtu, pasi në vitet 1921-1924, Luigj Gurakuqi ishte deputet i Këshillit Kombëtar. Ai gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924 dhe u caktua Ministër i Financave në qeverinë e Fan Nolit.

Përkushtimi i Luigj Gurakuqit ndaj atdheut, arsimit dhe zhvillimit kombëtar ka lënë një pasuri të jashtëzakonshme për popullin shqiptar. Edhe pse tragjikisht i vrarë në moshë të re, Luigj Gurakuqi mbetet një figurë e pavdekshme, që ka ndikuar në formësimin e Shqipërisë moderne dhe të identitetit kombëtar shqiptar./UBTNews/

Lajmet

54 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot shënohen 54 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili nisi më 20 nëntor 1972 në Tiranë, me pjesëmarrjen e albanologëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i këtij tubimi ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e një sistemi të njësuar të drejtshkrimit, me synimin e krijimit të një standardi të përbashkët të gjuhës shqipe.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm luajti edhe delegacioni nga Prishtina. Kongresi u parapri nga një takim me rëndësi i mbajtur në Prishtinë, ku ishin diskutuar dhe përcaktuar disa nga standardet gjuhësore.

Kongresi i vitit 1972 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e gjuhës shqipe dhe në përpjekjet për njësimin e saj në të gjitha trevat shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Palimpsest”, projekt artistik që rikthen në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare

Published

on

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.

Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.

Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara