Lajmet

Osmani publikon foto me Presidentin Biden dhe Zonjën e Parë të ShBA-së: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e ShBA-së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë të ShBA-së, Jill Biden, dhe kanë realizuar foton tradicionale që liderët e shteteve bëjnë me çiftin presidencial të ShBA-së, gjatë pritjes së organizuar në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Krahas fotos, Osmani ka shkruar “Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tone”.

“Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Dr. Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin!”, ka shkruar Osmani.

Vendi

Hamza: S’ka takim me Kurtin derisa të votohet ligji për Specialen

Published

on

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se nuk do të takohet me liderin e VV-së, Albin Kurtin, derisa deputetët e partisë së tij të pranojnë ta votojnë, në lexim të dytë, ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, raporton Ekonomia Online.

“S’ka takim. Nuk do të ketë derisa ligji të aprovohet në lexim të dytë. Për Kosovën, ligji është domosdoshmëri. Nuk janë çështje të lidhura. Le të votohet ligji dhe pastaj jemi të hapur të diskutojmë për tema të tjera”, tha Hamza para gazetarëve.

Kreu i PDK-së ka shtuar se janë të hapur për çështjen e presidentit, pasi të kalojë në lexim të dytë Ligji për Specialen.

Sipas Hamzës, mund të ketë president me marrëveshje, por që i ka atributet dhe karakteristikat për ta përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të duhur./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ligji për Specialen, protestuesit para Kuvendit të Kosovës

Published

on

Protesta para Kuvendit të Kosovës ka nisur sërish sot, më 6 tetor, në orën 12:00, me kërkesën që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të miratohen edhe në lexim të dytë.

Qytetarët janë mbledhur për të kërkuar përfundimin e procedurës parlamentare për projektligjin, i cili u miratua në lexim të parë me 91 vota për. Miratimi përfundimtar ende nuk është bërë, pasi projektligji duhet të kalojë edhe në leximin e dytë.

Protesta e sotme vjen pas tensioneve të një dite më parë, kur pati përplasje mes protestuesve dhe persona të tjerë, ndërsa gjatë protestës u hodhën mjete piroteknike.

Protestuesit kërkojnë që ndryshimet ligjore të kalojnë edhe në leximin e dytë, në mënyrë që procedura parlamentare të përfundojë./A.K/

Continue Reading

Live

Arrestohet për spiunazh ish-shefi i inteligjencës gjermane, August Hanning

Published

on

By

Ish-drejtori i shërbimit gjerman të inteligjencës së jashtme (BND), August Hanning, është arrestuar nën dyshimin për spiunazh dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore, raportojnë mediat gjermane.

Hanning, i cili udhëhoqi BND-në gjatë periudhës 1998–2005, dyshohet se ka siguruar dokumente të klasifikuara përmes një ish-punonjësi për t’i përdorur në veprimtarinë e tij si konsulent privat. Sipas hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria Federale e Gjermanisë – të publikuara nga mediat WDR, NDR dhe Süddeutsche Zeitung – materialet e konfiskuara përfshinin raporte konfidenciale të inteligjencës të destinuara për Kancelarinë Federale.

Ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda penale, përfshirë spiunazh ndaj shtetit, tradhëti në tentativë, si dhe veprimtari ilegale në cilësinë e agjentit të një shërbimi sekret. /BLID/

Continue Reading

Vendi

33 të lënduar e tre të arrestuar gjatë protestës së mbrëmshme në Prishtinë

Published

on

By

Të paktën 20 zyrtarë policorë, 12 protestues dhe një gazetar kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të pësuara gjatë përplasjeve të së hënës para Kuvendit të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar tre persona për mosrespektim të urdhrave të forcave të rendit. Me vendim të prokurorit, dy prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, ndërhyrja me mjete të ligjshme përfshirë sprejin, gazin lotsjellës dhe topat e ujit, erdhi pasi disa protestues hodhën në vazhdimësi mjete piroteknike, fishekzjarrë dhe sende të forta drejt zyrtarëve policorë dhe objekteve shtetërore. Organet e rendit theksuan se përdorimi i këtyre mjeteve ishte i domosdoshëm për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar eskalimin e mëtejshëm të dhunës.

Policia e Kosovës u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë të qetë e demokratike, duke respektuar ligjin dhe udhëzimet e zyrtarëve në terren. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara