Lajmet

Konferenca e Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT trajton tema nga siguria strukturore dhe menaxhimi i projekteve deri te infrastruktura, mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm

Published

on

Konferenca Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit përfaqëson një platformë të rëndësishme shkencore për prezantimin e hulumtimeve, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe diskutimin e zhvillimeve të fundit në fushën e inxhinierisë së ndërtimit. Konferenca bashkon studiues, profesorë, inxhinierë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme, duke trajtuar tema që lidhen me projektimin dhe analizën strukturore, sigurinë sizmike, materialet bashkëkohore të ndërtimit, menaxhimin e projekteve, infrastrukturën rrugore, burimet ujore dhe mbrojtjen e mjedisit.

Përmes prezantimeve shkencore dhe diskutimeve profesionale, IC-CEIE 2026 synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve akademike dhe sektorit të ndërtimit, si dhe të kontribuojë në zhvillimin e zgjidhjeve inovative, të qëndrueshme dhe efikase për sfidat aktuale të industrisë. Programi i konferencës është organizuar në katër sesione tematike, të cilat përfshijnë kërkime mbi inxhinierinë strukturore, menaxhimin dhe sigurinë në ndërtim, inxhinierinë gjeoteknike dhe mjedisore, si dhe transportin dhe infrastrukturën rrugore.

Sesioni i parë

Chair: Visar Krelani

Co-Chair: Marco Pingaro

  • On the Homogenization of Random Composite Materials: A Fast Statistical Homogenization Procedure (FSHP) – Marco Pingaro dhe Patrizia Trovalusci.
  • Stochastic Geometry-Based Assessment of the Influence of Randomized Internal Masonry Texture on Pier Stability – Bledian Nela, Marco Pingaro dhe Patrizia Trovalusci.
  • The Structural Role of Horizontal, Vertical, and Diagonal Timber Ties (Hatllat) in Traditional Adobe Buildings – Alush Shala, Teuta Imeri dhe Leoart Shala.
  • Seismic Retrofitting of Existing RC Structures: A Comparative Study of FRP Wrapping and RC Jacketing under Eurocode 8 – Fatih Erguler dhe Bledian Nela.
  • Study of the Seismic Behavior of Masonry Infill Walls: A Case Study – Blendi Ethemi dhe Bledian Nela.
  • Hebraic Cultural Center in Prizren: Structural Conservation and Interventions – Getoar Zogu.
  • Selection of Rehabilitation and Maintenance Systems for Reinforced Concrete Bridges – Naser Morina dhe Blertë Retkoceri.
  • From Taylor Series to Pile Foundations Axial Displacements – Feti Selmani.
  • Carbon Fibers – The Material of the Future – Mehmet Beka dhe Naser Morina.
  • Simplified Moment–Curvature Analysis of a GFRP Reinforced Concrete Beam – Xhemshir Mulliqi.
  • Linearized Regression Model for Estimating the Flexural Capacity and Deformability of GFRP Reinforced Concrete Beams – Xhemshir Mulliqi.
  • Influence of Load Level and Loading Frequency on the Fatigue Degradation of an Eccentrically Compressed Reinforced Concrete Bridge Column – Florim Istrefi.
  • Parametric Fatigue Assessment of a Welded K Joint in an Idealized Tower Crane Jib – Florim Istrefi.
  • Structural Interface Systems for Energy Efficiency, Comfort and Construction Productivity: International Practice and Relevance for Kosova – Mazllum Kamberi.
  • Experimental Analysis of the Effect of Fiber Orientation on the Mechanical Behavior of Prismatic and Slab Elements – Diellza Vishi, Pedro Serna Ros dhe Visar Krelani.
  • Durability Performance of Cracked Concrete with Epoxy-Protected Steel – Leart Shabani, Pedro Serna Ros dhe Visar Krelani.

Sesioni i dytë

Chair: Muhamet Ahmeti

  1. The Main Factors Affecting the Limestone Calcination Process in a Vertical Twin-Shaft Kiln: A Case Study of the Tekno–Konstrukt Lime Factory, Kosovo – Ragip Behrami, Naim Hajdini, Hysen Ahmeti, Ilir Hetemi dhe Ermal Osaj.
  2. Statistical Characterization of Earthquake Occurrence in the Dukagjin Seismic Zone, Northwestern–Western–Southwestern Kosovo: Magnitude of Completeness and Frequency–Magnitude Parameters – Shemsi Mustafa, Visar Krelani, Bekim Selimi dhe Hazir Çadraku.
  3. Occupational Safety and Health Protection in Kosovo: A Comparative Analysis with Regional Countries – Muhamet Ahmeti dhe Arberesha Kastrati.
  4. The Impact of Occupational Safety Protection on Dynamic Construction Project Execution: Kosovo and Regional Perspectives – Arberesha Kastrati dhe Muhamet Ahmeti.
  5. From EN 206:2013+A2:2021 to EN 206-1:2026 and EN 206-2:2026: What Changes in Concrete Production, Quality Control and Conformity Assessment? – Butrint Kryeziu, Driton Kryeziu.
  6. Radon-Resistant Design and Construction of New Buildings: Technical Solutions and Implementation Challenges in Kosovo – Driton Kryeziu, Butrint Kryeziu, Mevlan Qafleshi.
  7. Emergency Contract Administration and Technical Valuation under FIDIC Conditions: Reconstruction of the Damaged Aqueduct at Segment PAK1.2 (Ibër-Lepenc Canal) – Zyber Gaga.
  8. Management of the Construction of Affordable and Social Housing Buildings in Kosova – Rame Hamzaj.
  9. Maintenance Management and Renovation of the School Building “Fehmi Lladrovci” in Drenas – Shqipdon Zariqi.
  10. Risk Management and Analysis in Construction Investments in Kosovo – Denis Cana dhe Visar Hoxha.
  11. Construction Project Management: Strategies for Effective Planning and Implementation – Zenel Gashi.

Sesioni i tretë

Chair: Skender Bublaku

Co-Chair: Hazir Çadraku

  • Racing the Drawdown: Coupled Unsaturated Flow–Stability Response of Embankment Dams to Rapid Reservoir Level Changes – Amir Ghaderi, Saeed Hatamzadeh dhe Hossein Mohammadnezhad.
  • Measurement of Corrosivity Index of Groundwater in the Magurë Area Using Langelier Saturation, Ryznar Stability, Puckorius Scaling, Aggressiveness and Larson–Skold Indices – Hazir Çadraku dhe Arjan Beqiraj.
  • Biological Wastewater Treatment Options for Kosovo – Skender Bublaku, Blertë Retkoceri dhe Nafije Kadriu.
  • Management of Asbestos-Containing Materials after Demolition: A Case Study of Ulpiana, Prishtina – Pajtim Ukaj dhe Anjeza Alaj.
  • From a Linear System towards a Circular Economy through Waste Valorization – Fatbardhë Kurti, Anjeza Alaj, Florije Tahiri dhe Besijanë Kurti.
  • Managerial and Operational Aspects of Wastewater Treatment Plant Construction and Operation: The Case of Peja, Kosovo – Kreshnik Gjata dhe Anjeza Alaj.
  • Harnessing Hydropower Potential: HPP 104 in Dobrosht, Tetovo – Kushtrim Asani dhe Ilir Abdullahu.
  • Options for the Utilization of Water Resources from the Llap River – Arbër Balaj.

Sesioni i katërt

Chair: Nol Dedaj

Co-Chair: Bekim Selimi

  • Traffic Risk Assessment from the Driver’s Perspective Using AI: A Case Study of the City of Prishtina – Visar Baxhuku.
  • Design and Analysis of Integrated Water Infrastructure for the Sunlight Home Residential Development in Zllatar, Prishtina – Baton Nura dhe Ilir Abdullahu.
  • Safety Audit of Road Infrastructure Elements During the Reconstruction of Skënderbeu Street in Podujevë – Dorina Bajramaj Asani dhe Nol Dedaj.
  • Analysis and Conceptual Design of a New Interchange on the R6 “Arbën Xhaferi” Motorway, North of Ferizaj – Aurela Gjoshi dhe Bekim Selimi.
  • Analysis of Road Pavement Structure and Road Safety Audit of the R129 Regional Road, Mitrovicë–Podujevë – Fisnik Ibrahimi.
  • Soil Liquefaction Risk Assessment Using SPT Tests and Liquefaction Potential Index (PLI) – autorët nuk janë specifikuar në materialin e dërguar.

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

lajme

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara