Aktualitet

OAK takohet me përfaqësuesit e Ambasadës së Finlandës

Palët u dakorduan të bashkëpunojnë në çështjet me interes të përbashkët!

Published

on

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga delegacioni i Ambasadës së Finlandës, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Finlandës, sektorët më me potencial e investimet e mundshme që mund të realizohen.

Sipas një njoftimi të OAK, ata janë pritur nga Janne Sykko – këshilltar tregtar për regjionin e Ballkanit, Sargit Salakari – zëvendës shefe e misionit dhe Jehona Ademaj Sejdiu – këshilltare e lartë.

Sykko vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e OAK-së, dhe theksoi që promovimi i bizneseve tona për bashkëpunime reciproke tregtare është tejet i rëndësishëm.

Ai theksoi se Kosova mund të konsiderohet si vend i përshtatshëm për të investuar, pasi që ka tatim të ulët në fitim, lokacion të përshtatshëm, popullatë të re dhe ka valutën Euro, gjë që lehtëson bashkëpunimin me vendet e Evropës.

Palët u dakorduan që të bashkëpunojnë në çështjet me interes të përbashkët!

Bota

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit

Published

on

By

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha më 4 qershor se Teherani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, duke refuzuar një kërkesë kyç të Shteteve të Bashkuara që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kamotshme bërthamore.

Ai tha se ndalimi i pasurimit të uraniumit është kundër interesave të Iranit.

Propozimi i SHBA-së për një marrëveshje të re bërthamore iu prezantua Iranit të shtunën nga Omani, që ndërmjetëson bisedimet mes ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, dhe të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Pas pesë runde bisedimesh, disa çështje kyç mbeten të pazgjidhura, përfshirë insistimin e Iranit për të vazhduar pasurimin e uraniumit dhe refuzimin e Teheranit për të larguar stoqet ekzistuese me uranium të pasuruar në nivel të lartë, që është lëndë e mundshme për prodhimin e bombave bërthamore.

Pasurimi i uraniumit është kyç në programin tonë bërthamor dhe armiqtë tanë janë përqendruar në pasurim”, tha Khamenei gjatë një fjalimi televiziv. Propozimi i SHBA-së “bie ndesh me besimin e shtetit tonë në vetëmjaftueshmëri dhe në parimin ‘ne mundemi’”, tha ai.

Udhëheqësit e pasjellshëm dhe arrogantë të Amerikës vazhdimisht kërkojnë që ne nuk duhet të kemi një program bërthamor. Kush janë ata që të vendosin nëse Irani duhet të ketë pasurim”, shtoi ai.

Teherani tha se dëshiron të perfeksionojë teknologjinë bërthamore për qëllime paqësore dhe prej kohësh ka mohuar akuzat e fuqive perëndimore se po synon të zhvillojë armë bërthamore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rinisur fushatën e tij të “presionit maksimal” ndaj Teheranit që kur është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në janar. Kjo fushatë përfshin sanksione, por edhe kërcënime për ta bombarduar Iranin, nëse bisedimet nuk prodhojnë një marrëveshje.

Gjatë mandatit të parë më 2018, Trump u largua nga marrëveshja bërthamore që Teherani arriti më 2015 me gjashtë fuqi bërthamore. SHBA-ja rivendosi sanksionet e ashpra që kanë dëmtuar ekonominë e Iranit. Ndërkaq, Teherani u kundërpërgjigj me pasurimin e uraniumit përtej kufijve të përcaktuar në marrëveshjen bërthamore./REL/

Continue Reading

Aktualitet

Sot mblidhen sërish deputetët, në tentativën e 26-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

Sot do të mblidhen sërish deputetët, në tentativën e 26-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Tash e katër muaj në vend janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ndërsa vendi vazhdon të jetë në ngërç politik.

Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila nuk ka përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryesuesi i Kuvendit, që është njëherësh edhe deputeti më i vjetër, Avni Dehari ka vënë në procedurë votimin për Komision zgjedhor që do të mundësonte votim të fshehtë në Kuvend për kryetarin, por edhe ky proces është bllokuar në mungesë të kuorumit.

Çështjen e votimit të fshehtë, AAK e ka dërguar në Kushtetuese.

 

Continue Reading

Aktualitet

KEK thirrje bizneseve që kanë dalë në treg të hapur

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës ka lëshuar një njoftim duke thënë se inkurajojnë të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë siguruar furnizues të energjisë elektrike të lidhin kontrata komerciale me KEK.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) inkurajon të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë siguruar furnizues të energjisë elektrike, që të lidhin kontrata komerciale të drejtpërdrejta me KEK, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm.”

KEK thotë se deri tani ka lidhur 15 marrëveshje komerciale.

“Sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), KEK është e licencuar për furnizim në treg të hapur dhe deri më tani ka lidhur me sukses 15 marrëveshje komerciale, duke përfshirë edhe ndërmarrje publike strategjike.”

KEK ka listuar disa arsye se pse duhet të zgjidhet KEK’u si furnizues.

“Pse të zgjidhni furnizimin komercial direkt nga KEK?

·         Furnizimi nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit është një zgjidhje e përkohshme, me periudhë 60-ditore dhe çmime më të larta nga tregu.

·         Sipas udhëzimeve të ZRRE-së, konsumatorët që nuk zgjedhin furnizues kalojnë automatikisht te FMF për 60 ditë, ku çmimet janë më të larta se në tregun e lirë. Pas afatit, kontratat me furnizues të rregullt është e detyrueshme.

·         Marrëveshjet komerciale me KEK ofrojnë çmime konkurruese, furnizim të qëndrueshëm dhe transparencë.

·         KEK siguron furnizim referuar në çmimet e tregut të publikuara në bursën zyrtare të energjisë ALPEX.”

“Veproni tani! Lidhja e kontratës komerciale është hapi më i sigurt për të shmangur pasigurinë dhe kostot e larta të furnizimit përmes FMF-së.”

Continue Reading

Bota

Tregjet e aksioneve në Evropë tërhiqen pasi Trump dyfishon tarifat për çelikun

Published

on

By

Aksionet evropiane po shënojnë një fillim kryesisht negativ të javës dhe muajit të ri të tregtimit, raporton CNBC.

Indeksi rajonal Stoxx 600 ka rënë për 0.18 për qind, ndërsa CAC 40 i Francës dhe DAX i Gjermanisë kanë rënë përkatësisht për 0.43 për qind dhe 0.22 për qind.

Megjithatë, FTSE 100 i Mbretërisë së Bashkuar është rritur për 0.08 për qind, i ndihmuar nga një rritje prej 0.57 për qind në aksionet e naftës dhe gazit, pasi çmimet u rritën.

Aksionet e industrisë së automjeteve ranë për 1.4 për qind, mes frikës se një sërë zhvillimesh të fundit në lidhje me tarifat e propozuara nga Trump mund të çojnë në tarifa më të rrepta për këtë sektor, veçanërisht pasi presidenti amerikan njoftoi papritur një rritje të tarifave për çelikun në 50 për qind.

Aksionet e teknologjisë, të ndjeshme ndaj rrezikut, ranë për 1 për qind.

Continue Reading

Të kërkuara