Shëndeti

Për shëndet të mirë hani nëntë herë në ditë

Published

on

Nuk është që deri tani nuk kemi ditur për rregullën që duhet të hamë më shpesh dhe më pak, por këtë gjë tani e sugjerojnë edhe ekspertët.

Mënyra e tillë e të ngrënit ndihmon për ta mbajtur nivelin e sheqerit dhe të energjisë në gjak, hulumtimi i cili akoma nuk ka përfunduar tregon që duhet të hamë pak dhe shpesh, madje nëntë herë në ditë.

Kjo do të mund të ndihmonte në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit, transmeton Koha.net, madje edhe të nxisë dobësimin.

“Ndarja e ushqimit në më shumë shujta, në vend se të hamë gjithçka në tri shujta, ka përparësi për metabolizmin”, tha dr. Susan Jebb, shefe e këshillit për hulumtime mjekësore në ushqyerjen njerëzore në Britani të Madhe.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 2.000 persona nga Britania e Madhe, Japonia, Kina dhe SHBA-ja.

Të gjithë pjesëmarrësit në hulumtim kanë konsumuar sasinë e njëjtë të kalorive në organizëm, dallimi ka qenë në atë që disa kanë ngrënë më pak se gjashtë herë në ditë, ndërsa tjerët më shumë se gjashtë herë, shkruan Daily Mail.

Lajmet

Vazhdojnë të mbushen spitalet nga gripi sezonal

Published

on

Gripi sezonal vazhdon të shkaktojë shqetësime në vend, me një numër të lartë pacientësh që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të simptomave të rënda. Ambulancat dhe spitalet janë të mbushura me pacientë që vuajnë nga dhimbje kyçesh, muskujsh, ethe dhe kollë. Si të rriturit ashtu edhe fëmijët po preken nga gripi, i cili është shumë ngjitës dhe mund të shkaktojë komplikacione të rënda, sidomos tek fëmijët.

Mjekët theksojnë se gripi fillon papritur, në dallim nga një ftohje e zakonshme, dhe mund të zgjasë deri në dy javë. Pavarësisht simptomave të zakonshme të gripit, disa pacientë po përjetojnë një periudhë më të gjatë të sëmundjes, pasi simptomat tani mund të zgjasin 4 deri në 5 ditë më shumë se zakonisht.

Ata që janë vaksinuar kanë shpëtuar deri tani nga gripi, duke mos u prekur nga forma më e rëndë e tij. Fëmijët, megjithatë, mbeten më të rrezikuarit, pasi gripi mund të përparojë shpejt tek ata. Specialistët këshillojnë që të shmangen grupimet e mëdha dhe kontaktet e afërta me individë të tjerë për të parandaluar përhapjen e gripit, si dhe të mbahet një higjienë e kujdesshme.

Deri tani, rreth 1.350 qytetarë janë sëmurë nga gripi që nga fillimi i sezonit, dhe vetëm javën e kaluar janë regjistruar mbi 330 raste të reja. Sipas epidemiologëve, piku i gripit ende nuk është arritur dhe pritet të shfaqet deri në fund të muajit, pas fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor. Gripi është një infeksion viral i frymëmarrjes që mund të shkaktojë simptoma të rënda dhe, në disa raste, mund të çojë në komplikacione më serioze./UBTNews/

Continue Reading

Shëndeti

​Klinika e Kirurgjisë Abdominale ka referuar tre pacientë për shërim jashtë vendit

Published

on

By

Në mungesë të stafit të trajnuar për ofrimin e disa shërbimeve shëndetësore specifike, Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë vitit të kaluar ka referuar tre pacientë për shërim jashtë vendit.

Për referimet e pacientëve jashtë Kosovës, drejtori i kësaj klinike, Enver Fekaj thekson se nuk kanë të bëjnë ekskluzivisht për trajtimin kirurgjik, por për procedura shtesë, që siç thotë ai nuk realizohen nga kirurgët abdominal.

Prej Kirurgjisë Abdominale numri i referimeve ka qenë jashtëzakonisht i vogël këtë vit. Janë referuar tri raste, për dallim nga viti i kaluar që janë referuar shtatë raste. Janë referuar këto tri raste për shkak se përveç intervenimit kirurgjik, kanë pasur nevojë edhe për procedura të tjera të cilat aktualisht nuk janë implementuar ose nuk janë funksionale në klinikën tonë. Jo ekskluzivisht për trajtimin kirurgjik. Njëri prej tyre ishte inkontinencë anale, pa mundësi për kontrollim defekimit. Procedurë kirurgjike që realizohet edhe tek ne. Mirëpo, një procedurë shtesë në rastin konkret është neurostimulimi i nervave sakral që realisht neurostimulimi nuk bëhet në klinikën tonë aktualisht. Nuk është procedurë që realizohet prej kirurgëve abdominal. Është procedurë që realizohet nga staf shtesë i trajnuar për këto neurostimulime. Meqenëse nuk ishte funksional është dashur që të rekomandojmë për trajtim jashtë vendit“, thotë Fekaj.

Fekaj thotë se gjatë vitit të kaluar janë kryer rreth 2 mijë e 300 intervenime kirurgjike.

Ai flet edhe për realizimin e operacioneve që nuk kryhen në spitalet private në Kosovë e që jashtë vendit kanë kosto mijëra euro.

Mund t’i përmend dy intervenime që konsiderohen si intervenime kulmore në kuadër të kirurgjisë abdominale, e ato janë operacioni sipas Whipple-it (Uipllit), është emër i një autori. Realizohen përmes një intervenimi që është modifikim i Whipple-it (Uipllit), quhet si intervenimi Traverso-Longmire dhe këto intervenime realizohen kur kemi të bëjmë me karcinomat e kokës së pankreasit. Janë intervenime shumë të vështira dhe shumë komplekse. Në klinikën tonë, gjatë këtij viti (2024) intervenime të tilla janë realizuar gjithsej dhjetë, që është një numër më i lartë se viteve paraprake. Një intervenim tjetër kirurgjik i cili është shumë kompleks dhe i vështirë, që mund të shoqërohet edhe me komplikime intraoperatore të hershme, pasoperatore është edhe ezofagektomia trans’hiatale. Është një intervenim që realizohet tek kanceret e ezofagut. Intervenime të tilla janë realizuar dy. Edhe operacioni sipas Whipple edhe operacioni tjetër ezofagektomia trans’hiatale kanë çmime të ndryshme, nëse përkthejmë në vlerë monetare. Por, realisht mesatarja e çmimeve secili prej tyre kushton mesatarisht rreth 50 mijë euro. Në Kosovë nuk realizohet në spital private,” tregon Fekaj.

Fekaj tregon edhe për numrin e vizitave të kryera gjatë vitit të kaluar në ambulanten specialistike dhe në qendrën emergjente të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale.

Përafërsisht gjatë këtij viti [2024] janë realizuar gjithsej 2 mijë e 300 intervenime kirurgjike. Janë realizuar edhe intervenime minimale invazive ose endoskopike. Afërsisht rreth 380 ERCP. Po ashtu, janë realizuar afërsisht rreth 200 gastroskopi. Janë realizuar afërsisht 100 kolonoskopi. Janë bërë afërsisht mbi 5 mijë vizita në ambulanten specialistike dhe diku mbi 10 mijë vizitën në qendrën emergjente nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale”, tregon Fekaj.

Ndër të tjera, drejtori i Kirurgjisë Abdominale thekson se me zgjerimin e spektrit te operacioneve, rritet nevoja për shtim të infermierëve.

Intensa jonë është ta zgjerojmë edhe spektrin e operacioneve. Mendojmë që në repartin e laparoskopisë të aktivizohet edhe një sallë operatore. Kështu që padyshim që me zgjerimin e aktivitetit profesional kemi nevojë edhe për shtim të stafit të mesëm“, thekson Fekaj.

Continue Reading

Shëndeti

Çaji ideal kundër gurëve në veshka

Published

on

Gurët në veshka janë një problem i theksuar për shumë persona. Krizat që shkaktojnë gurët shpesh herë janë të padurueshme dhe sfilitëse.

Për personat me këtë problem këshillohet konsumi i sa më shumë lëngjeve, ndërsa konsumi i shalqirit jep efekte mjaft të mira.

Por, ajo që këshillohet është përgatitja e një çaji nga farat e shalqirit.

Merrni një lugë gjelle të mbushur me fara shalqiri të bluara, shtoni një filxhan çaji me ujë të vluar, përzjejeni dhe lëreni të mbuluar për 15 minuta, shkruan noa.al. Më pas kullojeni dhe ky lëng është gati për konsum.

Një filxhan çdo ditë jep rezultate mjaft të mira kundër gurëve ne veshka.

Continue Reading

Shëndeti

I keni ditur këto të mira shëndetësore që vijnë nga produktet e qumështit?

Published

on

Produktet e qumështit janë shumë të shëndetshme. Por, disa të dhëna thonë përdorimi i produkteve të qumështit në shujta mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës dhe sulmit në tru.

Ekspertët nga Universitet “Mckmaster” në Kanada thonë se studimi u bë si shkak i brengave se yndyrat e ngopura më të cilat produktet e qumështit janë të pasura shtojnë nivelin e dëmshëm të kolesterolit që lidhet me shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe të sulmit në tru.

Këta pohojnë se prodhimet e qumështit janë shumë të shëndetshme për arsye se trupin e furnizojnë me energji. përmbajnë edhe përbërës tjerë që kanë rëndësi për shëndetin si: Aminoacidet, vitaminat K1 e K2, minerale si kalcium, magnez dhe kalium.

Thartirat yndyrore, të cilat ndodhen në produktet e qumështit, madje zvogëlojnë rrezikun nga sulmi në tru për 42 %.

Qumështi, kosi e djathi përmbajnë kalcium, i cili ul shtypjen e gjakut dhe thartirat yndyrore që veprojnë kundër inflamacionit, hulumtuesit kanë vlerësuar gjendjen shëndetësore të 3.000 personave të rritur, të moshës mbi 65-vjeç.

Ekipi i ekspertëve, i cili ka analizuar rezultatet e matjes, ka konstatuar që asnjë nga thartirat yndyrore të matura nuk ka pasur lidhje me rrezikun e shtuar të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Veç kësaj, njerëzit me nivelet më të larta të thartirave yndyrore, që sipas shkencëtarëve ka lidhje me produktet e qumështit, kanë pasur 42 % më pak rrezik nga sulmi në tru. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara