Lajmet3 hours ago

Në UBT nisi punimet Kongresi i VII-të Ndërkombëtar TURKIC COSE 2025

Përditësuar

  • Trump nënshkruan projektligjin për rihapje të Qeverisë amerikane

    Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar projektligjin për rihapjen e Qeverisë dhe përfundimin e mbylljes së saj më të gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

    Ai e ka nënshkruar dokumentin për të financuar Qeverinë deri në fund të janarit, pasi atë e kanë miratuar Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.

    Në Zyrën Ovale, Trump ka thënë se Qeveria do t’i rinisë operacionet normale, pasi njerëzit janë dëmtuar aq keq nga mbyllja 43-ditore.

    Shumë shërbime qeveritare janë pezulluar prej tetorit dhe rreth 1.4 milion punëtorë federalë kanë qenë në pushim pa pagesë, ose kanë punuar pa paga.

    Edhe ndihmat për personat me të ardhura të ulëta ishin pezulluar, si dhe trafiku ajror ishte çrregulluar, me fluturime të anuluara apo të shtyra.

    Shërbimet qeveritare pritet të rikthehen në ditët në vijim, ndërsa situata në trafikun ajror pritet të stabilizohet para Festës së Falënderimeve, kur shumë amerikanë kthehen në shtëpi.

    Presidenti Trump e ka fajësuar vazhdimisht Partinë Demokratike për mbylljen e Qeverisë.

    “Ata e kanë bërë këtë për arsye të pastra politike. Kur të afrohen zgjedhjet për Kongres dhe gjërat tjera, mos e harroni çfarë i kanë bërë shtetit tonë”, ka thënë ai.

    Demokratët dhe republikanët nuk janë pajtuar me javë për paketën e financimit të Qeverisë, mirëpo të dielën tetë demokratë janë shkëputur nga linja partiaake dhe kanë ndihmuar në miratimin e projektligjit për hapje të Qeverisë./S.K/EO/

Lajmet e fundit

Sport51 minutes ago

​FIFA përjashton një komb nga Botërori 2026

FIFA ka marrë një vendim të pazakontë duke ndaluar një komb nga pjesëmarrja në kualifikimet për Kupën e Botës 2026,...

Lajmet52 minutes ago

Rektori Hajrizi folës kryesor në Kongresin e VII-të Ndërkombëtar TURKIC COSE 2025

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte folësi kryesor në Kongresin e VII-të Ndërkombëtar “TURKIC COSE 2025 – Turkic...

Sport2 hours ago

​Muric: Do të jemi në garë me Zvicrën edhe për vendin e parë

Në prag të dy ndeshjeve vendimtare të Kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë...

Lajmet2 hours ago

Hoxha pret në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, i...

Lajmet2 hours ago

Komuna e Prishtinës i dërgon shkresë Hekuran Muratit, për zhbllokimin e buxhetit të kryeqytetit

Komuna e Prishtinës i ka dërguar sot shkresën e radhës Ministrisë së Financave për zhbllokimin e buxhetit të Kryeqytetit. Nënkryetari...

Lajmet2 hours ago

KQZ tërheq mbi 13 mijë pako me vota jashtë Kosovës, fillon vlerësimi i tyre

Katër ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka tërhequr mbi 13 mijë pako të supozuara...

Sport2 hours ago

Ndeshja e ​Kosovës me Slloveninë pritet të ketë atmosferë të zjarrtë në Ljubljanë

Ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës pritet të ketë një atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Stožice”, ku sipas portalit sportiv slloven...

Sport2 hours ago

​Roberto Mancini bëhet me klub të ri

Roberto Mancini është trajneri i ri i Al Sadd i cili u lidh edhe me pozicionin e Juventusit që do...

Lajmet2 hours ago

Krejt rajoni në garë për Botëror, pos Malit të Zi

Edhe 11 bileta të tjera për Kupën e Botës 2026 do të shpërndahen duke filluar nga sonte, ku 12 ekipe...