Lajmet

Osmani takohet me tri kadetet që studiuan në ShBA e Turqi për siguri: Krenari e jashtëzakonshme

Osmani tha se ato janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë e Kosovës.

Publikuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka takuar tri kadetet e FSK-së, Liridona Jashari-Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, të cilat studiuan fushën e sigurisë në ShBA e Turqi.

Osmani, takimin me tri kadetet e cilësoi si krenari të jashtëzakonshme, ku tha se janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë e Kosovës.

“Kosova ka nevojë për sa më shumë vajza  e gra të përfshira në sektorin e sigurisë, prandaj mora konfirmimin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme”, është shprehur Osmani.

Më tej, e para e shtetit tha se sa më të suksesshme gratë dhe vajzat e Kosovës, ka më shumë siguri dhe imazh të mirë për vendin.

Lajmet

​Komuna e Deçanit dhe MI me marrëveshje për disa rrugë e ura

Publikuar

nga

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës, të cilët do të financojnë këtë komunë për vazhdimin e projekteve në vlerë të 300 mijë euro.

Kështu ka thënë gjatë seancës së Kuvnedit Komunal, drejtoresha për buxhet dhe financa, Dafina Cacaj. Sipas saj, kompania është e gatshme për të përfunduar rrugët në shumicën e fshatrave dhe katër urat.

“Rrugët janë duke u përfunduar, besoj që deri në fund të vitit. Dje, kryetari ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për vazhdimin e projekteve për llotin tre në vlerë të 300 mijë euro, ata do ta financojnë komunën këtë vit, kompania është e gatshme që me punu, deri në atë vlerë me i përfundua ndoshta shumicën e fshatrave dhe janë katër urat që të dërgojnë për oshkodran dhe parku i qytetit që vetëm janë duke vazhduar dhe besoj që kompania është e gatshme me e përfunduar projektin dhe t’i siguroj mjetet”, ka thënë ajo.

Ndërsa te kategoria e buxhetit për sivjet, Cacaj ka shtuar se planifikimi i hershëm i buxhetit është sjellë në komunë në vija të trasha.

Cacaj ka theksuar se buxheti është rritur gjysmë milioni më shumë, e cila nuk është ndonjë rritje e madhe dhe do të jetë problem të mbulohen minusi i pagave që është planifikuar në planin e buxhetit për këtë vit. Ajo shpreson se si komunë do të mund t’ia dalin edhe këtë vit.

“Grantin e përgjithshëm e kemi 6 milionë e 723 mijë, grandin për arsim rreth 4 milionë, për shëndetësi rreth 1 milion dhe shërbimet rezidenciale i kanë 200 mijë. Për dallim nga viti 2024, nuk kemi ndonjë rritje shumë të madhe, gjysmë milioni, që është pak telashe me i mbulu edhe minusin e pagave që e kemi pasur në planifikim të buxhetit për këtë vit, që fillimisht na ka ardhur në qarkoren e dytë koeficienti 105, ndërsa gjatë planifikimit është dashtë që ta bëjmë me 110. Tash kur të fillojmë me e bë buxhetin, besoj që mundemi me ia dalë disi edhe sivjet”, ka shtuar ajo.

Seanca ka vazhduar duke miratuar pikat e rendit të ditës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Finlanda dërgon paketë të re ndihme ushtarake në Ukrainë

Publikuar

nga

Finlanda ka njoftuar se po dërgon paketën e 24-të të ndihmës ushtarake me vlerë 159 milionë euro në Ukrainë. Sipas Yle, presidenti Alexander Stubb miratoi vendimin përkatës bazuar në një propozim të qeverisë, përcjell Ukrinform.

“Finlanda është e përkushtuar të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër sulmit të pajustifikuar të Rusisë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, por në fund të fundit për të drejtën e të gjithë njerëzve të lirë për të ekzistuar. Finlandezët kanë mësuar nga historia jonë se sa e rëndësishme është kjo çështje”, tha Ministri i Mbrojtjes, Antti Häkkänen.

Për arsye sigurie, Finlanda nuk zbuloi përmbajtjen, mënyrën e dorëzimit ose orarin e paketës së saj të fundit të materialit ushtarak. Vlera totale e pajisjeve mbrojtëse të dërguara nga Finlanda në Ukrainë është 2.2 miliardë euro. Finlanda po merr pjesë në një prokurim të përbashkët evropian të municioneve për Ukrainën.

Finlanda po merr pjesë gjithashtu në një nismë të udhëhequr nga Çekia për të blerë së bashku municione për Ukrainën. Drafti i parë i ndryshimeve në buxhetin e vitit 2024 parashikon ndarjen e fondeve që Ministria e Mbrojtjes të marrë pjesë në këtë nismë.

Siç raporton Ukrinform, instruktorët finlandezë kanë trajnuar mijëra ushtarë ukrainas në vendin e tyre dhe jashtë saj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Qeveria ndalon TikTokun në institucionet publike

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të premten që të ndalojë përdorimin e rrjetit social TikTok në ambientet e punës në institucionet shtetërore.

Këtë nismë e kishte hedhur si ide Ministria e Punëve të Brendshme. Pas leximit të arsyetimit, Qeveria Kurti me vota pro e votoi këtë nismë, duke ndaluar qasjen në TikTok në ambientet e punës në institucionet e shtetit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo

Publikuar

nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Lobbezoo që gjatë mandatit të saj transmetoi miqësinë dhe mbështetjen e Holandës. Në këtë periudhë me zhvillime të shumëta, bashkëpunimi i ndërsjellë ka kontribuar në ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës. Kryeministri theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Holandës dhe popujve të dy vendeve janë forcuar edhe më shumë, sidomos pas liberalizimit të vizave.

I shprehu falënderim të veçantë për mbështetjen e Holandës dhe ambasadores Lobbezoo ndaj Kosovës gjatë procesit tonë të aplikimit për në Këshillin e Evropës.

Krahas rrugëtimit të vendit tonë drejt integrimit evropian, në takim u diskutua edhe për përkrahjen e vazhdueshme të Ambasadës Holandeze për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, përmes programeve dhe nismave të ndryshme. Në këtë kontekst u veçua programi MATRA, zbatimi i të cilit ka nxitur zhvillimin e këtij komuniteti dhe ka ndikuar në fuqizimin e organizatave joqeveritare lokale në vendin tonë. Tej, ai theksoi se fokusi i Ambasadës Holandeze në përmirësimin e llogaridhënies dhe transparencës në qeverisjen dhe sistemin e drejtësisë, është i një rëndësie të madhe për vendin.

Mbretëria e Holandës është njëra nga vendet e para që e ka njohur pavarësisë e Kosovës, vetëm dy javë pas shpalljes së saj.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara