Aktualitet

Papa Françesku i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Benediktit XVI

Françesku u kërkoi besimtarëve katolikë ”një lutje të veçantë për Benediktin 95-vjeçar”.

Published

on

Papa emeritus Benedikti XVI është shumë i sëmurë, deklaroi pasardhësi i tij Papa Françesku.

Françesku u kërkoi besimtarëve katolikë, në fund të një auditori të përgjithshëm në Vatikan, ”një lutje të veçantë për Benediktin 95-vjeçar”.

”Ai është shumë i sëmurë dhe lutuni Zotit ta ngushëllojë dhe ta mbështesë në këtë dëshmi dashurie për Kishën, deri në fund”, tha papa Françesku.

Papa Françesku dhe Selia e Shenjtë nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e Benediktit XVI.

Papa me origjinë bavareze, emri i të cilit ishte Joseph Ratzinger përpara se të zgjidhej papë, ka jetuar në izolim relativisht në një manastir të Vatikanit që nga dorëheqja e tij në 2013.

Për muaj të tërë, Benedikti thuhej se ishte fizikisht i dobët dhe mezi fliste.

Gjermani i tetë që u bë papë në historinë 2000-vjeçare të katolicizmit dhe i dyti joitalian në gati 500 vjet, Ratzinger zgjodhi emrin Benedikt për nder të Shën Benediktit, themeluesit të shekullit V të monastizmit evropian.

Benedikti dha dorëheqjen më 28 shkurt 2013, papa i parë në gati 600 vjet që ndërmori një veprim të tillë.

Kjo hapi rrugën për zgjedhjen e pasuesit të tij, argjentinasit Francesco./ATSH

Aktualitet

Arrestohet një i dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë në Baicë të Lipjanit

Published

on

Një person është arrestuar lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi javën e kaluar në Baicë të Lipjanit.

Viktima u gjet i groposur në një arë të fshatit Baicë.

Zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit. Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, ka konfirmuar Ahmeti.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të Kokainës në Prizren në vlerë rreth 300 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë ndërmarrë veprime operative të suksesshme që kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhur me substanca narkotike.

Me datë 11 gusht 2025, në rrugën “Viljam Voker” në Prizren, është arrestuar i dyshuari me iniciale H.K. (1994) shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, në njërën nga lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:

· Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë totale 4 kg e 440 gram;

· Dy (2) peshore elektronike;

· Të holla (para) në vlerë prej 260 euro;

· Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike;

· Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA;

· Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max;

· Një (1) skalper;

· Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300,000 (treqind mijë) euro.

I dyshuari është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo informacion të dyshimtë tek organet e rendi.

Continue Reading

Aktualitet

Temperaturat e larta: Inspektorati i Punës intensifikon kontrollet në vendet e punës

Published

on

Pas paraqitjes së temperaturave të larta në vend, Inspektorati Qendror i Punës është duke kryer inspektime të rregullta dhe të intensifikuara në të gjitha institucionet publike dhe private.

“Qëllimi i këtyre inspektimeve është të sigurohet që punëdhënësit të respektojnë masat mbrojtëse ndaj temperaturave ekstreme, me synim ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve, sidomos atyre që punojnë në kushte të vështira dhe në ambiente të hapura”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, kur nuk ka respektim të masave do të ketë veprime ndëshkuese.

“Nëse gjatë inspektimeve konstatohet se nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme mbrojtëse, Inspektorati Qendror i Punës do të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke ndërmarrë masat ligjore të parapara ndaj subjekteve përkatëse”, vazhdon njoftimi.

Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar institucionet publike dhe private t’i zbatojnë masat mbrojtëse për punëtorët pas rritjes së temperaturave. Rekomandimi vlen nga 11 deri më 15 gusht.

Sipas vendimit të MSH-së kërkohet që të shmanget puna në ambient të jashtëm nga ora 11:00 deri në orën 16:00.

Kurse kërkohet që gratë shtatzëna të lirohen nga puna nga ora 11:00 deri në orën 16:00, nëse nuk është e mundur që ato të punojnë nga shtëpia, të përshtaten oraret e punës herët në mëngjes apo pasdite dhe nëse s’ka ajrosje të mjaftueshme dhe pika freskimi në vendet e punës.

Continue Reading

Aktualitet

Shënohet 26-vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës

Published

on

Dogana e Kosovës sot mban ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së re të oficerëve doganorë si dhe shënimin e 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës.

Përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës, thuhet se ky moment historik shfaq të arriturat dhe angazhimin ndër vite për vendin, dhe mirëpresin oficerët e rinj për të i shërbyer vendit.

“Ky eveniment shënon një moment të rëndësishëm për historinë dhe zhvillimit të Doganës së Kosovës, duke reflektuar mbi të arriturat ndër vite dhe duke mirëpritur oficerët e rinj që do t’i shërbejnë vendit me profesionalizëm e integritet”, njofton Dogana e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara