Lajmet

OBSh: Omicron me përhapje të stuhishme në Evropë

Deri në mes të marsit mund të jetë infektuar më shumë se gjysma e evropianëve nga varianti Omicron.

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) parashikon një situatë të zymtë lidhur me pandeminë e coronavirusit. Deri në mes të marsit mund të jetë infektuar më shumë se gjysma e evropianëve nga varianti Omicron.

Omicron është si një stuhi, që po kalon nga Perëndimi në Lindje përmes rajonit evropian dhe po i shtohet shifrave të rritura të variantit Delta, tha drejtori rajonal i OBSh-së, Hans Kluge. Varianti Omicron i coronavirusit po shndërrohet shpejt në variantin dominant në Evropën Perëndimore dhe po përhapet tani edhe në Ballkan.

Në sfondin e ritmit aktual të përhapjes Institutit Studimor, IHME bazuar në kalkulimin e modeleve të mundshme parashikon, që mbi 50 përqind e popullsisë në rajonin evropian mund të infektohen me Omicron në gjashtë deri në tetë muajt e ardhshëm. Në një raport të institutit më 8 janar thuhet shprehimisht; „Modelet tona për rajonin evropian parashikojnë, që në mes të janarit me mbi 12 milionë infeksione në ditë të arrihet niveli më i lartë – por kuotat më të larta në nivel kombëtar mund të variojnë dukshëm nga njëra-tjetra”.

“Të shfrytëzohet hapësira e mbetur kohore

Vetëm në javët e parat ë 2022 në rajonin evropian janë regjistruar  më shumë se shtatë milionë raste me coronavirus, që do të thotë se ka një dyfishim brenda një harku kohor dyjavor, tha drejtori rajonal i OBSh-së, Kluge. Omicron ndërkohë është raportuar në 50 nga 53 vendet në Europë dhe në Azinë Qendrore.

Kluge u bëri thirrje vendeve pa rritje të shifrave me variantin Omicron, që ta shfrytëzojnë hapësirën kohore për të marrë masat – omicron përhapet më shpejt se të gjitha variantet e mëparshme të virusit Sars-CoV-2. Kluge megjithatë bën thirrje që shkollat të qendrojnë të hapura. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për fëmijët, ndaj shkollat duhet të jenë vendet e fundit që duhet të mbyllen në rast nevoje dhe të parat që duhen hapur sërish me zbutjen e situatës.

A do ta mbingarkojë Omicron sistemin gjerman të shëndetësisë?

Edhe në Gjermani Instituti Robert Koch (RKI) ndërkohë ka regjistruar një rritje të dukshme të variantit Omicron. Gjatë javëve të fundit të vitit të kaluar janë regjistruar 31.000 raste me Omicron, në javët e parat ë 2022 shifra ka arritur në gati 53.000. Se çfarë pasojash mund të ketë një rritje e fuqishme ende nuk është e qartë.

Në raportin javor të RKI-së të 6 janarit thuhet, se studimet lenë të kuptohet, që numri i njerëzve që duhet të shtrohen në spital prej variantit Omicron do të jetë më i ulët.

Deri tani janë të pamjaftueshme të dhënat për të vlerësuar saktësisht, se sa e rëndë mund të jetë sëmundja nga varianti Omicron. E qartë është, që numri i të infektuarve në Gjermani gjatë ditëve të fundit është rritur. Incidenca shtatë ditore (numri i personave të infektuar ndër 100.000 banorë në shtatë ditë) është rritur. Aktualisht në nivel federate kjo kuotë është gati 388.

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara