Lajmet

Perëndimi e shmangu humnerën, po tani?

Aseti më i madhe i Xho Bajden është se ai nuk është Donald Trump.

Published

on

Nga Edward Lucas

Gjatë 4 viteve të fundit, aleatët e SHBA-së ankoheshin në prag të samiteve ndërkombëtare, duke pasur frikën e ndonjë sulmi të fortë verbal apo ndonjë surprize të pakëndshme nga Trump.

Stili gazmor dhe multilateralizmi i përzemërt i presidentit Bajden, garantuan një Samit miqësor dhe produktiv të G-7 në Kornwall. Ai hodhi themelet për një samit të ngjashëm optimist të NATO-s në Bruksel. Fjalët janë të lira, ndërsa veprimet të kushtueshme.

Misioni i vërtetë është krijimi i një koalicioni efektiv të demokracive, për t’iu kundërvënë Rusisë dhe Kinës. Sjellja miqësor mund ta ndihmojë, por nuk e garanton domosdoshmërisht atë. Nëse do që të udhëheqësh, atëherë duhet të paguash për të. Për shembull, riparimi i epërsisë në diplomacinë globale të vaksinave, do të thotë të shpenzosh dhe jo vetëm të paguash për të huajt paratë e taksapaguesve të tu.

Disa votues në vendet perëndimore, do të duhet të presin për vaksinën e tyre,në rast se do të vaksinohen para tyre punonjësit e kujdesit shëndetësor në vendet e varfra. Proteksionizmi e prish unitetin  e Perëndimit. Të rifitosh ndikimin global në qeverisjen ekonomike, do të thotë të ndërtosh struktura të forta ndërkombëtare për vendosjen e rregullave, si Partneriteti i Tregtisë Transatlantike dhe i Investimeve (TTIP) dhe Partneriteti i Transpaqësorit (TPP), të braktisura me aq mendjelehtësi në epokën Obama dhe Trump.

Por propozime të tilla kanë aromën e liberalizimit të tregtisë, që është toksike në ditët e sotme për punëtorët e jakave-blu që i dhanë Partisë Demokratike në SHBA fitoren e ngushtë në zgjedhjet e nëntorit 2020. Ato nuk janë shumë popullor as në Evropë.

Brenda vetes dhe ndërkombëtarisht, Perëndimi është mbajtur bashkë nga besimi, një cilësi që ndërtohet ngadalë po që mund të gërryhet shumë shpejt. Vitet e presidencës Trump, ishte personifikim i mënyrës se si shumë amerikanë ndihen të zhgënjyer dhe të mashtruar nga aleatët e tyre të supozuar:të pasur por sërish koprracë, të vetëkënaqur dhe mosmirënjohës. Por për shumë vende aleate, epoka e “Amerika e Para” ishte shumë e vrazhdë. Për herë të parë në historinë e NATO-s, një president amerikan po hidhte dyshime mbi garancinë amerikane të sigurisë për Evropën. Ishte vetëm një devijim nga rregulli? Apo do të kthehet sërish? Planet e emergjencës, duhet të përfshijnë një të ardhme me një nivel të ulët besimi.

Tani pyetja është se si të shpërndahen perceptimet në Kinë dhe Rusi, se Perëndimit mund të sulmohet pa pësuar ndonjë ndëshkim. Shembujt e agresioneve të fundit përfshijnë krimin kibernetik (i organizuar kryesisht në Rusi); provokimet nga marina kineze; rrëmbimi i avionëve nga Bjellorusia dhe shantazhi i pritshëm përmes i Kremlinit kundër Ukrainës përmes furnizimeve energjitike.

Strategjia frenuese e Perëndimit ndaj këtyre sjelljeve, është dukur rrallëherë më e dobët sesa kaq. Ç’është më e keqja, në Shtëpinë e Bardhë dominon ideja se SHBA duhet të “parkojë” çështjen e Rusisë, në mënyrë që të përqendrohen më pas tek Kina.

Por kjo qasje është e gabuar. Rusia nuk dëshiron të “parkohet”. Përkundrazi Kremlini dëshiron të vozisë në mes të rrugës, duke ndezur dritat, muzikën në kupë të qiellit, duke kthyer kokën majtas djathtas dhe duke bllokuar trafikun.

Çdo vëmendje e madh ndaj Kinës, krijon perceptimin se SHBA-ja po neglizhon sigurinë evropiane. Kjo gjë krijon menjëherë hapësirë ​​për sjelljet dashakeqe të Kremlinit. Si mund të shpëtojmë nga kjo gjë? Sa duhet të paguajë Amerika për të parandaluar një krize?

Vendet evropiane mund të mbajnë mbi supe më shumë barrë teksa “ombrella” e SHBA-së pëson të çara. Mjerisht ajo ditë është ende e largët. Vendet nordike dhe baltike plus Poloninë, janë duke e vlerësuar shumë mirë mbrojtjen e tyre.

Por ato janë ende shumë të varura nga ndihma e SHBA-së. Ndërgjegjësimi për kërcënimin nga Kina po rritet, por kjo po ndodh shumë ngadalë. Në shumicën e fronteve, Evropa nuk përmbush as angazhimet e veta për mbrojtjen, e lëre më pastaj të jetë në lartësinë e sfidave më të forta të vendosura nga bota e jashtme.

Kryesore midis këtyre sfidave është realiteti i konkurrencës globale të fuqive të mëdha. Në pjesën më të madhe të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine, udhëheqësit e G7-ës janë apostujt e një të djeshmeje më të mirë.

Ato përfaqësojnë ato që dikur ishin vendet më të rëndësishme dhe tërheqëse të botës, por që tanimë shihen si të pavendosura, si të përqendruara vetëm tek vetja dhe në rënie e sipër. Rindërtimi i këtij reputacioni të kompetencës dhe integritet, dhe i ndikimit që e shoqëron atë, është shumë jetik. Ne sapo e kemi filluar këtë proces. / “Center for European Policy Analysis”

Lajmet

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara